• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Horoskopi për datën 7 prill nga Russell Grant


    Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e premte, 7 prill 2017.

    Dashi

    Puna me një person të talentuar do t’ju bëjë të ndiheni pak të frustruar. Për herë të parë ju ndoshta do të dyshoni në aftësitë tuaja. Megjithatë, është diçka e shëndetshme për ju. Duke bërë disa hapa prapa, mund të shihni fushat ku duhet të përmirësoheni. Bëjeni pjesë të punës mbushjen e boshllëqeve të njohurive tuaja. Përveç dijeve të reja, mësoni gjithashtu të jeni më diplomatikë sepse do t’ju ndihmojë në arritjen e marrëveshjeve të mira. Me mjaltë kapni më shumë bletë sesa me uthull.

    Demi

    Është koha të adresoni disa probleme në vendin tuaj të punës. Njerëzve nuk ju pëlqen të punojnë me kolegë abuzivë që shkaktojnë heshtje tek pjesa tjetër e grupit. Si rezultat, është e pamundur të arrini një konsensus në mënyrën si të bëni punën. Sa më shpejt ta adresoni këtë konflikt, aq më shpejt do të zgjidhen gjërat. Mjafton ta nisni këtë gjë, se të tjerët do  t’i keni nga pas. Ndoshta nuk e kuptoni, por fjalët tuaja kanë fuqi të jashtëzakonshme.

    Binjakët

    Nëse doni të shijoni fundjavën, duhet të bëni plane paraprakisht. Nëse prisni momentin më të përshtatshëm për të nisur diçka, mund t’ju dështojë plani. Uluni me kalendarin përpara dhe bëni një planifikim të saktë. Nëse po planifikoni një fundjavë me miqtë, dërgoni mesazh në një grup të përbashkët. Kushdo që nuk është në gjendje t’i bashkohet planit, duhet të pranojë pasojat.

    Gaforrja

    Mendoni me kujdes para se të pranoni një pozicion me më shumë përgjegjësi. Mund të jetë më mirë të keni një orar më fleksibël. T’u përgjigjeni disa kërkesave familjare është më e rëndësishme se të qëndroni gjatë gjithë kohës pas punës. Mos u shqetësoni. Mundësitë për të avancuar do t’ju vijnë atëherë kur të keni më shumë nevojë. Kujdesuni për të afërmit tuaj, fëmijë, të moshuar apo ndonjë pronë që keni si prioritet për momentin. Jini në paqe me zgjedhjen tuaj më të rëndësishme.

    Luani

    Të mësoni nga një ekspert i kualifikuar do të jetë më e vështirë se e parashikoni. Por megjithatë, instruktori juaj nuk do të jetë aq i butë dhe i mëshirshëm sa ç’parashikoni. Përgatituni të punoni fort dhe të mos merrni asnjë inkurajim në këmbim. Në këtë mënyrë do të fitoni respektin e profesorit tuaj. Deri atëherë, performance juajdo të jetë vazhdimisht nën kritika. Në vend që të prekeni, le t’ju trashet lëkura. Është e vetmja mënyrë për të mbushur me sukses boshllëqet në dijet tuaja.

    Virgjëresha

    Jeni pak ziliqar për ata që kanë më shumë se ju. Ju duket e padrejtë që ju jeni në luftë gjatë gjithë kohës, ndërkohë që ata me më pak talent e jetojnë jetën lehtë-lehtë. Ama, nëse vështroni shpritrat e këtyre njerëzve mund të mbeteni të surprizuar. Edhe pse kanë një jetë të lehtë, nuk janë shumë të lumtur. Atyre u mungon aftësia për t’u angazhuar në jetë. Një ndër dhuntitë më të mëdha që natyra na ka dhënë është kurioziteti për botën. Jini mirënjohës që e keni.

    Peshorja

    Dikush që ka ndërhyrë në jetën tuaj personale duhet të ballafaqohet. Edhe pse e urreni të keni një konflikt, është mënyra e vetme për të ndaluar këtë situatë toksike. Duhet të keni pak kurajo për t’i thënë këtij personi të afërm të merret me jetën e tij. Gjithmonë ju është thënë t’i trajtoni të tjerët me respekt. Por ky rregull mund të devijohet nëse ju manipulojnë. Mos hezitoni të shkëpusni kontaktet me dikë që ju kontakton orar pa orar dhe kërkon çdo lloj favori nga ju. Kohën tuaj duhet ta përdorni për gjëra më të mira.

    Akrepi

    Keni një impuls për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Disa njerëz e vlerësojnë këtë, kurse të tjerë jo. Jini më të mprehtë në lidhje me kompaninë ku punoni. Në vend që të derdhni gjithë energjinë tuaj në misione shpëtimi, bëni diçka për veten tuaj. Përfundoni një projekt kreativ ose shkoni me pushime. Është bukur të bësh botën një vend më të mirë, por të lejoni oportunistët të përfitojnë nga ju, nuk duhet të jetë pjesë e procesit.

    Shigjetari

    E keni pasur të vështirë të gjeni mundësitë për të shprehur aftësitë tuaja. Kjo ka qenë dekurajuese. Në vend që të përplasni kokën në një mur me tulla, ndryshoni drejtim. Bashkohuni në një organizatë sociale ose profesionale. Të takoheni me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa dhe ambicie me ju, do të jetë e dobishme. Do t’ju jepet akses në një institucion të rëndësishëm. Lëreni mënjanë krenarinë tuaj për hir të progresit tuaj.

    Bricjapi

    Vetëbesimi i tepërt ju ka shkaktuar një pengesë. Në vend që të mbërtheheni nga shoku, mblidhni veten dhe shkundini pluhurin. Kuptoni se çfarë duhet të bëni për t’u përmirësuar. Një konkurrent i cili nuk është dhe aq i sofistikuar, ju ka tejkaluar ju. Le të jetë ky një mësim i vlefshëm për suksesin tuaj. Një imazh me shkëlqim nuk është asgjë pa dijet dhe talentin. Praktikoni aftësi themelore dhe studioni sa më shumë rreth fushave tuaja të interest. Edhe vetë ekspertët nuk flenë mbi dafina.

    Ujori

    Në vend që të pretendoni se keni njohuri  ekstra në një subjekt të komlikuar, pranoni injorancën tuaj. Bëni shumë pyetje. Qëndrimi juaj i përulur do të bëjë shumë përshtypje tek dikush që kërkon staf. Dikush me pozitë që shikon gatishmërinë tuaj për të mësuar, do t’ju ofrojë një punë mbreslënëse. Kapni mundësinë për të lëvizur drejt një fushe të re. Jini gjithashtu të gatshëm të ndërmerni një rrisk.

    Peshqit

    Të përpiqeni të keni mbështetjen e dikujt  duke i bërë një dhuratë të shtrenjtë , do të jetë një dështim. Më mirë punoni fort dhe ofroni punë mbreslënëse. Qëndrimi në një situatë pa rrugëdalje do të gjenerojë asgjë tjetër veç mundësive të humbura. Do të ndikojë gjithashtu në vetëvlerësimin tuaj. Shtrydhni më të mirën nga pozicioni juaj i tanishëm dhe nga ato të që do të vijnë.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post