• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 7 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Kjo nuk është një kohë e mirë për të ndërmarrë një rrezik financiar ose emocional. Kujdes me guximin e tepruar. Keqkuptimet me një partner do të shfaqen. Bini dakord me të për hir të paqes. Asgjë nuk e shkatërron dëshirën dhe dashurinë më shumë se grindjet e vogla.

    Demi

    Merrni një vendim të rëndësishëm për jetën tuaj. Nëse një ofertë ju refuzohet, Universi është duke punuar për të gjetur situatën e përsosur për ju. Nëse një i afërm ka nevojë për kujdes të veçantë, filloni të shikoni opsionet e ndryshme. Pas shqyrtimit të të gjitha mundësive, do të arrini në një vendim deri në fillim të muajit të ardhshëm.

    Binjakët

    Një udhëtim i shkurtër do jetë shumë më i komplikuar se sa prisni. Bllokimi i trafikut dhe devijimet do t`ju vonojnë. Është më mirë ta rifilloni këtë udhëtim në fillim të gushtit. Një kontratë që menduat se ishte detyruese dhe e njëanshme do të anullohet. Qëndroni të qetë. Megjithëse tani s`e kuptoni, mund të përfitoni shumë nga ndryshimi i planeve. Shpresoni për të mirën.

    Gaforrja

    Kjo nuk është një kohë e mirë për të negociuar një rrogë. Çfarëdo që pranoni, do të ndryshohet, edhe nëse nënshkruani një kontratë. Është më mirë që të shtyhen këto bisedime deri në gusht. Nëse kjo nuk është e mundur, përpiquni të bëni një marrëveshje të përkohshme. Një mik do të bëjë një shaka që do t`ju duket e pakëndshme. Mos ia vini veshin. Nuk e ke me të keq ndaj faleni.

    Luani

    Shumica e njerëzve e njohin dhe e kuptojnë prirjen tuaj për të qenë tepër dramatikë. Edhe miqtë dhe të afërmit tuaj nuk ju marrin shumë seriozisht. Bëhuni i drejtpërdrejtë. Do të kurseni kështu shumë konfuzion. Nëse jeni duke shkuar në një intervistë për punë, jini të vetëdijshëm për gjuhën tuaj të trupit. Ajo mund të zbulojë diçka që nuk dëshironi ta tregoni.

    Virgjëresha

    Dikush po ju mashtron, por nuk jeni të sigurt se kush është. Shikoni, pritni dhe do ta mësoni. E vërteta nuk do të zbulohet deri në fillim të gushtit, prandaj jini të durueshëm. Trajtojeni situatën si një mision për gjetjen e fakteve. Thashethemet dhe spekulimet e papërshtatshme nuk vlejnë. Një aplikim që keni dërguar në një agjenci të madhe nuk do pranohet. Do të duhet t`i dorëzoni disa herë dokumentat.

    Peshorja

    Në vend që t’i besoni shpresat, ëndrrat dhe frikën tuaj të dashurve, mbajini ato për vete. Mund t`i hidhni në letër shqetësimet tuaja dhe kjo është shumë terapeutike. Kurrë mos lejoni që tipat negativë t`ju pengojnë që të bëni plane. Është e mundur që një projekt grupi të rishikohet. E dinit se kjo do të ndodhte. Mos derdhni shumë energji. Ju keni të bëni me klientë që nuk e dinë se çfarë duan dhe kanë frikë të kërkojnë udhëzime.

    Akrepi

    Mos i mbani shpresat tek një aplikim pune, por bëni disa. Nëse po dorëzoni një projekt profesional për rishikim, shikojeni me një krehër të dhëmbëzuar mirë. Kërkojini një Binjaku ose Virgjëreshe të shikojë detajet dhe gabimet. Përshtypjet e tyre do të jenë të paçmueshme, duke ju ndihmuar të arrini sukses në përpjekjen e parë.

    Shigjetari

    Çështjet e udhëtimit dhe ato ligjore do të shtyhen. Qëndroni i zënë me detyra që kërkojnë vëmendjen tuaj. Merrni këtë mundësi për t`u marrë me mesazhet, tekstet dhe mesazhet telefonike. Nëse keni pasur vështirësi në komunikimin me njerëzit që po përpiqeni të mësoni, lexoni disa libra mbi teknikat efektive të mësimdhënies. Biblioteka duhet të ketë disa tituj të mirë. Do bëni përmirësim përmirësim rrënjësor.

    Bricjapi

    Kjo nuk është një kohë e mirë për të aplikuar për kredi ose kartë krediti. Do të merrni kushte shumë më të mira në fillim të gushtit. Deri në atë kohë, jini sa më të shkathët të jetë e mundur. Përqendrohuni në pagimin e borxheve, në vend që t’i bartni ato. Një marrëdhënie intime kërkon punë. Ju keni qenë gjithmonë shumë bujar, por ju merrni vetëm një pjesë të asaj që jepni. Flisni me partnerin tuaj. Është e rëndësishme të jeni i sinqertë për atë që keni nevojë.

    Ujori

    Mos u nxitoni në një partneritet serioz. Dikush që duket i përsosur në sipërfaqe ka nevoja të ndryshme. Nëse nuk jeni në gjendje të negocioni, do të jetë e vështirë të punoni mirë së bashku. Po qarkullojnë fjalë që një person nuk ju pëlqen. Kjo nuk është e vërtetë. Një rival xheloz po përpiqet t`ju hapë telashe. Mos lejoni që askënd t`ju vjedhë rrezet e diellit.

    Peshqit

    Nëse një trajtim shëndetësor nuk po funksionon, njoftoni mjekun tuaj. Mund të jeni duke bërë diçka gabim. Mund të jetë e nevojshme të rregulloni medikamentet ose të gjeni një tjetër. Çdo pacient ka nevoja të ndryshme. Roli juaj në punë do ndryshojë. Kjo mund t’ju zemërojë. Nëse jeni shumë të pakënaqur me përgjegjësitë tuaja të reja, filloni të kërkoni një pozicion të ri.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.