HOROSKOP

Horoskopi për datën 6 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 6 shtator nga Russell Grant

Dashi

Debati mbi fenë ose politikën nuk është produktiv. Ju kurrë nuk do të ndryshoni mendimet e një personi tjetër duke mohuar bindjet e tij. Ndërtoni ura komunikimi aty ku mundeni. Një dashuri e zakonshme për kafshët mund të jetë fillimi i një miqësie të ngushtë. Përdorni aftësitë tuaja drejtuese për ta bërë vendin e punës më të këndshëm. Jini të kujdesshëm dhe të respektuar. Merrni kohën që ju duhet për të njohur çdo anëtar të grupit. Kur njerëzit ndihen të vlerësuar, ata do t'ju japin më të mirën.

Demi

Mos lejoni që dashuria juaj për luksin t`ju çojë drejt ekstremit. Kohët e fundit, keni kaluar një kohë të mrekullueshme me partnerin romantik. Megjithatë puna për ju është bekim. Në punë kolegët do t`ju mirëpresin. Njohuritë tuaja prej eksperti i vlejnë të gjithëve. Do t`ju duhet të punoni disa orë shtesë për të trajnuar punonjësit e rinj. Mos u bezdisni nga ky proces.

Binjakët

Harxhimi i gjithë energjisë suaj në një marrëdhënie është rraskapitëse. Vendosini nevojat tuaja në radhë të parë. Relaksimi në shtëpi do të jetë terapeutik. Është një kohë e shkëlqyer për të pjekur bukë, për të punuar kopshtin para shtëpisë apo për të përkëdhelur kafshët shtëpiake. Siguria financiare për familjen tuaj është e rëndësishme. Bëjeni zakon kursimin e parave. Ato do të rriten shpejt duke ju dhënë një ndjesi sigurie.

Gaforrja

Mbingarkesa me ushqim dhe pije do të jetë shkak për një problem shëndetësor. Sistemi juaj është shumë delikat. Hani ushqime të shëndetshme. Kur energjitë ju mbarojnë konsumoni fruta të thata. Një njeri në karrierë dëshiron të bashkojë forcat me ju. Edhe pse jeni të frikësuar nga ky ekspert, nuk duhet të hezitoni të formoni një aleancë. Ju keni të gjitha aftësitë që i duhen dikujt për të pasur sukses, kurse ky njeri ka përvojën që ju dëshironi.

Luani

Përpjekja për të blerë dashurinë e dikujt është një gabim. Nëse doni që dikush t'ju dashurojë dhe respektojë duhet ta lejoni marrëdhënien të zhvillohet natyrshëm. Kaloni kohë cilësore së bashku. Mësoni për shpresat, ëndrrat dhe dëshirat e njëri-tjetrit. Nëse ai nuk është i interesuar, respektoni  vendimin e tij dhe ecni përpara. Do t'ju caktohet një punë e rëndësishme. Puna dhe mundi juaj i palodhur do t`ju shlyhen. Pasi punoni me orë të gjata, do t'ju jepet një ngritje rrogë ose rritje në detyrë. Trajtojini muajt e ardhshëm si një shans për të provuar veten.

Virgjëresha

Në një farë mënyre, familja juaj është supermbrojtëse. Kjo ju ka ndaluar të përvetësoni përvoja të vlefshme. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të plotësuar boshllëqet që keni në njohuritë tuaja. Mësoni si të drejtoni, menaxhoni llogaritë tuaja bankare, të ardhurat tuaja, të gatuani ose të kujdeseni për shëndetin. Një mësues i dobishëm do të bëjë mrekulli. Tregojani punën tuaj një botuesi, pronari galerie, menaxheri ose agjenti. Pasja e përfaqësimit të duhur do bëjë diferencën mes suksesit dhe dështimit.

Peshorja

Duhet të jeni të dobishëm dhe të sinqertë. Gjeni mënyra për të lehtësuar ngarkesën e dikujt. Bëni një punë të mirë dhe merrni përsipër përgjegjësitë tuaja. Në fund, tregohuni të vërtetë kur diskutoni për përparimin tuaj. Shtëpia është aty ku është zemra. Familja juaj do që të kalojë kohë me ju. Pjesëmarrja në një festë diplomimit, ditëlindje ose përvjetor do t`ju bëjë dhe vetë juve të ndiheni më mirë. Gjeni kohën për të zgjedhur një dhuratë të veçantë për njeriun që ka festën.

Akrepi

Do të jetë e pamundur të dilni nga një humor i keq. Lumturia është zgjedhja juaj. Përqendrohuni për t`i sjellë vetes vetëm gëzim. Integroni disa nga këto aktivitete në jetën tuaj të përditshme. Zgjedhjet me mend do të ringrejnë shpirtin tuaj. Përvetësimi i një aftësie të vlefshme do të zgjasë më shumë nga sa pritej. Formoni një grup studimi me anëtarët e tjerë të grupit. Me mbështetjen e studentëve të tjerë, ju do të fitoni pikët kryesore. Të bërit ekspert kërkon kohë, durim dhe përkushtim.

Shigjetari

Po e lodhni veten dhe po e konsumoni. Është bukur të jesh popullor dhe social, por të pranosh çdo ftesë për festë po ju rraskapit. Në mënyrë të ngjashme, nuk duhet të përfshiheni në çdo projekt pune. Vendosni disa kufij. Punëdhënësi juaj admiron përkushtimin tuaj ndaj detyrës. Kjo është arsyeja pse ai shpesh të cakton punët më të të vështira. Është koha të flisni me të. Të paktën kërkoni një ngritje në detyrë.

Bricjapi

Dikush do të përpiqet të përfitojë nga bujaria juaj. Mbroni paratë tuaja me mirësjellje. Jini të vendosur, por edhe të sjellshëm për të refuzuar kërkesat e çuditshme. Mundësia për të ndërtuar diçka me vlerë të qëndrueshme do t`ju vijë. Fillimi i një biznesi ose një fushatë për mbledhjen e fondeve do të jetë një punë që e doni shumë. Sekreti i suksesit tuaj është gatishmëria për të punësuar njerëz që dinë më shumë se ju.

Ujori

Miqtë nuk duhet të kenë shumë ndikim në vendimet tuaja. Vazhdoni të ndiqni një qëllim të pazakontë, edhe nëse të dashurit tuaj mendojnë se jeni mashtrues. Do ndiheni më mirë pasi ta keni argëtuar veten e t`ia keni bërë qejfin. Një përparim do të ndodhë ndërkohë që ju po merreni me diçka që keni për zemër.

Peshqit

Ka qenë e vështirë të realizoni një qëllim profesional. Mos e braktisni këtë ëndërr. Në vend të kësaj, ndryshoni qasjen tuaj. Ndiqni një trajnim shtesë që do t`ju ngrejë në detyrë. Nëse doni të hyni në një industri tjetër, mund t'ju duhet të punoni si vullnetar ose praktikant disa kohë. Një mik mund t`ju nxjerrë me dikë në një takim romantik. Do të kënaqeni me zgjedhjen e tij, se do takoni një njeri inteligjent dhe të kujdesshëm. Biseda me të do t'ju entuziazmojë për të ardhmen.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.