• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 9 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Është e admirueshme të bësh shumë punë, por nuk është gjithmonë e nevojshme. Në vend që të përpiqeni të tregoni vlerën tuaj me punë të vazhdueshme, jepini leje vetes për t’u argëtuar. Kaloni kohë cilësore me të afërmit dhe më të dashurit. Nuk ka asgjë më të mirë se sa shijimi i kënaqësisë së shtëpisë. Njerëzit më të suksesshëm e kuptojnë lidhjen ndërmjet punës dhe lojës. Mos bëni gabim të sakrifikoni jetën tuaj personale për aspektin profesional.

    Demi

    Një mësues mendon se ka vetëm një mënyrë për të mësuar rreth një subjekti. Humori. Do të fitoni njohuri të vlefshme. Pasi të keni zotëruar këto mësime, do të punoni me një instruktor shumë interesant. Jini të vëmendshëm për të mos treguar detaje rreth jetës tuaj personale tek një njeri i panjohur. Pas buzëqeshjeve miqësore, fshihet zemra e një manipuluesi. Ata do ta përdorin këtë informacion për t’ju bërë të dukeni budallenj apo të dëshpëruar.

    Binjakët

    Borxhi është një peshë e rëndë në shpatullën tuaj. Në vend që t’i trajtoni faturat si një barrë, trajtojini ato si një dhuratë. Njerëzit besuan tek ju, pa ju dhanë borxh. Falë besimit të tyre, keni qenë në gjendje të fitoni gjëra shumë të mira. Sa më gjatë që ta privoni veten nga gjërat që doni të bëni, aq më e vështirë do të jetë që të udhëhiqeni drejt një jetë përmbushëse.

    Gaforrja

    Miku juaj më i mirë ose partneri romantik ka frikë se do ta vendosni veten në një pozicion të dëmshëm. Mos ia tregoni atyre planet tuaja. Sa më pak t`i dinë qëllimet tuaja aventuriere, aq më të lumtur do të jeni që të dy. Bëni një ndryshim të guximshëm në pamjen tuaj. Njerëzit i nënvlerësojnë aftësitë tuaja. Ata nuk e kuptojnë se, pavarësisht nga zemra juaj, ju jeni një nga udhëheqësit më të fortë përreth. Kjo ju jep një avantazh të fshehur mbi konkurrencën. Perdoreni.

    Luani

    Nuk ndiheni mjaft të fortë për të marrë një përgjegjësi të madhe. Është koha për të bërë ca kufizime. Kujdesuni mirë për shëndetin tuaj. Kujdes me yndyrën, alkoolin dhe sheqerin. Bëhuni më aktiv. Krijoni një rutinë pushimi dhe gjumi. Shëndeti juaj do të përmirësohet. Do të rifitoni forcën tuaj. Kaloni më shumë kohë me hobit tuaj. Së shpejti, energjia juaj do të rimbushet. Do të ndiheni më të fortë se kurrë më parë.

    Virgjëresha

    Nëse hobi juaj i preferuar ju është shndërruar si një punë e përditshme, bëni një pushim nga ai. Angazhohuni në diçka tjetër. Lejojini vetes të qenin fillestar. Nëse jeni duke praktikuar pianon, entuziazmi juaj për jetën do të shtohet. Shkoni në një festë, edhe nëse është koha e papërshtatshme. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme me njerëzit që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni me dikë, buzëqeshja e të cilit është infektuese.

    Peshorja

    Të afërmit janë xhelozë për suksesin tuaj. Ata mendojnë se nëse vazhdojnë të ulin progresin tuaj, ju do të dekurajoheni. Ata padyshim nuk ju njohin mirë. Në vend që të kërkoni miratimin e tyre, duhet t’ju bindeni instinkteve tuaja. Hedhja e talentit tuaj kreativ në një shfaqje do të shpërblehet. Njerëzit e admirojnë punën tuaj. Kjo është ajo që ndodh kur jeni anëtari më i mirë i një grupi të talentuar.

    Akrepi

    Përgjigjet negative ju bëjnë pesimistë. Ju keni punuar shumë për të prodhuar punë të mirë. Mos e humbni kontrollin e situatave. Një mundësi për të monitoruar dikë që ju admiron, do të jetë terapeutike. Do të jeni krenar kur t`i ndani dijet tuaja me të tjerët.

    Shigjetari

    Nuk keni para të mjaftueshme për të bërë atë që dëshironi. Ky është vetëm një problem i vogël. Shpejt do të grumbulloni pasurinë që dëshironi kur të ndaloni së fiksuari mbi gjërat që nuk mund të blini. Përqëndrohuni në të gjitha letrat që janë në favorin tuaj. Nëse jeni në humor, kërkojeni dashurinë që keni dashur gjithmonë. Zgjidhni atë që ju bën të qeshni. Do të bëni bashkë një ekip të mrekullueshëm.

    Bricjapi

    Një qëndrim dekurajues ju bën të papëlqyeshëm. Në vend që t’i rendisni të gjitha arsyet pse një projekt do të shkojë keq, shikoni për aspektet dhe idetë që janë premtuese. Të pasurit e një partneri mbështetës do t`ju ndihmojë papritur. Në momentin kur jeni i detyruar të merreni me një detyrë të pakapërcyeshme, dikush do të vijë përpara për t’ju ndihmuar.

    Ujori

    Ju jeni të lodhur nga të qenit në hije gjatë gjithë kohës. Dikush me shumë më pak talent po merr meritat tuaja. Është koha për ta ndaluar këtë. Jepini vetes vendin që ju takon. Në vend që të uleni pas një tavoline gjatë gjithë ditës, ecni rregullisht. Lëvizja e trupit do t`ju lëvizë dhe do bëjë të rrjedhin edhe mendimet.

    Peshqit

    Ju jeni duke u gjykuar nga shoqëria që mbani rreth vetes. Duke pasur shumë njerëz me mendje të ngushtë rreth jush po ngeleni në vend numëro. Ju nuk keni ndërmend t’u bindeni një sërë rregullash. I tërhiqni admiruesit si lulja tërheq bletët. Nëse tashmë keni një partner, ai do jetë i ndërgjegjshëm për atë se çfarë ju jeni në të vërtetë. Lejojeni t`ju japë dhurata, komplimente dhe dashuri. Nuk është asgjë më pak se sa meritoni.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690