HOROSKOP

Horoskopi për datën 8 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 8 gusht nga Russell Grant

Dashi

Po ndiheni mirë dhe jeni shumë romantik, pavarësisht nëse keni një partner apo jo. Shfaqeni anën tuaj sentimentale. Vishni diçka që ju bën të ndjeheni përrallorë dhe hidhni parfum. Blini një tufë lulesh ose një çokollatë. Kur e trajtoni veten si mbret, të tjerët do ta ndjekin këtë shembull. Një nga mënyrat më të mira për të kënaqur veten është që të lini kohë për t`u marrë me krijimtari.

Demi

Shpenzimi i më shumë kohe me familjen do të jetë terapeutik. Është lehtësim të jesh me njerëzit që të duan pa kushte. Nëse jeni larguar nga të afërmit tuaj, afrohuni sërish. Miqtë, fqinjët dhe kolegët mund t'ju japin mbështetjen që ju mungon. Kërkoni njerëz që vlerësojnë sensin tuaj të humorit, inkurajoni ëndrrat tuaja dhe qeshni me të metat tuaja. Kritikët nuk kanë vend në rrethin tuaj të afërt.

Binjakët

Një fushatë promovuese po ecën shumë mirë. Është mirë të shpenzoni pak më shumë se zakonisht për një reklamë. Do ta rimbursoni shpejt këtë shpenzim. Përdorini paratë shtesë që fitoni për të punësuar staf. Një sekret shqetësues do të dalë në dritë. Ky do të jetë një mësim i vlefshëm. Kur dikush pretendon se kanë përvojë ose arsim të caktuar, kontrolloni për të parë nëse kjo është e vërtetë.

Gaforrja

Rishikoni financat tuaja. Ju keni një mundësi përrallore për të rritur të ardhurat. Mundësitë që lidhen me arsimin dhe argëtimin janë veçanërisht fitimprurëse. Mos hezitoni t`i përdorni këto të ardhura për blerje luksoze. Disa miq do të jenë xhelozë për pasurinë tuaj të re. Mos jini mbrojtës për suksesin tuaj. Kushtojini shumë kohë kauzave të bamirësisë.

Luani

Është kaq e rëndësishme të pranoni gjithçka që keni realizuar në javët e fundit. Keni që arritet majat, duhet t'i jepni vetes një shpërblim. Blini disa rroba të reja. E kemi merituar një trajtim të mirë. Punëdhënësi ndihet i kërcënuar nga ju. Gjërat që janë të vështira për të janë të lehta për ju. Ka punë të mjaftueshme për të gjithë, por ja që ai ndjen rrezikun se mund ta sfidosh. Të gjithë kanë një rol për të luajtur në punë.

Virgjëresha

Edhe një punëtor i vështirë si ju mund të hasë në pengesa. Në vend që ta shtyni veten sa më shumë e të kaloni pragun e rraskapitjes, bëni një pushim. Kënaquni me një ditë pushimi për të vizituar një kopsht të bukur, ose për të kapur ritmin e leximit tuaj. Një udhëtim pune mund të anullohet papritur. Ky është një lajm i mirë. Gjëja e fundit që ju duhet është të kaloni shumë kohë duke provuar të nënshkruani  për një klient që nuk ka ndërmend të bëjë biznes me ju. Konsumojini energjitë në gjëra më të mira.

Peshorja

Një bashkëpunim krijues është shumë argëtues. Keni qejf kur i ndani idetë krijuese me të tjerët. Do të krijoni një markë ose një uebfaqe. Jini të ndjeshëm ndaj nevojave të një partneri romantik. Një telefonatë e rastit apo darkë e shpejtë thjesht nuk është e mjaftueshme. Duhet të kaloni kohë cilësore me të. Nëse doni të qëndroni së bashku, ndryshoni oraret tuaja.

Akrepi

Do të bëni një përshtypje të mrekullueshme në punë. Një prezantim krijues do të tërheqë vëmendjen e disa njerëzve të fuqishëm. Mos u habitni kur t’ju ofrojnë një detyrë të mirë. Pasi të shohin se çfarë mund të bëni, do jenë të bindur që do të shkëlqeni në këtë punë të rëndësishme. Shoku juaj më i mirë ose partneri romantik është sjellë në mënyrë të çuditshme. Deri tani, ju i keni toleruar. Tani ka kaluar kufiri. Është koha për të dhënë disa ultimatume. Ju nuk mund të vazhdoni të ndryshoni planet tuaja për të akomoduar tekat e tij.

Shigjetari

Karizmi juaj është shumë e forti. Dashuria do t`ju gjejë kudo që të jeni. Lejojini vetes të magjepseni nga dikush, personaliteti i të cilit është i ngrohtë. Do të bëni një çift të shkëlqyer së bashku. Nëse tashmë keni një partner, drejtohuni për në një vend të veçantë. Rezervoni një pushim relaksues.

Bricjapi

Është koha për të rregulluar hapësirën e punës. Merrni disa orë nga koha e zënë për t`u marrë me këto gjëra të vogla. Organizoni gjërat që përdorni rregullisht në skedarë që mund t'i përdorni lehtë. Vendosni gjithçka tjetër në kutitë e magazinimit të etiketuara qartë. Nëse jeni i papunë, do t'ju ofrohet një punë e mirë në një kompani shumë krijuese. Rrethimi nga artistët do të nxisë impulset tuaja krijuese.

Ujori

Kjo është një kohë e mrekullueshme për të adresuar një çështje stresuese me partnerin e punës ose atë romantikun. Do të habiteni se sa e hapur është gjysma tjetër për të ndryshuar mënyrën e komunikimit. Është kaq e rëndësishme të shprehni vlerësime për njëri-tjetrin rregullisht. Nëse jeni beqar, do të keni një mundësi të shkëlqyer për të gjetur dashurinë në një ngjarje sportive, konkurs apo festë. Vishni diçka që ju bën të ndjeheni përrallor. Ju jeni një magnet dashurie dhe kjo jua rrit vetëvlerësimin.

Peshqit

Do të keni shumë frymëzim. Lajme tronditëse do të arrijnë në veshët tuaj. Merrni frymë thellë para se të reagoni. Ekziston një shans i mirë që këto informata të jenë ekzagjeruar shumë. Përndryshe, një fatkeqësi në dukje do të rezultojë bekim i fshehur.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.