HOROSKOP

Horoskopi për datën 9 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 9 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Ju e adhuroni punën në grup dhe dëshironi të udhëhiqni. Sekreti i suksesit të grupit jeni ju. Keni ditur gjithmonë si t`i motivoni individët. Ndërtoni besimin e njerëzve të turpshëm dhe sfidoni ata të guximshmit. Pasi ta keni vënë punën para, shijoni një pushim relaksues. Fikeni celularin. Merrni një sy gjumë dhe bëni një dush të ngrohtë.

Demi

Inkurajimi i një mësuesi të respektuar do t'ju frymëzojë për të fituar një diplomë të avancuar. Nëse shkollimi është shumë i shtrenjtë, aplikoni për një kredi apo bursë. Një institucion fetar ose kulturor mund të mbulojë shpenzimet tuaja; ju jeni një investim i madh. Një ëndërr mund të ndodhë. Duke u fokusuar në qëllimin tuaj, shpejt do ta arrini atë. Çdo gjë është e mundur për dikë si ju, me etikën dhe vendosmërinë tuaj të punës.

Binjakët

Një romancë pasionante ndryshon prioritetet tuaja. Nuk e prisnit këtë. Keni takuar dikë dhe jeni gati të fejiheni. Është e lehtë t'i jepni zemrës një personi që ju do pa kushte. A jeni tashmë në partneritet? Dëgjojini këshillat për karrierën tuaj. Gjetja e një pozicioni të profilit të lartë në fushën tuaj të dëshiruar do të jetë e suksesshme. Ju keni të gjitha aftësitë e nevojshme për të gjetur këtë punë.

Gaforrja

Një partner i kujdesshëm biznesi ose partner romantik ju do të mirën. Dëgjoni këshillat e tij. Ndryshimet e vogla janë më të mira se transformimet e mëdha. Është më e lehtë të korrigjohen gabimet e vogla se sa të krijohet një projekt i tërë. Lejojeni gjysmën tjetër t`ju ndihmojë kur të jetë e mundur. Studimi jashtë shtetit është një mundësi e veçantë. Do të shijoni njohjen me një kulturë që është rrënjësisht e ndryshme nga juaja. Për shkak të kësaj përvoje, do të ndërtoni një sistem besimi që është një burim i fuqishëm force.

Luani

Ruani energjinë tuaj. Shkuarja nga një aktivitet në tjetrin pa pushim do t`ju bëjë të pafuqishëm. Nëse keni nevojë për të marrë një sy gjumë apo të shkoni në shtrat herët, bëjeni. Trupi juaj do t'ju falenderoj për këtë gjë. Ushqimi i mirë do të luftojë lodhjen. Puna për një komision do të jetë shumë fitimprurëse. Ju do të përballeni më mirë me konkurrencën. Përdorni këto para shtesë për një artikull luksoz që keni dashur vite me radhë. Malli i bukur është aq i nevojshëm sa ushqimi dhe uji për ju.

Virgjëresha

Praktikimi i aftësive krijuese rrit besimin tuaj. Kaloni një orë ose dy çdo ditë duke skicuar, shkruar ose duke luajtur muzikë. Së shpejti, kjo detyrë do të bëhet e pëlqyeshme. Do të bëhet shpejt pjesa më e mirë e rutinës tuaj. Më e mira është që aftësitë tuaja do të bëhen më të mprehta se kurrë. Një romancë pasionante ju jep shkëlqim. Mos u befasoni kur puna të bëhet shumë më e lehtë. Problemet zhduken kur rrezatoni lumturi. Jeni vetëm? Ju do të takoni dikë të veçantë në një mbledhje shpirtërore ose krijuese.

Peshorja

Një i afërm me përvojë ka këshilla të vlefshme. Jeni nervoz për të ardhmen, por ata janë të ftohtë. Ndaj ata e dinë se është e kotë të brengosësh. Duke supozuar se gjithçka do të punojë në avantazhin tuaj, ju do të tërhiqni fat si një magnet. Integrimi i bukurisë në rutinën tuaj të përditshme është një ide e mençur. Nëse kjo do të thotë të vishesh mirë apo të zbukurosh shtëpinë, bëjeni. Zgjidhni gjërat që ju sjellin gëzim. Kjo nuk është ekstravagante; është jetësore për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Akrepi

Kjo është një kohë e mrekullueshme për të ecur para me korrespondencën tuaj të biznesit ose punës. Nëse keni mbetur prapa me faturat, mbyllini këto punë. Ulja ose eliminimi i normës së interesit është një mundësi e veçantë. A po kërkoni dashurinë? Do ta gjeni me dikë që mund të lexojë mendjen tuaj. Është e mrekullueshme që të keni një partner që parashikon nevojat tuaja dhe i kupton dëshirat tuaja. Nëse jeni tashmë në dashuri, planifikoni një udhëtim të shkurtër kënaqësie me dashurinë tuaj.

Shigjetari

Jini sa më i shkathët me paratë. Kjo nuk është një kohë e mirë për të blerë gjëra luksi. Mos u shqetësoni. Do të keni shumë mundësi për t'u kënaqur më vonë. Jeta në shtëpi është burim i paqes. Është ndjesi e mrekullueshme të ktheheni në këtë strehë të qetë pas një dite të gjatë pune. Nëse një i afërm kërkon të qëndrojë me ju, qëndroni me të. Ky i sapoardhur do të shtojë kënaqësinë tuaj të brendshme.

Bricjapi

Njerëzit janë të gatshëm të ndjekin shembullin tuaj. Kjo për shkak se ju jeni të sigurt për mënyrën më të mirë për të kryer një punë. Në vend që të humbisni kohë të vlefshme duke bërë sondazhe, do të gjeni brenda vetes për drejtimin që kërkoni. Intuita juaj nuk është kurrë e gabuar, duke ju ndihmuar për të arritur fitore të shumëfishta. Lajm i mirë për një çështje familjare është arsye për të festuar. Shkoni në festë. Do të jetë kënaqësi e madhe.

Ujori

Duke punuar në një spital prestigjioz, universitet ose agjenci qeveritare do të rrisni pozitën tuaj profesionale. Zyrtarët vlerësojnë qasjen tuaj të organizuar; ju e dini se si të menaxhoni punë të mëdha. Marrja e parave nga aftësitë krijuese do të jetë kënaqësi e madhe. Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë një çmim të lartë për punët e dorës. Kjo për shkak se ju ofroni diçka që nuk mund të gjendet në dyqane. Kur vendosni vulën tuaj personale në diçka, vlera e saj rritet.

Peshqit

Mos u frikësoni kur punoni me njerëz të talentuar. Nuk mund ta kuptoni, por ju jeni një nga individët më të talentuar në grup. Është koha që të bindeni për aftësitë tuaja. Kur të krenohemi në arritjet tuaja, ju do të tërheqni mundësi edhe më të mira. Kolegët tuaj do të jenë të lumtur për suksesin tuaj. Kjo sepse nuk konkurron me të tjerët; në vend të kësaj, bashkëpunoni me ta. Kjo është arsyeja pse ju jeni konsideruar si lojtari më i vlefshëm. Gjithkush mbështetet te ju.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.