Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 8 mars nga Russell Grant


Dashi

Njerëzve u dukesh përçarës. Ata nuk duhen përdorur për t’u sfiduar dhe ngacmuar. Mos e teproni. Ëndërrimi është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë. Pas një pune të vështirë, jepini vetes mundësinë për t’u çlodhur dhe ëndërroni në një mjedis të qetë.

Demi

Ju jeni lodhur nga çështjet praktike. Futja në një botë fantazie do të jetë një ndryshim i mirëpritur ritmi. Në vend që të zhyteni drejt e në punë, lërini ca gjëra për më vonë. Lexoni një libër për kënaqësi, dëgjoni muzikë ose shikoni disa filma. Ndiqni një qëllim që ia keni vënë vetes prej kohësh. Zhvillimi i një projekti kreativ, udhëtimi nëpër botë ose të merresh me ca ndryshime në pamje janë disa mundësi të mira. Një person i jashtëzakonshëm si ju nuk duhet të jetojë një jetë të zakonshme.

Binjakët

Dilni nga rutina e përditshme. Mund të përjetoni një shqetësim në marrëdhënien tuaj sentimentale. Mos merrni asnjë vendim që mundtë dëmtojë partnerin. Përmirësimi i kushteve në punë është një prioritet. Është e vështirë të frymëzoheni kur mjedisi është i zymtë. Zbukurojeni pak zyrën.

Gaforrja

Ju jeni të gatshëm të bëni sakrifica personale për hir të karrierës. E keni zgjuarsinë për të kuptuar se sakrificat janë të përkohshme. Frymëzimi krijues ju vjen nga një kulturë e huaj. Shijet, tingujt dhe stilet ekzotike ju mbushin me emocion. Do bëni një udhëtim interesant dhe do blini suvenire të mrekullueshme.

Luani

Ju keni kohë që jeni në lëvizje. Nëse jeni lodhur nga rrethanat dhe mendoni të vendoseni në një vend përgjithmonë, bëjeni. Rrethi i ri do t’ju japë alternativa stimuluese. Gjithashtu do të thellojë vlerësimin tuaj për kulturën e këtij vendi. Një takim romantik pasionant ju mbush me besim. Dorëzojuni kënaqësive. Ka kohë plot për të rifilluar punën.

Virgjëresha

Ju nuk i pëlqeni lidhjet e rastësishme, duke preferuar idenë e një partneri afatgjatë. Përqëndrohuni në argëtimin dhe njohjen e partnerëve potencialë. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, mos e fajësoni gjysmën tjetër për ndryshimet dhe rritjen. Nuk është normale të presësh që dikush të qëndrojë i njëjti njeri për vite me radhë. Duke inkurajuar rritjen dhe zhvillimin e tij, do jetë më mirë.

Peshorja

Nuk ekziston partneri ideal. I vetmi që mund t`i afrohesh je ti. Në vend që të përpiqesh të ndryshosh njerëzit në jetën tënde, ti i do ata pa kushte. Ky nivel i thellë i vlerësimit shpërblehet në shumë mënyra. Dhurata të bukura, fjalë të kujdesshme, gjeste të ndryshme dashurie, kohë cilësore ju japin të gjithë. Nëse jeni vetëm, përqafoni lirinë tuaj. Partneri i përsosur do të arrijë kur më pak e prisni. Lumturia është një magnet i fuqishëm dashurie.

Akrepi

Vëmendja juaj në detaje ju rrit vlerat. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të aplikuar për punë. Njerëzit do të jenë të impresionuar nga të punët tuaja dhe eksperiencat e kaluara. Mos u habitni kur t’ju ofrohet një pozicion pune në një kompani të respektuar. Një karrierë në art, muzikë apo argëtim është e përshtatshme për ju.

Shigjetari

Kopjimi i stilit të njerëzve të tjerë nuk është joshës për ju. Keni idetë tuaja. Shakatë e ndryshme që mund të bëjnë rreth stilit tuaj, janë shenjë xhelozie. Duhet guxim ta dallosh këtë gjë. Në vend që të ndjekësh verbërisht traditat e mërzitshme, do të ndërtosh një jetë që është e gjallë dhe autentike. Në vend që të konsumohesh nga mërzia, do të jesh vazhdimisht nëpër aventura.

Bricjapi

Të plotësosh nevojat e një njeriu të dashur do ta përmirësojë marrëdhënien tuaj. Pas sjelljes tuaj të ftohtë qëndron zemra e një njeriu të dashur. Do shpërbleheni për gjithçka të mirë që bëni. Ndërkohë merruni me diçka që e keni pasur për zemër prej kohësh.

Ujori

Ju jeni të mprehtë dhe bindës. Merrni këtë mundësi për të bërë një shitje, për të promovuar një projekt ose për të kërkuar një favor. Do të jetë shumë e vështirë t`i rezistohet hijeshisë tënde. Nëse ju kanë ftuar në një festë, shkoni. Të jeni të sigurt se do të bëni disa kontakte të vlefshme profesionale. Një aktivitet që përfshin fotografinë, muzikën ose filmin do të jenë fitimprurës. Kjo është një kohë e mirë për të shfaqur aftësitë tuaja kreative. Nëse dikush ofrohet për të treguar punën tuaj tek një botues, pronar galerie ose kritik, duhet të pranoni.

Peshqit

Merre veten me të mirë. Ju keni qenë kaq i zënë duke përmbushur detyrimet sa i keni harruar nevojat tuaja. Anuloni disa takime. Jepini vetes një shans për të qëndruar në qetësi. Jeta nuk është një garë. Ju jeni tip imagjinar dhe artist. Njerëzit shpesh kërkojnë mendimin tuaj. Mos kini frikë të kërkoni para për këto shërbime.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.