• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 6 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Mërzia po po ju nervozon më shumë. Kjo nuk është e pazakontë për ju. Kur të vini re një shqetësim, kthejeni vëmendjen tuaj nga brenda. Kujtoni kohët që ju mbushnin me lumturi. Bëni një plan që nxit imagjinatën tuaj. Shprehni një lutje mirënjohjeje për të gjitha bekimet tuaja.

    Demi

    E keni shtyrë veten drejt vështirësive. Merrni një ditë pushimi, delegojini detyrat tek të tjerët dhe rrini shtrirë. Lajme të mira për një çështje familjare do ju bëjnë të merrni frymë me lehtësi. Kur kjo të zgjidhet, ju mund të bëni plane emocionuese.

    Binjakët

    Është e vështirë të kapërceni një tradhëti. As qëndrimi në vuajtje të vazhdueshme nuk do t`ju ndihmojë. Duhet të ndërtoni një jetë të re. Kur jeta ju sjell limona, bëjini limonatë. Mendoni të zhvendoseni në një vend ku perspektivat tuaja të karrierës do të jenë më të mira. Familja është një burim i madh ngushëllimi. Një i afërm bujar do t’ju japë hua paratë që ju duhen për të blerë një shtëpi ose për të filluar një biznes. Ky shënon një kthim emocionues në jetën tuaj. Festoni.

    Gaforrja

    Ju jeni bërë më të pavarur. Ndonjëherë, kjo situatë ju trishton. Ju doni komoditet për një partner të besuar. Është e frikshme të marrësh vendime vetëm. Nga ana tjetër, është çliruese t`u besosh instinktet të tua dhe të bësh atë që mendon se është e drejtë. Jeta juaj e tanishme është një përzierje e mirë e punës dhe kënaqësisë. Është e mrekullueshme që të keni një punë që ju pëlqen. Mos u befasoni kur të dërgoheni në një udhëtim joshës për punë.

    Luani

    Dikush po ndërhyn në punët tuaja personale dhe ju nuk mund ta pranoni këtë. Është koha për të vendosur disa kufij të shëndetshëm. Nëse kt dëmtues vazhdon të pushtojë privatësinë tuaj, paraqitni një raport zyrtar ku mund të ankoheni ose ndërpritini marrëdhëniet. Do të çliroheni. Largimi nga një situatë e vështirë rrit energjinë tuaj. Dëgjoni intuitën. Ajo e di se çfarë është më e mira për ju.

    Virgjëresha

    Një njeri në pushtet ka abuzuar me ju duke ju thënë herë një gjë, e herë një tjetër. Nuk mund t’i besosh më. Përballuni me këtë të vërtetë të dhimbshme. Tani që e keni të qartë, mund të lëvizni drejt një situate më të mirë. Merrni pak çaste për të imagjinuar një takim pasionant, marrje e një çmimi ose një llotarie. Kur të dilni nga ëndrrat dhe t`i ktheheni realitetit do ndiheni më mirë.

    Peshorja

    Një mosmarrëveshje në punë është shumë tronditëse. Ju jeni lodhur duke qenë mes dy palëve që luftojnë. Kur lindin situata të tilla, është e rëndësishme që të shmangni stresin. Bëni gjimnastikë ose merruni me art. Do ndiheni më mirë. Pas takimit me një shok klase të vjetër ose me partnerin romantik, do të bëheni më të vendosur për të lëvizur drejt një fati tjetër. Nëse kjo do të thotë gjetja e një pune më të mirë ose zhvendosja në një lagje më atraktive, ashtu qoftë.

    Akrepi

    Mbingarkesa me ushqim dhe pije do t`ju sjellë probleme. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar. Hani një meze të lehtë para se të shkoni dhe të kufizoni alkoolin. Pas një periudhe të vështirë, do filloni të ndjeheni më mirë. Ji i butë me veten dhe jepi shpërblime të shpeshta. Një ditë, do të gjesh gëzimin që meriton.

    Shigjetari

    Refuzimi për të lëvizur do t`ju sjellë më shumë dëm sesa dobi. Ju nuk mund të kontrolloni sjelljen e askujt tjetër. Nëse dikush nuk dëshiron të jetë ose të punojë me ju, pranoni vendimet e këtij njeriu. Ushqehuni shëndetshëm, bëni ushtrime, flini dhe lërini punët për pak më vonë.

    Bricjapi

    Ju jeni të lodhur nga përpjekja për të bindur dikë që mënyra juaj është më e mira. Largohuni nga temë. Lëreni të mendojë ç`të dojë. Jepini vetes një mundësi për të zhvilluar më tej idetë tuaja. Mos diskutoni me cinikët dhe kritikët. Bashkohuni online me një grup që ndan të njëjtat bindje, shije dhe prioritete me ju. Gjetja e mbështetjes do t’ju bëjë më të sigurt.

    Ujori

    Megjithëse keni një të kaluar të lumtur, kjo nuk do të thotë që jeta do jetë gjithmonë kështu. Përkundrazi, shumë gjëra emocionuese janë të destinuara të shpalosen. Një tërheqje magnetike ju bën të ndiheni sikur jeni duke ecur në ajër.

    Peshqit

    Jeni të zhgënjyer nga një partner. Para se të ndërprisni këtë marrëdhënie, mendoni përse jeni zhgënjyer. A janë pritshmëritë tuaja realiste? A e keni bërë bashkëshortin tuaj përgjegjës për lumturinë tuaj? Rivendosni kontrollin mbi jetën tuaj. Kur nuk ndiheni të adhuruar, bëni diçka të mirë për veten tuaj. Shkoni në spa, blini rrobat e reja.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.