• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 8 korrik nga Rusell Grant


    Dashi: Një mundësi shumë e mirë për të kaluar e shijuar më shumë kohë me familjen. Kujtimet dhe historitë e së kaluarës do të të bëjnë të ndihesh sërish si fëmijë. Mund të organizosh edhe një bashkim me të afërm të tjerë dhe miq për tu argëtuar më shumë. Nëse je në kërkim të dashurisë, do jesh në vendin e duhur në kohën e duhur. Mos u shqetëso për ti fituar zemrën, do jesh kandidati më tërheqës dhe më i dëshiruar.

    Demi: Nisu për rrugë dhe tako dikë që jeton pak larg nga ty. Do kalosh kohë të mrekullueshme dhe do marrësh një dhuratë që nuk e pret. Nëse ke në plan të rregullosh shtëpinë mos nxito por zgjidh me kujdes. Investimi në shtëpi duhet të bazohet më shumë në cilësi sesa në çmim.

    Binjakët: Është momenti për të ndjerë jetën e luksit. Megjithëse nuk i kushton rëndësi anës materiale, të pëlqen të kesh pajisje të teknologjisë së fundit. Paratë që ke kursyer investoji ose shpenzoji në gjëra që të sjellin stimulim në anën intelektuale. Mund të bësh një udhëtim të paplanifikuar dhe do jetë tepër zbavitëse. Është momenti të largohesh pak nga shtëpia dhe zyra pavarësisht ngarkesës në çështje biznesi, por edhe familjare.

    Gaforrja: Tipi tërheqës që ke të hap dyert në sferat personale dhe profesionale. Shfrytëzoje këtë mundësi për të investuar edhe në rroba dhe gjëra të tjera të nevojshme. Do mbetesh i/e kënaqur me këto blerje, që të rrisin edhe vetëbesimin. Nëse po kërkon një punë, shfaq interes në fushat që të bëjnë të ndihesh më mirë.

    Luani: Je person i shoqërueshëm, shumë energjik dhe këtë njerëzit e adhurojnë. Por duket se është momenti për pak qetësi. Fike telefonin dhe qëndro larg mediave sociale deri sa të qetësohesh dhe relaksohesh plotësisht. Nëse dikush dëshiron të të fitojë zemrën, e pret një sfidë shumë e madhe pasi tipi yt nuk kërkon një partner të ‘shurdhër’ në shumë aspekte.

    Virgjëresha: Do zbavitesh shumë nëse vendos të shkosh në një festë. Do njohësh shumë miq dhe do ndihesh e relaksuar. Nëse po kërkon dashurinë është momenti perfekt, pasi një mik i përbashkët mund t’ju prezantojë bashkë. Në intervistat e punës mos harro të promovosh aftësitë e një komunikimi të shkëlqyer.

    Peshorja: Lë përshtypje të mira tek të gjithë njerëzit që takon. Aftësitë është mirë ti shfaqësh gjithnjë e më shumë që edhe të marrësh përfitim ndaj tyre. Të gjithë do të mahniten nga performanca gjatë një prezantimi të një projekti. Një mundësi shumë e mirë për punë, edhe me ndihmën e një miku të afërt.

    Akrepi: Vetëm një udhëtim jashtë shtetit nxjerr në pah më të mirën nga ty. Edhe pse vetëm, do hasësh në vështirësi për të gjetur dikë interesant që mund të bëhet edhe partneri yt. Do ishte më mirë të shijosh bukuritë e vendit, të relaksohesh sesa të mundohesh të gjesh një mik të huaj. Gjithsesi pamja misterioze dhe joshëse bën që të tërhiqni vëmendjen në publik.

    Shigjetari: Askush nuk mund t’i rezistojë dot hijeshisë tënde, thjesht përdore për të nisur një romancë të re apo për të përfituar diçka që të nevojitet. Në fund të fundit duhet të njohësh aftësitë dhe fuqitë e tua që të arrish diçka më shumë. Një udhëtim në një vend ekzotik mund të rezultojë në një aventurë të vërtetë. Do përjetosh emocione teksa viziton një territor të panjohur, duke zbuluar pikat më të nxehta dhe historinë.

    Bricjapi: Është dikush që të shikon me dashuri dhe pret të të ofrojë ndihmë, nëse ke nevojë. Nëse i pranon dorën që të ka shtrirë edhe në aspektin sentimental, do jesh në gjendje të realizosh një projekt të rëndësishëm për të cilin ke ëndërruar prej muajsh. Dita sot do jetë e mbush plot me energji të reja. Përdor zgjuarsinë dhe qëndrueshmërinë që të karakterizon për ti dhënë fund një çështjeje që të ka shqetësuar kohët e fundit.

    Ujori: Një projekt i fundit që ke realizuar do të sjellë përmbushjen emocionale dhe financiare. Ndihesh krenar/e kur klientët tuaj të punës ndihen të vlerësuar dhe kërkojnë shërbime nga ju. Nëse ke në plan ti kërkosh ngritje në detyrë shefit, është momenti ta bësh tani. Partneri të kërkon të bësh disa ndryshime, por nuk je e detyruar. Mjafton ta dëgjosh një herë këshillën dhe më pas vendos. Kushtojini rëndësi argëtimit dhe jo vetëm punës.

    Peshqit: Anulo çdo plan tjetër, rrëmbe të dashurin dhe largohu bashkë me të për të kaluar disa momente të bukura. Produktiviteti në punë do të rritet dhe kjo do bëjë që rrogat të ndryshojë shifrat. Arma jote më e fortë është qetësia gjatë situatave kaotike. Shefi e vlerëson këtë aftësi që keni ndaj pas disa kohësh mund të marrësh edhe një tjetër lajm të mrekullueshëm. Detyra e re do të të gëzojë jashtë mase. Tani ka ngelur plani për të krijuar një familje tënden, një çati, një shtëpi dhe fëmijë./ Copyright/ Tiranapost.al E.B