• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 7 dhjetor nga Russell Grant


    Dashi

    Nëse jeni duke kërkuar punë, tregohuni të durueshëm. Do të duhet më shumë sesa pritej për të gjetur një pozicion të mirë. Në vend që të mallkoni situatën tuaj, pranoni përfitimet e saj. Të keni më shumë kohë për veten do të jetë terapeutike. Do të fitoni një ide më të qartë se çfarë pune doni vërtet. Gjeni diçka për të kanalizuar energjinë tuaj. Ushtrimet ndihmojnë për të hequr ankthin. Edhe duke bërë një shëtitje të gjatë mund të qetësoni shpirtin tuaj. Mos lejoni që tensioni të rritet.

    Demi

    Kujde, mos ia hidhni sytë dikujt edukimi i të cilit është ndryshe nga i juaji. Ju mund të mësoni shumë nga njëri-tjetri, me kusht që të lini mënjanë idetë tuaja të paracaktuara, në fakt. Lëreni këtë të saponjohur t’ju mësojë disa aftësi të vlefshme. Falë ndihmës së tij, do të gjeni një punë fitimprurëse. Të qenit kokëfortë do t`ju dëmtojë. Në vend që të këmbëngulni t’i bëni gjërat në mënyrën tuaj, gjeni një pikë të mesmeje të artë. Kështu do të kurseni kohë, para dhe përpjekje. Kompromisi është thelbi.

    Binjakët

    Një humbje financiare po ju rëndon mendjen. Në raste si këto, është e rëndësishme të mbani mend se ankthi e largon bollëkun. Nëse doni më shumë para, duhet të përqendroheni në gjërat që ju bëjnë të ndiheni rehat, të sigurt dhe të lumtur. Pavarësisht se sa shumë përpiqeni, nuk do të përshtateni me një grup të madh. Këta njerëz janë shumë larg shijes tuaj. Mbajini sytë hapur për të gjetur shokë më të këndshëm.

    Gaforrja

    Përfshirja në një proces gjyqësor mund të çojë në krisje një marrëdhënie të ngushtë. Mund të jetë më mirë ta zgjidhni jashtë gjykatës, thjesht për hir të paqes tuaj të mendjes. Nëse synoni të ecni përpara, praktikoni teknika relaksimi. Dikush që është në pozitë pushteti po ju sulmon. Rezistojini tundimit për të luftuar me të dhëmb për dhëmb.

    Luani

    Pikëpamja juaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndet. Nëse vuani nga një dhimbje, bëni çmos për të pasur mendime mirëqenieje. Thithnisa më shumë energji rreth vetes. Bëni pak stërvitje nëse mundeni. Shkoni për një masazh. Përpjekja për ta kthyer dikë në këndvështrimin tuaj do të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Në vend që të jepni leksione, jini pranues. Qëndrimi juaj tolerant do ta bëjë atmosferën shumë më të këndshme për të gjithë të përfshirët.

    Virgjëresha

    Mendimi për t’i dhënë fund diçkaje ju mbush me dëshpërim. Kthimi në jetën tuaj të mëparshme nuk do të jetë shumë e vështirë nëse ndryshoni qëndrimin tuaj. Kaloni disa momente duke reflektuar për gjërat e mrekullueshme që keni. Bëni kujdes me një dashakeq që keni afër.

    Peshorja

    Ju keni mbindjeshmëri ndaj kritikave për familjen tuaj. Herën tjetër, kur dikush të bëjë një shaka, mos u ngutni për ta kundërshtuar. Sapo ky njei të kuptojë se jeni imun ndaj ngacmimit të tij, do të kërkojë një objektiv tjetër. Mos bini pre e presionit të dikujt për t’u bashkuar me ekipin e tij. Ka mundësi që ai që ju doni, të mos ju pëlqejë. Hidhini sytë gjetkë dhe mbajini hapur derisa të vijë kandidati i duhur.

    Akrepi

    Mendimi negativ do t’ju mbajë larg nga realizimi i potencialit tuaj. Nëse do të përmbushni një qëllim, duhet të jeni optimistë. Falënderoni veten çdo herë që bëni një përparim. Kur hasni pengesa, trajtojini ato si mësime me vlerë. Jeni më afër fitores se kurrë. Kujdes nga të qenit shumë i guximshëm me kolegët. Ata janë të barabartë me ju, jo vartësit tuaj. Meqë nuk po paguheni për t’i menaxhuar ata, atëherë duhet ta përdorni energjinë tuaj në mënyrë më produktive. Bërja e ushtrimeve pas punës do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

    Shigjetari

    Të jetosh me një buxhet të kufizuar mund të jetë sfiduese. Ju nuk jeni të aftë të bëni udhëtime dhe të dilni me miqtë. Në vend që të vrisni mendjen për mungesën e fondeve, kërkoni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Këshillohet shumë gjetja e një pune me të ardhura të qëndrueshme.

    Bricjapi

    Mungesa e vetëbesimit duhet luftuar. Ju jeni bekuar me një sens humori, një etikë të fortë pune dhe një zemër besnike. Mos i harroni këto cilësi të mrekullueshme sa herë që tundoheni të kritikoni veten. Mënyra më e mirë për të zvogëluar cilësitë negative është theksimi i atyre pozitive. Zënkat me një të afërm s`janë asgjë e mirë. Shmangini.

    Ujori

    Shqetësimi nuk do të sjellë asgjë të mirë. Është më mirë të supozoni se gjithçka do të funksionojë në avantazhin tuaj. Mbani një këndvështrim pozitiv, pavarësisht nga rrethanat tuaja. Kështu më shumë para do vijnë në drejtimin tuaj. Provojeni dhe do ta shikoni. S`keni asgjë për të humbur. Debati me një fqinj thjesht do të krijojë një situatë të pakëndshme jetese. Rrini larg dhe jini të matur.

    Peshqit

    Do jetë gabim kërkimi i ndihmës një miku. Është më mirë të ecni me meritat tuaja. Aplikoni për një vend të spikatur në një kompani, klub apo universitet. Shpenzimet impulsive do t’ju sjellin telashe. Kini kujdes me përdorimin e parave që mezi i keni fituar. Vendosni një pjesë të pagës tuaj në një llogari kursimi. Së shpejti, do të keni mjaftueshëm për të blerë diçka që ju jep vite kënaqësi.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post