• Shqip
  • English
  • E premte, 6 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 7 gusht nga Russell Grant


    Dashi

    Kur hasni probleme në punë, mbani mend se ka një zgjidhje të thjeshtë për çdo dilemë. Sa më pak vëmendje t’i kushtoni ndërlikimeve që po shkaktohen, aq më shpejt do të zgjidhen. Mënyra juaj është infektive. Kur kolegët shohin se nuk dekurajoheni nga pengesat, veprojnë si ju. Së shpejti, të gjithë do të mendojnë për mënyrën më të mirë për të ecur përpara. Kjo frymë harmonie ju bën të shkoni në zyrë çdo ditë me kënaqësi.

    Demi

    Nëse ju tërheq dikush, tregojani. Do të arrini një ndjesi kaq të madhe lehtësimi kur ta bëni. Pavarësisht nga përgjigja e tij, me rëndësi është t`i tregosh tënden. Nëse jeni në një lidhje bëni një pushim të shkurtër me të dashurin tuaj. Largimi nga presionet e shtëpisë do t’ju ndihmojë të rilidheni, si emocionalisht, edhe fizikisht.

    Binjakët

    Një dhuratë e bukur po vjen. Dikush që ju adhuron, ka ndërmend t`ju japë një shenjë të dashurisë së tij. Tregoni vlerësimin tuaj me një përqafim të përzemërt. Është bukur të dish që je i vlerësuar. Lajmet për një fejesë ose martesë do t’ju ​​arrijnë në vesh. Përdoreni këtë si një justifikim për të blerë vetë një veshje përrallore. Do të merrni shumë komplimente për rrobat tuaja dhe madje do të bëni miq të rinj.

    Gaforrja

    Ju nuk jeni tipi që thjesht mund të bëni një punë për para. Duhet të ketë diçka tjetër që ju tërheq për detyrat tuaja. Puna që përfshin ligjin, tregtinë ose arsimin është veçanërisht e dobishme për ju. Nëse jeni duke kërkuar për një pozicion, aplikoni në agjenci të ndryshme qeveritare. Një regjim shëndetësor ju jep një shkëlqim tërheqës, të cilit është e vështirë t`i rezistoni.

    Luani

    Kjo është një nga ditët më të mira të të gjithë vitit për të shfaqur talentin tuaj. Shkoni në një audicion, intervistë pune ose në takimin e parë. Dorëzoni disa shkrime tek një agjent ose botues. Bisedoni me një pronar galerie për shfaqjen e pikturave tuaja. Mundësia për të shkuar në një udhëtim në distanca të gjata do t`ju vijë në prehër. Mos u shqetësoni për shpenzimet; thjesht prenotoni udhëtimin. Burimet që ju nevojiten për këtë aventurë do të vijnë kur të keni nevojë për të. Ju jeni një magnet fati.

    Virgjëresha

    Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të marrë pjesë në çështjet e pronës. Pavarësisht nëse jeni duke blerë ose shitur një shtëpi, do të jeni në gjendje të nënshkruani një marrëveshje fitimprurëse. Përdorni gjendjen tuaj financiare për të filluar një biznes nga shtëpia. Një i afërm do t’ju dhurojë një trashëgimi. Nisjani punës për një biznes.

    Peshorja

    Kjo është një kohë fantastike për të nënshkruar një kontratë. Do të kënaqeni duke punuar me palën tjetër. Do të vlerësoni entuziazmin e tij prej optimisti. Vajtja në një festë të madhe do ta bëjë shpirtin tuaj të fluturojë. Do të jetë tërheqëse të qëndroni me njerëzit tuaj të preferuar. Më e mira nga të gjitha, do të bëni të paktën një mik të ri. Një artist i talentuar do të komplimentojë stilin tuaj, duke filluar një bisedë stimuluese.

    Akrepi

    Do t’ju ofrohet një punë fitimprurëse. Jo vetëm që rroga është e madhe, por ka një prestigj të madh ky rol. Puna për një kompani të respektuar ka përfitimet e saj. Dyert do të qëndrojnë hapur për ju. Nëse jeni duke menduar të ndërtoni kompaninë tuaj, bëjeni në emrin tuaj. Sekreti i suksesit është reputacioni juaj i mirë. Të gjithë e dinë që ju jepni premtime dhe ofroni produktet dhe shërbimet më të mira.

    Shigjetari

    Njerëzit do të kërkojnë ekspertizën tuaj. Ndjekja e një kursi të përparuar do të nxjerrë në pah fuqinë tuaj. Mos u habitni kur një punë e vogël të shndërrohet në një karrierë të madhe. Është e mundur që të merrni disa detyra jashtë shtetit. Përdorini disa nga paratë që fitoni për të përmirësuar pamjen tuaj. Punësoni një stilist të talentuar për të nxjerrë në pah cilësitë tuaja më tërheqëse. Kjo mund të duket joserioze, por rezultatet do t’ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni të mrekullueshëm. Investoni në lumturinë tuaj.

    Bricjapi

    Do të jeni në gjendje të realizoni një ëndërr të dashur. Në vend që të pyesni veten se si do t`i merrni ato që dëshironi, renditni arsyet pse i dëshironi ato. Një takim pasionant ju bën të ndiheni sikur po ecni në ajër. Edhe pse nuk ju pëlqen ta reklamoni atë, ju jeni një person jashtëzakonisht sensual. Gjetja e një partneri që di t`ju kënaqë është ajo që keni dashur gjithmonë.

    Ujori

    Bashkëpunimet janë argëtuese. Ju jeni mjaft inteligjent për të ditur se keni nevojë për ndihmë ekspertësh. Përpjekja për të përfunduar një punë me njohuritë tuaja të kufizuara është një humbje kohe, parash dhe energjie të vlefshme. Ia vlen shpenzimi për të punësuar një profesionist me përvojë. Ndërsa përqendroheni në ato që bëni më mirë, ky konsulent do t’ju paralajmërojë për pengesat e mundshme. Ai gjithashtu do t’ju ndihmojnë të bëni një prezantim të mirë që bën përshtypje edhe tek kritikët më të ashpër. Ky është fillimi i një miqësie të bukur.

    Peshqit

    Gjetja e karrierës tuaj të ëndërr është një mundësi e veçantë. Aplikoni për çdo pozicion që ju mbush me entuziazëm. Nëse keni dashur të punoni për një shef ose kompani të veçantë, dërgoni CV-në tuaj, edhe nëse nuk ka pozicione të lira, të publikuara. Një program fitnesi ka një ndikim të mrekullueshëm. Jo vetëm që ju dukeni më mirë, por rrezatoni shëndet të mire. Blini rrobat më në modë që e tregojnë fizikun tuaj të përmirësuar. Do të merrni shumë komplimente.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post