• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 7 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Paraja nuk është një çështje serioze për ju. Ky qëndrim ndaj financave e bën begatinë të rrjedhë në jetën tuaj. Ju i trajtoni negociatat për pagën si një lojë. Kur fondet janë të ulëta, qeshni dhe punoni me ato mundësi që keni. Kjo është një kohë e mirë për të rregulluar shtëpinë tuaj. Një dashuri e re, një punë ose mundësi krijuese do të gjejë rrugën e saj drejt jush.

    Demi

    Opinioni juaj ka pësuar një ndryshim dramatik. Për vite me radhë, ju e keni parë gjithçka në vlerë sipërfaqësore. Tani e kupton që ky qëndrim është gabim. Përfshirja në një studim, ose në një grup diskutimi do të sjellë kënaqësi. Ju do të bëni disa miq të cilët do t`ju bëhen të afërt si familje. Një nga lidhjet më të forta që mund të keni ndonjëherë është ajo me dikë që ndan të njëjtat interesa me ju.

    Binjakët

    Ju keni qenë gjithmonë shumë i shoqërueshëm. Shkoni në një vend të qetë dhe dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Do t’ju habisë. Një udhëtim i ardhshëm biznesi ose pune do të jetë më i këndshëm nga sa pritej. Jo vetëm që akomodimi do të jetë i rehatshëm, por njerëzit që do takoni do të jenë shumë të këndshëm. Do ta shijoni punën me ta.

    Gaforrja

    Bashkimi me një organizatë vullnetare do të jetë shumë zbavitëse. Do të nidheni mirë kur të me njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ju. Ndjehuni të lirë për të bashkëpunuar në një projekt artistik. Ju do të krijoni diçka interesante së bashku. Do të dalloni për idetë tuaja të shkëlqyera. Nëse keni një shans për të marrë përgjegjësinë për një grup krijues, pranojeni atë. Do të silleni mirë me çdo anëtar të ekipit.

    Luani

    Sekreti i suksesit tuaj në karrierë është origjinaliteti. Vendosja e vetes larg nga konkurrenca do të tërheqë klientët që dëshirojnë shërbime të personalizuara. Do punoni shumë për të gjetur klientë të pasur, pikërisht ata që ju duhen. Edhe materialet për prodhimet tujaa do të jenë më ciëlsore se konkurrentët. Kur të zhyteni në mërzi nga ngarkesa e punës, tërhiquni dhe mendohuni, rekletoni. Do ndiheni më mirë pas kësaj.

    Virgjëresha

    Studimi i një lënde shkencore do të sjellë kënaqësi. Ju doni të mësoni më shumë rreth mënyrës se si funksionon universi. Ndërkohë që mund t`i përdorni studimet tuaja për të gjetur një punë të mirë. Do të merrni një ftesë për një festë të madhe surprizë. Do të argëtoheni. Takimi me një mik të vjetër do të risjellë disa kujtime të mrekullueshme. Shfrytëzojini ato për të ndërtuar një projekt krijues.

    Peshorja

    Bërja e disa investimeve do të hapë rrugën për një rrjedhë të qëndrueshme të të ardhurave. Ju do të jeni në gjendje t`i përdorni këto para për të blerë një shtëpi, për të edukuar fëmijët ose për të dalë në pension. Do të duhet të ndiqni një sërë takimesh para se të bëni përparim në punë. Gjërat janë ende në fazat e planifikimit. Punëdhënësi juaj ka nevojë për kohë.

    Akrepi

    Kur qëllimet ndryshojnë, edhe marrëdhëniet tuaja duhet të ndryshojnë. Në fillim, donit të kaloni çdo moment së bashku. Tani doni më shumë pavarësi. Bisedoni me mikun tuaj më të mirë ose partnerin romantik për atë që është më e mira për të dy ju. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të shkruar ose prezantuar një projekt. Kur i ndani idetë me të tjerët, ju vijnë ide edhe më të mira.

    Shigjetari

    Do t’ju kërkohet të mësoni se si funksionojnë disa pajisje të reja teknologjike. Mos u kokëfortë për t’i rezistuar kësaj mundësie. Sa më të gatshëm dhe të gëzuar të jeni, aq më i lumtur do jetë punëdhënësi juaj. Mund të merrni edhe një ngritje në detyrë ose rritje rroge. Një marrëdhënie intime ju ngazëllen për të nisur ditën. Mos u habitni nëse do doni të krijoni një familje të rehatshme me dashurinë tuaj. Kjo strehë e qetë do të sjellë më të mirën për të dy.

    Bricjapi

    Një romancë e pazakontë dhe emocionuese ju jep një këndvështrim të ri për jetën. Nidheni mirë kur keni pranë njerëz impulsiv. Kur ata janë rreth jush, çdo gjë mund të ndodhë. Nëse tashmë keni një partner, kjo është një kohë e mirë për të eksperimentuar në dhomën e gjumit. Është koha për të diskutuar shqetësimet tuaja me dikë që ju ka trazuar me sjelljen e tij. Sapo ky njeri të kuptojë se si ndihesh do të ndryshojë sjelljen.

    Ujori

    Një projekt për përmirësimin e shtëpisë do të shkojë shumë më mirë sesa pritej. Një profesionist riparimt do ta bëjë hapësirën tuaj ekzistuese shumë më tërheqëse dhe funksionale. Një udhëtim i shkurtër do të përmirësojë shëndetin tuaj. Ndërkohë që në shtëpinë tuaj bëhen punime mund të shkoni në bregdet. Uji është terapeutik. Mund të frymëzoheni edhe për një roman, skenar, poemë ose këngë.

    Peshqit

    Një ndryshim në pamjen tuaj do t’ju bëjë t`i bashkoheni një grupi mbështetës, sepse disa nga shokët tuaj nuk i kuptojnë ndryshimet që keni pësuar. Jeta juaj shoqërore është e mbushur me emocion. Shkoni në festa. Do shkëlqeni dhe do fitoni shumë vëmendje.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.