• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 8 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Në vend që të përpiqeni të përziheni me turmën, jeni të kënaqur të bëni dallimin. Njerëzit janë të impresionuar nga refuzimi juaj për të bërë atë që pritet nga të tjerët. Ju shkoni në ekstreme. Ndjekja e një praktike shpirtërore sjell ekuilibër në jetën tuaj. Kur hasni në pengesa, është e rëndësishme të pushoni, të relaksoheni dhe të rimbushni bateritë. Jepini vetes një pushim se përndryshe do konsumoheni.

    Demi

    Puna me një partner do të jetë e këndshme. E keni një vlerë të veçantë kthimin e ëndrrave në realitet. Formimi i një aleance me një artist, do t`ju japë mundësinë t`i vini në jetë aftësitë tuaja praktike. Do të bëheni edhe më kreativë si rezultat. Këshilla e një miku do të duket e këndshme në fillim, por nuk është kështu. Tregojani hapur se çfarë nuk ju pëlqen.

    Binjakët

    Të kujdesesh për shëndetin tënd është e rëndësishme. Nëse jeni të lodhur, të mbingarkuar dhe të shqetësuar, duhet të shkurtoni orarin e punës. Të fitosh më pak para nuk është aq shqetësuese sa të prekesh nga ndonjë sëmundje serioze. Pasi të ndjeheni më mirë, vazhdoni të punoni fort për të grumbulluar të ardhurat që doni. Një mundësi magjepsëse karriere është rrugës. Do të zini një pozicion të mirë në një kompani të njohur. Mos u habitni kur t`ju propozohet të shërbeni si zëdhënës për projektin e fundit.

    Gaforrja

    Ju jeni një magnet dashurie. Nëse jeni në një lidhje, i dashuri nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë larg jush. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të bërë një pushim relaksues. Largimi nga presionet e shtëpisë do të rindezë pasionin. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë të veçantë. Objekti i dashurisë tuaj do t’ju bëjë të përjetoni pasionin që nuk e kishit njohur kurrë më parë.

    Luani

    Kujdeseni me qejf për një familjar. Nuk e keni fare problem të bëni sakrifica, qoftë edhe të harroni veten. Ia dilni t`i bëni të gjitha. Familja e kupton përkushtimin tuaj dhe ju adhuron për këtë gjë. E dinë që mund të mbështeten tek ju sa herë që kanë nevojë.

    Virgjëresha

    Jeni i shqetësuar për humbjen e një mundësie arsimore? Regjistrohuni sa më shpejt të jetë e mundur për një kurs. Paratë që ju nevojiten për të financuar këtë mundësi do të vijnë kur të keni nevojë për to.Puna me një mësues të mirë ju ringjallë pasionin për një temë të caktuar. Jeni në gjendje të parashikoni nevojat e mikut tuaj më të mirë ose partnerit romantik pa thënë asnjë fjalë. Ju gjithmonë keni qenë të vëmendshëm ndaj dëshirave të tyre dhe kjo është vetëm një nga arsyet e shumta që keni një lidhje kaq të fortë.

    Peshorja

    Kultivimi i mirëqenies financiare është përparësia juaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi të kërkoni një ngritje rroge, të rritni tarifat ose të ndiqni një punë më fitimprurëse. Kur vlerësoni veten, është e lehtë t`ju vlerësojnë edhe të tjerët për aq sa vleni. Ndaloni të gjitha kritikat që i bëni vetes dhe nisni me lëvdatat. Përmes terapisë do lehtësoheni nga një dhimbje e vazhdueshme. Jini të hapur për të provuar teknika të reja.

    Akrepi

    Jeni të fortë dhe e dini mirë këtë. Kjo i bën të tjerët të frikësohen prej jush. Ata e dinë që ju nuk do të ndaleni derisa të merrni atë që dëshironi. Kujtojini të gjithëve se duhet të kenë vetëbesim. Dikush ka rënë kokë e këmbë në dashuri me ju. Ju nuk jeni ende i sigurt nëse e doni, por fillimisht argëtohuni dhe më pas zbuloni dalëngadalë ndjenjat që keni.

    Shigjetari

    Jeni shumë më të ndjeshëm nga sa duket. Pas imazhit tuaj fshihet një zemër e butë dhe një njeri i kujdesshëm. Shtëpia është një strehë që ju heq gjithë stresin. Marrja e disa ditëve pushim do t`ju bëjë mirë.

    Bricjapi

    Perspektiva për të jetuar një jetë të zakonshme ju përlot. Bëni diçka më të guximshme. Njerëzit do të shqetësohen kur të hiqni dorë nga puna juaj dhe të transferoheni në një vend tjetër për të jetuar. Do nisni një jetë të re që do t`ju bëjë të ndjeheni shumë më mirë.

    Ujori

    Ju ndjeheni mirë kur vendosni rend në mes të kaosit. Duke u bazuar në aftësitë tuaja menaxheriale do të lehtësoni ankthet e gjithkujt. Ata e dinë se mund të varen nga ju për t’u marrë me problemet në mënyrë logjike. Mbledhja e parave për një kauzë të mirë ju bën të ndjeheni edhe më mirë. Kërkoni mbështetjen e të afërmve tuaj dhe të miqve. Kur ju promovoni një bamirësi, njerëzit e tjerë e marrin seriozisht.

    Peshqit

    A jeni lodhur duke kryer një rutinë të parashikueshme? Provoni diçka të re. Rezervoni një udhëtim jashtë shtetit, filloni punën për një roman ose regjistrohuni në një kurs të përparuar. Zgjerimi i horizontit tuaj do të jetë një ndryshim i mirë. Injoroni shokët që ju thonë se jeni i papërgjegjshëm. Një ëndërr do t`ju frymëzojë për një projekt arti. Kushtojini kohë aktiviteteve që ju bëjnë të lumtur. Ju keni për qëllim të sillni bukurinë në botë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post