• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 7 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Puna është jashtëzakonisht e kënaqshme. Ju po i tejkaloni të gjitha qëllimet tuaja dhe me lehtësi madje. Njerëzit admirojnë performancën që bëni dhe duan të jenë në ekipin tuaj. Fitimet janë të larta dhe ju njiheni si një nga individët më të talentuar në këtë fushë. Një ngritje në detyrë po vjen. Edhe pse jeni kryesisht përgjegjës për këtë sukses, nuk keni arritur vetëm deri këtu. Asnjëherë mos harroni të ndihmoni ata që ju kanë ndihmuar gjatë rrugës. Një drekë apo dhuratë nuk është asnjëherë ide e keqe.

    Demi

    Zgjerimi i horizontit tuaj është diçka e mrekullueshme. Ndjekja e një kursi është gjithmonë ide e mirë. Do të kënaqeni duke punuar me njerëz që ndajnë të njëjtin entuziazëm me ju mbi një temë interesante. Një udhëtim jashtë shtetit është rruga më e mirë për të blerë disa gjëra që ju duhen. Miqtë janë bërë shumë të varur nga ju. Dikush mezi do t`ju presë të ktheheni.

    Binjakët

    Një marrëdhënie intime po ju transformon. Disa besime i keni humbur. Ato po zëvendësohen me të tjera. Kurdoherë që guximi bie, partneri juaj është aty për t’ju mbështetur. Jini realistë për qëllimet tuaja të karrierës. Nëse ju mungon trajnimi thelbësor, bëjeni. Sa më shpejt që të filloni, aq më shpejt do të zini punën tuaj të ëndërruar. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj dekurajimit të të afërmve. Ata duan të ruajnë qëndrueshmërinë tuaj, por ju keni nevojë për një ndryshim.

    Gaforrja

    Qëndroni pranë një njeriu inkurajues. Bashkë do t`i kaloni pritshmëritë. Nëse jeni vetëm, nuk do të jeni për një kohë të gjatë. Jini të kujdesshëm për të ndjekur një guru karizmatik, por mos bini pre e tij. Me kalimin e kohës, ai do të bëhet gjithnjë e më arrogant. Kur bëhet fjalë për çështjet shpirtërore, konsultohuni me ndërgjegjen tuaj. Ajo është më e mira.

    Luani

    Falë një regjimi shëndetësor, imuniteti juaj po bëhet më i fortë. Vazhdoni t’i jepni trupit fruta të freskëta për të cilat ka shumë nevojë. Bëni stërvitje të rregullt dhe flini mjaftueshëm gjumë. Mos e konsumoni veten. Ruaji energjitë për të dashurit tuaj.

    Virgjëresha

    Ju jeni duke prodhuar punë të bukur me duart tuaja. Jeni të bekuar me një talent të jashtëzakonshëm krijues dhe keni potencialin për të qenë një artizan i suksesshëm. Nëse keni një biznes të suksesshëm, është koha për të zgjeruar linjën tuaj të produktit. Një teknikë e re do të pritet me entuziazëm. Jini realistë në lidhje me pritshmëritë tuaja për një marrëdhënie. Parneri juaj është i mrekullueshëm, por i mungojnë aftësitë e tua praktike. Nëse doni që një projekt të bëhet mirë, bëjeni vetë.

    Peshorja

    Shtëpia juaj është një burim fuqie. Pavarësisht se çfarë duhet të duroni në punë, është gjithçka e menaxhueshme për shkak të jetës suaj familjare. Falë familjes tuaj të dashur dhe kafshëve shtëpiake ndjeheni të sigurt. Nuk do t`i lejoni rivalët të pengojnë besimin tuaj. Jini realistë për oraret tuaja. Nëse keni shumë për të bërë, filloni t’u delegoni detyrat kolegëve. Bisedoni me punëdhënësin tuaj për punësimin e personelit shtesë. Nëse jeni në krye, është koha të merrni një asistent.

    Akrepi

    Pasi të vendosni të mësoni sa më shumë që të jetë e mundur për një temë, do fitoni disa aftësi të vlefshme. Përdorini këto njohuri për të kaluar në një fushë më fitimprurëse. Do të jetë e kënaqshme të fitoni një pagë të mirë për këto aftësi të specializuara. Jeta juaj e dashurisë po krijon ju sjell konfuzion emocional. Mos prisni që partneri juaj romantik të shërojë plagët tuaja. Jeni përgjegjës për të qenë të lumtur ose të trishtuar.

    Shigjetari

    Situata juaj financiare po përmirësohet me hapa të mëdhenj. Më në fund të fundit, jeni në gjendje të udhëtoni ku të doni. Kini kujdes nga një konflikt në punë. Sa më mirë të silleni, aq më mirë do jetë.

    Bricjapi

    Ju keni një reputacion si udhëheqës i fortë dhe i aftë. Keni një listë të gjerë arritjesh. Kjo është arsyeja pse individët më të talentuar duan të jenë në ekipin tuaj. Kjo nuk është një kohë e mirë për të bërë një udhëtim të shkurtër. Ju mund të bëni një pushim të gjatë pasi të mbyllni ca punë. Deri atëherë, jini të pranishëm dhe rrini zgjuar.

    Ujori

    Lumturia e pakushtëzuar është një superfuqi. Bërja e një liste mirënjohjeje çdo mëngjes është një fillim i mbarë. Ju ndihmon gjithashtu të kaloni disa momente të qeta. Ndaloni së insistuari që paraja është rrënja e çdo të keqeje. Ajo është një burim energjie dhe paratë nuk ju bëjnë të keq. Jini të hapur për t’u bërë të pasur.

    Peshqit

    Nëse keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni t`ia kërkoni një miku të fuqishëm. Ai do të jenë i lumtur t’ju japënjë referencë, ose t`ju dërgojë në një intervistë pune. Shoku juaj më i mirë ose partneri romantik do t’ju japë këshilla të vlefshme. Mos u viktimizoni përpara konflikteve. Ndaloni së përdoruri ndjeshmërinë tuaj si një justifikim për të shmangur konfliktin. Përballuni me kundërshtarët me guxim dhe rezistencë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690