• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 7 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Lajmet e mira për një faturë tatimore, rimbursim të sigurimeve ose zgjidhje ligjore do të vijnë si lehtësim i madh. Do të keni para për të paguar borxhet dhe për të kursyer. Situata juaj e përmirësuar financiare ka të bëjë shumë me optimizmin tuaj. Nuk mund ta mbani më vetëm për vete simpatinë që keni për dikë. Jeni në një lidhje? Largohuni nga presioni i shtëpisë me të dashurin.

    Demi

    Hyrja në një partneritet do të përmirësojë situatën tuaj financiare. Ndërkohë që bashkëpunëtori juaj merret me gjetjen e klientëve të rinj, ju përqendroheni në punët teknike. Ka një ekuilibër të mirë mes jush. Dikë nuk  ekeni njohur mirë Ai është vërtet njeri i këndshëm dhe i vëmendshëm. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të ndërtuar një aleancë të fortë. Do promovojë interesat tuaja kurse ju do t’i çlironi nga disa punë të lodhshme.

    Binjakët

    Një konsultë mjekësore do t’ju çojë në një drejtim më të mirë. Do nisni palestrën dhe do gatuani gjëra të shëndetshme. Energjia do t`ju rikthehet. Edhe punët e zemrës ecin më mirë kur ndiheni më mirë. Do arrini ta zgjidhni një problem. Sapo të zbuloni burimin e vërtetë të tensionit, do gjeni zgjidhjen. Produktiviteti do të rritet.

    Gaforrja

    Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni në një koncert, ose kinema. Kimia mes jush do të jetë e fuqishme. Do takoheni në një vend të qetë ku do mund të bisedoni. Do të zbuloni disa rastësi të panumërta që keni me njëri-tjetrin. Kujdes nga një dëshirë për ta transformuar këtë admirues. Duke u përqëndruar në pikat e tij më të mira, do t’i hapni rrugën një marrëdhënieje pasionante.

    Luani

    Nëse po kërkoni një vend për të jetuar, do gjeni vendbanimin e përsosur. Mos kini frikë të eksploroni një lagje të re. Kërkoni diçka në periferi, larg zhurmës. Familja është një burim force. Kur keni plane të mëdha, të afërmit do t’ju mbështetin. Ata do t’ju japin të gjithë ndihmën financiare, morale dhe praktike që ju nevojitet për të pasur sukses. Në këmbim, ju ofrojini besnikëri dhe dashuri të pakushtëzuar.

    Virgjëresha

    Përmirësimet në komunitet do ta bëjnë jetën tuaj shumë më të lehtë. Kjo do të ndryshojë këndvështrimin tuaj. Jeni këmbëngulës dhe keni shumë njohuri. Nëse nuk mund të gjeni informacionin që dëshironi në një bibliotekë, shkoni në një librari.

    Peshorja

    I menduari pozitiv ju sjell vetëm mirëqenie. Nëse keni një marrëdhënie jo të mirë me paratë, përqendrohuni në fushat e jetës tuaj, aty ku ndjeni që keni bollëk. Mos i diskutoni çështjet tuaja financiare me të tjerët. Gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të dekurajoheni nga një pesimist.

    Akrepi

    Mund t’ju ofrohet një punë për të dhënë mësim. Njerëzit janë të interesuar për vëzhgimet tuaja. Ju arrini gjithmonë të zbuloni informacione interesante që nuk janë lehtësisht të arritshme për të tjerët. Disa njerëz janë të befasuar nga ju. Nuk jeni si shumica e njerëzve.

    Shigjetari

    Kohët e fundit keni qenë nëpër festa duke takuar njerëz të rinj dhe të vjetër. Edhe pse kjo periudhë ishte stimuluese, do mbaronte në një moment. Rimbushni bateritë tuaja duke shkuar në një vend të qetë. Ndiqni një kurs privat. Ju bën edhe më interesant ndjekja e një fushe që të tjerët nuk e njohin edhe aq.

    Bricjapi

    Një arritje origjinale bën që njerëzit t’ju shikojnë me respekt. Të gjithë e dinë që jeni të aftë për punë të jashtëzakonshme. Ju jeni njëherësh edhe një mendimtar novator. Kur bëhet fjalë për miqtë, cilësia është më e rëndësishme se sasia. Sa më pak, aq më mirë.

    Ujori

    Puna do ju bëjë që të jeni në lëvizje. Do keni shujmë telefonata dhe do jeni në lëvizje. Keni një ide të mirë dhe do fitoni shumë përkrahje. Njerëzit kanë shumë respekt për forcën tuaj të vullnetit. Kur hasni pengesa, dyfishoni përpjekjet në vend që të tërhiqeni. Si rezultat, keni një rekord të admirueshëm. Këto arritje ju bëjnë një superyll në fushën tuaj të dëshiruar.

    Peshqit

    Është një kohë e shkëlqyer për të aplikuar në universitet. Të pranuarit në një program prestigjioz do t’ju bëjë që besimi të rritet. Studimi i një teme që ju ngacmon do të jetë e lehtë. Do të jeni një nga studentët më të mirë. Puna për një projekt të ri krijues do të jetë shpërblyese. Idetë po rrjedhin si një lum i fuqishëm. Mos filloni ende me procesin e redaktimit. Thjesht përqendrohuni tek krijimi.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post