HOROSKOP

Horoskopi për datën 6 shkurt 2017 nga Russell Grant

Horoskopi për datën 6 shkurt 2017 nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur britanik dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit të habisin me vërtetësinë e tyre.

Dashi

Të punoni me një partner ju ka ndihmuar, por tani është koha të vazhdoni vetëm. Të shkoni me pushime për veten mund të jetë ndriçuese dhe t’ju verë në lidhje me një anë që e mbani të fshehur. Merreni këtë kohë për të reflektuar për jetën tuaj dhe bëni një vendim të rëndësishëm. Në vend që të ndiqni mirëqenien dhe famën, kushtojani kohën një aktiviteti që jus jell paqe.

Demi

Edhe pse ju e shijoni rehatinë e rutinës, duhet të jeni të vëmendshëm që të mos ngecni në rutinë. Nëse ndjeheni të lodhur ose të sëmurë pushoni pak nga një regjim ushtrimesh. Keni shumë punë për të bërë? Merrni disa ditë pushim. Jeni mërzitur duke bërë diçka? Pispillosuni me disa rroba të tjera. Jeni qenie njerëzore, jo makinë. Të devijoni nga programi do të jetë çliruese. Mos u shqetësoni: nuk do të humbisni progresin që keni bërë.

Binjakët

Ju keni pasur një kohë të mrekullueshme, por miqtë tuaj janë ndier të neglizhuar. Në vend që t’ia kushtoni të gjithë vëmendjen tuaj një partneri romantik duhet të rilidheni me rrethin tuaj social. Grupet e mëdha nxjerrin jashtë më të mirën tuaj. Ato ju ekspozojnë me një sërë idesh, duke ju ndihmuar të zhvilloni opinionet tuaja të veçanta.

Gaforrja

Familja ka qenë gjithmonë prioriteti juaj kryesor. Tani është koha të bëni diçka të këndshme për veten. Të fokusoheni në problemet e karrierës do të jetë stimuluese. Keni shansin të keni një promocion të madh që së shpejti do të jetë i mundshëm. Do të fitoni respektin e kolegëve dhe të eprorëve nëse do të dini si të performoni në çdo aspekt të punës.

Luani

Keni përthithur një sasi të madhe informacioni, gjë që ka qenë fuqizuese. Në vend që të merrni më tepër kurse, kthejeni vëmendjen diku tjetër. Truri juaj ka nevojë për pushim nga punët. Të bëni një udhëtim të këndshëm është shumë e rekomandueshme. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme me një mik aventurier.

Virgjëresha

Paratë nuk do të vijnë aq shpejt sa në të shkuarën. Këshillohet t’i menaxhoni më mirë shpenzimet. Hiqini mënjanë një pjesë të parave. Diçka e tillë do të bëjë që të jeni më të qetë dhe do t’ju japë më shumë liri për të ndjekur profesionet dhe lidhjet që doni.

Peshorja

Keni shijuar një copë të mirë fame dhe brohoritjesh. Në vend që të vazhdoni të qëndroni në qendër të dritave, përshtasni një profil më të ulët dhe tregohuni më modestë. Kthejeni vëmendjen tek një njeri i dashur, i cili po vuan në heshtje. Duke u kujdesur për nevojat e tyre do të krijoni lidhje më të fortë. Më e mira, miku muaj do të ndalojë se qeni xheloz për ju. Do të jeni në gjendje të bashkoni forcat për të bërë që një ëndërr e përbashkët të bëhet realitet.

Akrepi

Të shpenzoni kohë vetëm mund të plogështojë anën tuaj shpirtërore. Shtyjeni veten që të socializoheni, edhe pse nuk jeni entuziast për momentin. Besimi juaj te njerëzit do të rivendoset pasi të keni biseduar mirë me dikë që është i përfshirë në një çështje filantropike. Kur nuk jeni të lumtur, kura më e mirë është që të bëni diçka të këndshme për të tjerët.

Shigjetari

Të bëni një hap pas nga aktivitetet sociale është shumë e këshillueshme. Ju e shijoni gjithmonë shoqërinë e të tjerëve, por shumë pjesëmarrje mund të shterrojë energjinë tuaj. Rikarikoni bateritë tuaja. Ndiqni aktivitete vetmitare që e tërheqin anën tuaj shpirtërore. Komunikoni me natyrën, shpenzoni kohë me kafshët dhe lexoni për kënaqësi, ose shpenzoni më shumë kohë me projekte krijuese.

Bricjapi

Largohuni nga qendra e vëmendjes për të ndjekur çështje personale. Familja juaj kërkon që t’i udhëhiqni në një situatë të vështirë. Të jeni të vëmendshëm ndaj shqetësimeve dhe nevojave të tyre do t’ju lidhë më shumë se bashku. Shpesh, qëllimi juaj kryesor është të krijoni një fond financiar të sigurt për të dashurit tuaj. Kjo është vetëm një pjesë e pamjes. Ju keni përgjegjësinë për të ndarë shpresat, ëndrrat dhe frikërat e tyre.

Ujori

Në vend që të merrni përsipër më tepër projekte, bëni më pak. Dëshira juaj për të avancuar në edukim është e admirueshme, por nëse merrni shumë kurse nuk do të arrini t’i mësoni mjeshtërisht këto mësime. Përshtatni një qasje më të fokusuar ndaj gjithçkaje që bëni. Vendosni në vend të parë nevojat tuaja.

Peshqit

Tregoni kujdes që të mos përthitheni tepër në një marrëdhënie intime. Megjithëse e shijoni të shpenzoni kohë me partnerin tuaj romantik apo të biznesit, ju keni opinionet dhe prioritetet tuaja. Jini më të sigurt për atë se çfarë dëshironi të bëni me burimet tuaja të përbashkëta financiare.