• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 7 tetor nga Russell Grant


    Dashi

    Edhe pse mund të mos keni avantazhet e një rivali, ky në fakt është një bekim i fshehur. Për dallim nga njerëzit që u rritën në rrethana të privilegjuara, ju keni arritur sukses përmes talentit tuaj. Aftësitë tuaja superiore do t’ju ndihmojnë të shkëlqeni në çdo mjedis. Ju jeni të pakënaqur dhe të shqetësuar në jetën tuaj të dashurisë. Nëse keni një partner romantik, planifikoni një shëtitje të papritur. Nëse jeni duke kërkuar për një lidhje dashurie, lejojeni mikun tuaj më të mirë t`ju lërë një takim.

    Demi

    Një blerje e shtrenjtë do t’ju mbushë me ankth. Mënyra më e shpejtë për të mirëpritur luksin në jetën tuaj është të mos e vrisni mendjen. Imagjinoni sikur e keni atë që doni më shumë. A keni pasur vështirësi në çështjet romantike? Kjo për shkak se pritshmëritë tuaja janë jorealiste. Në vend që të kërkoni dikë që mishëron një listë të cilësive tuaja të preferuara, mbani mend se në fakt ju duhet dikush që ju surprizon dhe ju kënaq.

    Binjakët

    Neglizhimi i talentit tuaj ju bën të mjerueshëm. Nisni një projekt qoftë edhe vetëm për kënaqësi. Do të entuziazmoheni kur të lini punën dhe të ktheheni tek piktur, shkrimi ose luajtja e muzikës. Përgatitja e një ushqimi është I rëndësishëm. Deri më tani, keni qenë kokëfortë për të bërë atë që dëshironi. Tani e kuptoni që sistemi juaj nuk mund ta përballojë stresin. Adoptoni një zakon më të shëndetshëm; do ndiheni shumë më mirë.

    Gaforrja

    Është e rëndësishme të përmbushni një premtim. Kur të angazhoheni për të bërë një punë, kushtojini kohën e duhur. Kjo do t’ju bëjë më të kujdesshëm në punë. Koha juaj është e vlefshme. Kushtojani gjërave që ju pëlqejnë vërtet. Shqetësimi nuk zgjidh asgjë. Në vend që të supozoni se gjithçka do të funksionojë kundër jush, imagjinoni sikur Universi ju jep gjithçka që dëshironi. Një takim rastësor do jetë shumë më argëtues sesa pritej. Gjëja më e rëndësishme është që të relaksoheni dhe të argëtoheni.

    Luani

    Lejimi i gjithë të tjerëve të bëjnë punën e vështirë ndërkohë që ju argëtoheni do të shkaktojnë pakënaqësi. Vendoseni veten në vendin e tyre. Plotësoni disa përgjegjësi të atyre, ndërkohë që ata janë me pushime, janë sëmurë ose po merren me një çështje personale. Bërja e gjithçkaje me tepri po i bën dëm shëndetit tuaj. Ekstremitetet emocionale janë veçanërisht rraskapitëse. Kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju, merrni frymë thellë. Është shumë më e lehtë për të zgjidhur problemet kur jeni i qetë.

    Virgjëresha

    Gjërat janë shumë më pak të tmerrshme nga sa mendoni. Sa më shpejt që të kërkoni ndihmë, aq më e lehtë do të jetë lëvizja përtej kësaj situate sfiduese. Ju jeni gjithmonë në shërbim të miqve. Ata do të jenë të lumtur të kthejnë pak nga bujaria që ju i jepni gjithmonë. Do të tundoheni për të festuar e për ta tepruar pak. Kujdes nga pirja dhe ngrënia e tepërt. Nuk doni t`i bëni përshtypje të keqe dikujt që ju pëlqen.

    Peshorja

    Kjo nuk është koha e duhur për të marrë një vendim financiar. Shqetësimi për paratë vetëm sa do t`i largojë ato nga ju. Nëse doni të bëni riparime në shtëpinë tuaj, sigurohuni që e dini se çfarë doni dhe shkoni në një firmë profesionale. Kujdes nga bërja e vlerësimeve. Ju prireni ta nënvlerësoni punën tuaj.

    Akrepi

    Ndaloni së qeni kaq kokëfortë. Mësoni të përdorni një program softueri ose një pjesë të pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe kështu besimi juaj të rritet. Do të bëjë që kolegët ose të afërmit tuaj t’ju shikojnë me respekt. Ata janë lodhur duke bërë punët tuaja. Një marrëdhënie intime po tregon shenja të tendosjes. Keni qenë të përfshirë në problemet tuaja, saqë keni humbur vëmendjen ndaj dëshirave, nevojave dhe frikërave tuaja. Jini më të vëmendshëm.

    Shigjetari

    Ju nuk jeni i disiplinuar. Kjo bën që të mos i përfundoni në kohë punët. Është koha për të ndryshuar përparësitë tuaja. Në vend që të prisni deri në minutën e fundit për t`i bërë gjërat, nisini më përpara. Mos pretendoni sedini shumë në lidhje me një temë. Duke pranuar paditurinë tuaj, do të kapni një shans për të mësuar nga një ekspert i respektuar. Mësuesi do të jetë i lumtur të plotësojë boshllëqet në njohuritë tuaja.

    Bricjapi

    Paratë nuk janë zgjidhja për të gjitha problemet tuaja. Në vend që të kërkoni një ngritje ose të kërkoni një punë me pagë më të lartë, gjeni kohën për argëtim. Vizitoni një kopsht apo muze. Shkoni në një koncert ose luani. Shijoni një masazh ose një vakt të shijshëm. Një mik i mirë do t`ju përcjellë me një premtim. Do të zhgënjeheni. Kjo është një shenjë që duhet të jeni më realist në lidhje me pritshmëritë tuaja.

    Ujori

    Ballafaqimi me një burokrat të papërkulur ju zemëron. Ju nuk keni respekt për rregullat, veçanërisht kur ato ndërhyjnë në idetë tuaja të shkëlqyera. Rezistojini tundimit për të rënë pre e mërzisë. Një shfaqje zemërimi vetëm do ta përkeqësojë një situatë të keqe. Merrni frymë thellë.

    Peshqit

    Dikush që është i egër me të gjithë të tjerët ju shqetëson. Kjo për shkak se keni vështirësi të shpalosni anën tuaj sensuale. Vendosja e nevojave tuaja mënjanë për hir të gjithë të tjerëve ju tërbon. Dikush do t’ju kërkojë të përfshiheni në një mbledhje fondesh. Edhe pse nuk doni të dukeni të pabindur, duhet ta refuzoni këtë kërkesë. Ju duhet kohë për të pushuar, relaksuar dhe rimbushur bateritë tuaja.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]