• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 8 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Ndaloni shpërfilljen e aftësive tuaja. Nëse gjithnjë keni dashur të bëheni të aftë në një sport, të publikoni një libër ose të krijoni një organizatë humanitare, tani është koha për ta bërë këtë. Marrja e një diplome tjetër do të përmirësojë shumë perspektivat tuaja profesionale. Ju jeni një nxënës që mëson shpejt dhe do e shijoni zgjerimin e horizontit tuaj. Do të bëheni miq të mirë me shumë nga studentët tuaj. Do ndani të njëjtat qëllime dhe ide.

    Demi

    Një gabim nga pakujdesia ju turpëron. Por mos e sulmoni veten, përkundrazi. Shijoni një akullore, një masazh, diçka që ju bën të lumtur. Përdorni vullnetin tuaj të jashtëzakonshëm për të kapërcyer një zakon të keq ose për të nisur një të mirë. Ju keni një mundësi të rrallë për të realizuar një synim. Sekreti i suksesit tuaj është një aftësi për t’u përqendruar plotësisht në dëshirën tuaj.

    Binjakët

    Keqpërdorimi i pushtetit do të kthehet për t’ju ndjekur. Në vend që të përdorni ndikimin tuaj për të përfituar njerëzit e preferuar, gjeni zgjidhjet nga të cilat do të përfitojnë të gjithë. Kjo është një kohë e mirë për të marrë një rrezik në një biznes. Përzierja me dikë që ka shumë përvojë do të jetë diçka e mirë për ju. Mos hezitoni të ofroni sugjerime kur mendoni se mund të përmirësoni një formulë.

    Gaforrja

    Të qenit gjykues do t`ju bëjë të mjerueshëm. Nëse po ju bien në qafë mos ua vini veshin. Trajtojini si fëmijë këta njerëz. Këto marrëdhënie do të përmirësohen shumë shpejt. Ata janë përpjekur vazhdimisht të vlerësojnë veten e tyre, të njëjtën gjë bëni edhe ju. Bëjeni zakon dhe jepini vetes tre komplimenta çdo ditë.

    Luani

    Xhelozia do të mbështesë kokën e saj të shëmtuar tek ju. Nuk ka asnjë mënyrë për të marrë me dhunë dashurinë e dikujt. Mënyra më e mirë për të rritur dashurinë është sjellja e mirë. Mos u fiksoni pas të metave, por përqëndrohuni në pikat e forta. Shkoni në një koncert apo shfaqje. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme. Të qenit në të njëjtën dhomë me dikë që admironi do t’ju frymëzojë. Mos u habitni nëse filloni të punoni me një projekt krijues sapo të shkoni në shtëpi.

    Virgjëresha

    Një projekt i rëndësishëm është vonuar. Mos u frikësoni. Pengesa më e madhe për përparimin është ankthi. Gjërat do të lëvizin më shpejt kur të ndaloni së rëni viktimë e stresit dhe të filloni të ndiheni produktiv. Jeta në shtëpi është një burim rehatie. Kërkojini familjes tuaj t’ju përkëdhelë. Ata do të jenë të lumtur t’ju mbushin me dashuri, sepse ju bëni të njëjtën gjë. Bota është portokalle.

    Peshorja

    Ju nuk jeni të shoqërueshëm. Mundësia e pjesëmarrjes në një festë ju mbush me frikë. Lajmëroni atë që ju ka ftuar se nuk do të shkoni dhe qëndroni në shtëpi. Shikoni një film që ju bën të lumtur dhe do ndiheni shumë më mirë.

    Akrepi

    Ju duket sikur e gjithë bota është kundër jush. Perspektiva e përzierjes me një grup armiqësor ju tmerron. Jeni tunduar shumë të largoheni nga një situatë toksike dhe të mos ktheheni kurrë. Ndaloni çfarëdo që po bëni. Merrni frymë thellë. Thërritni guximin tuaj. Ecni përpara me një ide biznesi. Ky koncept do të fitojë shumë para. Sigurimi i mallrave dhe shërbimeve për një komunitet të lënë pas dore do të krijojë një bazë konsumatorësh besnikë. Ju do të krenohemi duke e bërë jetën e këtyre njerëzve shumë më të lehtë.

    Shigjetari

    Gjërat do të përmirësohen kur të jeni gati ta lini pas zhgënjimin. Nëse ju duhet të gjeni një punë të re, të të ndryshoni vendbanimin apo të ulni shpenzimet, pak rëndësi ka. Ditë më të mira do të vijnë. Personaliteti juaj i tërheq mundësi si me magnet. Mos hezitoni t’u tregoni miqve, të afërmve dhe fqinjëve për nevojat tuaja. Dikush do t`ju ndihmojë.

    Bricjapi

    Padrejtësia ju zemëron. Në vend që të shkoni kundër, pranojeni situatën. Trajtojeni atë si një katalizator për të krijuar rregulla dhe kushte më të mira për brezat e ardhshëm. Mblidhuni së bashku me njerëz që ndajnë shqetësimet tuaja. Do ta bëni botën një vend më të mirë. Kjo do ta lehtësojë edhe shqetësimin tuaj. Takimet me njerëz të ndryshëm po ju marrin shumë energji. Mënyra më e mirë është ta ktheni vëmendjen brenda jush duke i shmangur disa nga këto takime. Lexoni dhe meditoni, do ndiheni më mirë.

    Ujori

    Situata kaotike e bën të vështirë të mendoni qartë. Nëse jeni duke punuar me dikë që është i çrregullt, provoni ta ndani hapësirën nga ky njeri. Do të krijoni një lidhje të rëndësishme në një festë. Ju jeni dy aventurierë që do sillni gëzim në jetën e njëri-tjetrit. Ka një mundësi për të bërë një udhëtim jashtë shtetit së bashku.

    Peshqit

    Mos u hiqni sikur jeni të interesuar për një temë që në fakt ju lodh. Tjetër gjë të dëgjoni dikë me respekt, tjetër të lodheni duke dëgjuar gjatë e gjerë një temë që në fakt s`ju intereson. Një mundësi e jashtëzakonshme karriere është rrugës. Vishuni mirë dhe ndihuni të sigurt tek vetja. Përshtypja e mirë që do lini tek të tjerët do t`ju hapë dyert.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.