HOROSKOP

Horoskopi për datën 8 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 8 shtator nga Russell Grant

Dashi

Një qëndrim gjykues do të dëmtojë marrëdhëniet premtuese. Ju nuk keni pse të pajtoheni me bindjet e dikujt për t'u shoqëruar me të. Mundohuni të gjeni mënyra të tjera për t'u lidhur. Nuk ka rëndësi nëse ndani të njëjtën dashuri për artin ose admironi talentin e njëri-tjetrit. Fokusimi i të dyve më shumë se ç`duhet tek puna, po ju shkakton probleme në shëndet dhe në marrëdhënie. Lërini kolegët dhe të afërmit tuaj të marrin përsipër disa përgjegjësi.

Demi

Vështirësi juridike mund të shfaqen lidhur me çështjet financiare. Qëndroni të qetë. Sa më pak energji emocionale t’i jepni kësaj çështje, aq më mirë do jetë. Plotësoni dokumentet e nevojshme dhe më pas relaksohuni. Jeta juaj e dashurisë nuk është ashtu siç dëshironi. Mënyra më e mirë për të përmirësuar perspektivat tuaja është ta trajtoni veten si një njeri në kërkim të më të mirës. Jepini vetes dhurata. Hani vakte të shijshme. Romanca do të rrjedhë përsëri në jetën tuaj.

Binjakët

Mos e merrni si të mirëqenë partnerin tuaj romantik ose atë të biznesit. Falë atij jeni në gjendje të ndiqni shumë nga interesat tuaja. Herën tjetër kur të ndjeheni të detyruar të ankoheni për të metat e tij, kujtoni të gjitha sakrificat që kanë bërë për ju. Shtëpia, herë pas herë ju jep bezdi. Jeni lodhur nga ndërhyrjet e të afërmve. Herën tjetër që një anëtar i familjes komenton zgjedhjet tuaja personale, vendosini disa kufij. Mund të jetë e nevojshme të lëshohen disa ultimatume.

Gaforrja

Është e rëndësishme të përmbushni përgjegjësitë tuaja të punës. Përndryshe mund t`ju pushojnë nga puna. Sa më pak frikë të keni nga detyrat tuaja, aq më i lehtë do të jetë realizimi i tyre. Ju duket sikur njerëzit nuk e vlerësojnë kontributin tuaj. Mos i lejoni të tjerët t'ju mbytin.

Luani

Qëndrimi në shtrat me të dashurin gjatë gjithë ditës është joshës. Jeni në kohë për të pasur një takim romantik. Bilanci juaj bankar nuk është një pasqyrim i vlerës tuaj. Pavarësisht se sa para bëni, vlera juaj nuk matet kështu. Jepini vetes shpërblime të rregullta se e meritoni. Sa më mirë të ndjeheni me veten, aq më shumë mirëqenie do të tërhiqni.

Virgjëresha

Jeni lodhur së plotësuari kërkesat e familjes suaj. Ama duhet të vazhdoni edhe pak, pavarësisht se ndiheni të konsumuar. Kapërceni pakënaqësinë tuaj dhe bëni atë që është e nevojshme për përfitimin e tyre. Të afërmit tuaj do t`jua tregojnë mirënjohjen më shpejt sesa mendoni. Qëndroni të fortë edhe pak dhe do dilni në dritë e do keni më shumë kohë për veten.

Peshorja

Nuk është një kohë e mirë për luks. Duhet të ruani burimet tuaja për një shpenzim të ardhshëm. Zëvendësimi i një pajisjeje, makine ose kompjuteri do kërkojnë një shpenzim të madh parash. Duhet të jeni në gjendje ta përballoni vetë këtë shpenzim. Në vend që të kërkoni mëshirë, bëni çmos që të kapërceni një problem. Jeni më të fortë nga sa mendoni.

Akrepi

Nuk ka asgjë të keqe të jeni krenar për arritjet tuaja akademike. Edhe dikush që nuk ka trajnim zyrtar ka shumë për t`ju ofruar. Jepini një mundësi për të provuar veten. Trajnimi i tyre do të jetë argëtues. Misioni i organizatës ku punoni ka ndryshuar që nga koha kur ju u përfshitë në të. Tashmë ndiheni në siklet nga veprimtaria e saj. Sa më shpejt të largoheni, aq më mirë do të ndiheni.

Shigjetari

Ju nuk jeni aq të rëndësishëm sa mendoni dhe kjo është shumë çliruese. Në vend që të ndjeheni nën presion për të marrë pjesë në një aktivitet që nuk është tërheqës, mund të shikoni për mundësi më të mira. Mundohuni të mos mërziteni kur grupi lulëzon pa ju. Ju keni një mision tjetër. Një përplasje me dikë në një pozicion pushteti duket e pashmangshme. Përpiquni të mos e sfidoni një shef.

Bricjapi

Vetëm se keni provuar disa pengesa nuk do të thotë që jeni i dënuar. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të ndjeheni keq për veten. Trajtojini zhgënjimet si një mundësi për të ndryshuar drejtimin. Do të arrini qëllimet tuaja nëse mbani shpresën gjallë. Edhe pse dëshironi të vazhdoni arsimimin tuaj, nuk ka shumë mundësi për ta bërë këtë. Jini të durueshëm. Ju mund të fitoni të drejtën për të hyrë në një universitet pas disa përpjekjeve. Këmbëngulja shpërblehet. Ndërkohë, lexoni sa më shumë që të jetë e mundur për fushën tuaj të interesit.

Ujori

Edhe pse keni një rrjet të gjerë shoqëror, nuk duhet të vareni nga ata për të përparuar. Ju jeni i talentuar dhe mjaft i zgjuar. S`ju mungon asgjë për të zënë një vend pune në bazë të aftësive tuaja. Mbajeni sekret kërkimin e një pune derisa të merrni ofertën që dëshironi. Nëse doni më shumë dashuri nga partneri juaj, kaloni më shumë kohë cilësore së bashku. Interesohuni për shpresat, ëndrrat dhe frikërat e partnerit tuaj. Duke treguar shqetësim për ndjenjat e tij, do t'i hapni rrugën intimitetit.

Peshqit

Mos jini egoist. Përdoreni fuqinë tuaj për të ndihmuar grupin. Një nga cilësitë tuaja më të këndshme është aftësia për të njohur pikat e forta të njerëzve të tjerë. Jini të gatshëm të shkruani një referencë për një koleg që dëshiron bursë, grant ose kredi. Një partneritet po tregon shenja lodhjeje. Duket sikur i bëni ju të gjitha sakrificat. Merruni edhe me nevojat tuaja dhe veten.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.