Aktualitet

Horoskopi për datën 9 maj nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e marte, 9 maj 2017.

Dashi

Ca para që ju ishin vonuar do t’ju vijnë në dorë. Në vend që të rrisni standardet tuaja të jetesës, mos i prekni paratë. Vendosini ato në një llogari kursimi. Mbase më vonë mund t’ju hyjnë në punë për të nisur një biznes. Nëse jeni të vetëpunësuar, fitimet tuaja do të jenë më të mëdha se kurrë. Kapeni këtë mundësi për të investuar në diçka që ju garanton siguri afatgjatë. Blerja e një prone apo një shtëpie pushimi do të lehtësojë energjitë tuaja të tensionuara. Është koha për të vendosur rrënjët mirë.

Demi

Udhëtimi, lëvizja drejt një qyteti tjetër apo bërja e biznesit në një shtet tjetër do të zgjerojë horizontet tuaja. Gjithmonë keni qenë një person i dhënë pas rutinave inkurajuese dhe të ndryshueshme. Të detyroni veten të nisni diçka të re do të jetë e vështirë, por stimuluese.  Mos u surprizoni kur të shihni veten të dashuruar me një kulturë të re. Jeni një person shumë sensual. Duke vizituar një vend që ofron ushqim të mirë apo vepra arti frymëzuese, do t’ju japë një qasje të re për jetën. Puna bëhet më pak e vështirë kur keni kohë për aktivitetet që adhuroni.

Binjakët

Do të merrni një financim për një marrëveshje që keni për zemër qoftë ajo organizatë kulturore, fetare, agjensi qeveritare, etj. Bëhnui gati të negocioni. Keni aftësi të mëdha komunikimi. Duke punuar fort do të arrini të ndërtoni një marrëveshje të leverdishme nga ana financiare. Do të jeni në gjendje të vilni fryte të mirë nga puna juaj. Ky do të jetë shpërblimi përfundimtar.

Gaforrja

Partneri juaj ose kolegu do të ketë një rritje financiare të konsiderueshme. Nga ky fat i mirë do të përfitoni edhe ju. Kapni mundësinë për të blerë sende si një dyshek i ri, peshqirë banje, pase do t’ju japin një ndjesi të mirë. Mos kërkoni për produktet më të lira, por zgjidhni marka të famshme për cilësinë e tyre.

Luani

Një ofertë tunduese pune do t’ju mbushë me emocion. Edhe pse do të jeë një pozicion i një tjetër niveli, do të jeni në gjendje të ngjisni shkallët e suksesit. Aftësitë tuaja organizative do t’i bëjnë shumë përshtypje punëdhënësit tuaj. Në vend që të harxhoni kohë të vlefshme për të gjetur materiale dhe për të mbledhur ekipe, do të zhvilloni një sistem për të përfunduar punën sa më shpejt të jetë e mundur. Këto kontribute do të rezultojnë në një sërë promovimesh të mëtejshme. Çdo sfidë që ju jepet forcon besimin tuaj dhe ushqen sukses të mëtejshëm.

Virgjëresha

Nëse po kërkoni dashurinë, mund ta gjeni në vendin e punës. Edhe pse përzierja e punës me marrëdhënie personale nuk rekomandohet, ju nuk mund të rrini larg dikujt që ju tërheq shumë. Në situata të tilla, do të ishte më mirë të gjenit një punë tjetër. Kërkoni për një trajnim që do të përmirësonte perspektivat tuaja profesionale. Një diplomë e avancuar do të ishte një sfidë e mirëpritur për një  person me fuqitë tuaja të trurit. Kur zemra dhe truri juaj punojnë së bashku, ju jeni të pandalshëm.

Peshorja

Punësimi nga shtëpia do të jetë shumë fitimprurës. Të kaloni më shumë kohë në shtëpi do të përmirësonte marrëdhëniet tuaja me detyrat shtëpiake. Do të gatuani më shumë, do të ftoni më shumë njerëz në shtëpi dhe të tjerët do të vlerësojnë shumë  ndjenjën e ngrohtësisë dhe harmonisë që krijoni përmes këtyre mbledhjeve. Ndonjëherë  mënyrat ‘old fashion’ janë më të mirat.

Akrepi

Të bësh biznes përmes internetit do të rrisë ndjeshëm marshin tuaj të fitimit. Nëse nuk jeni duke e bërë, shikoni për sa më shumë mundësi. Së shpejti do të gjeni modele të tjera suksesi që ja vlen t’i ndiqni. Keni një koncept unik? Filloni ta vendosni në jetë dalëngadalë. Do të bëni gabime në fazat e para. Do t’ju duhet kohë dhe durim për t’i zgjidhur ato. Pasi t’i zgjidhni, do të jeni në gjendje të ecni me hapa të shpejtë përpara. Një këshillues i talentuar dhe me përvojë është kritik për suksesin tuaj.

Shigjetari

Është e rëndësishme t’i bindeni ndërgjegjes suaj kur përballeni me një problem etik. Nëse do t’ju duhet të lini punën, bëjeni. Do të gjeni një mundësi shumë të mirë pas largimit nga një kompani skandalesh. Jeni lodhur duke u përfshirë në një biznes që përfiton nga dobësitë e njerëzve. Një punë që kënaq nevojat dhe shijet e klientëve është ajo që ju duhet.

Bricjapi

Arritjet tuaja mbreslënëse tërheqin admirues të shumtë. Sfida më e madhe do të jetë të zbuloni cilët janë miqtë e vërtetë, që ju pëlqejnë pa interesa. Dikush me një zë kadifeje do të tërheqë vëmendjen tuaj në një takim. Mësoni të shijoni kënaqësi të thjeshta si përgatitja e ushqimit, dëgjimi i muzikës, etj. Nëse keni një partner, kapni mundësinë për të shkuar në një festë ose party që keni pëlqyer gjithmonë.

Ujori

Përfitoni nga një program qeveritar i projektuar për njerëzit në të njëjtën situatë me ju. Marrja e një ndihme për strehim ose ushqim do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë. Një i afërmi juaj ka nevojë për kujdes të veçantë mjekësor? Lexoni për sëmundjen e tyre dhe do të zbuloni disa opsion që përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së këtij personi. Ka një zgjidhje për çdo gjë.

Peshqit

Një mik do të shkruajë një letër rekomandimi për ju. Falë kësaj reference, do të fitoni akses në një kompani, organizatë ose klub. Kapeni këtë mundësi për të zgjeruar rrethin tuaj social. Të njihni njerëz të rij është shumë e rëndësishme. Dikush që ka një përvojë të gjatë në fushën e shkrimeve, mund t’ju ndihmojë të hapni një blog të suksesshëm. Ndarja e përvojave tuaja me të tjerët mund të jetë një mundësi për të bërë para. Ofroni këshilla nga çdo gjë, që nga trendet e restoranteve deri tek ato muzikore.