Aktualitet

Horoskopi për datën 6 gusht nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e diel, 6 gusht 2017.

Dashi

Të qenit pragmatik më tepër se duhet, mund t’ju lëndojë ndjenjat. Zgjidhja më e lehtë nuk është gjithmonë më e mira. Bën kujdes me një koleg sensitiv dhe me çështjet morale. Nëse po kërkonit një punë, mos pranoni ofertën e parë që do t’ju vijë. Të punoni për një kompani me probleme etike nuk është e mirë. Gjëja e fundit që doni, është të implikoheni në çështje të dyshimta biznesi.

Demi

Ndershmëria juaj e lartë mund të lëndojë ndjenjat e dikujt. Praktikoni taktin me dikë që është shumë sensitiv ndaj opinionit publik. Pak kurajo nga ana juaj, do të përmirëosjë egon e tij. Në vend që të shqetësoheni për marrjen e një rrisku, do t’ju pëlqejë  të eksploroni në një territor të ri. Mund të mos ia dilni, por opinioni juaj do t’ju bëjë më të afërt me këtë person. Me kurajën tuaj, ai do të bëhet i vetëmjaftueshëm dhe nuk do të jetë më viktimë e pasigurisë.

Binjakët

Mos u ngatërroni në një muhabet që nuk është puna juaj. Respektimi i privatësisë së tjetrit është mënyra më e mirë për t’i fituar besimin. Është e vështirë për të kuptuar një person me shumë sekrete. Kjo sepse jeta juaj është një libër i hapur. Megjithatë, miqtë tuaj mund të kenë pasur një të kaluar të dhimbshme. Duke i pyetur ata për kujtimet e tyre, mund t’u shkaktoni lëndim. Kur kuptoni që keni rezistencë nga ana e tyre, bëni një tërheqjes strategjike. Jini të durueshëm dhe respektoni kufijtë.

Gaforrja

Është koha të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me dashurinë. Nëse nuk jeni të lumtur me mënyrën si ju trajton partneri, shikoni një person tjetër. Nuk keni pse të jeni zgjedhja e dytë e dikujt. Jeni në një marrëdhënie serioze? Shpenzoni më pak kohë në punë dhe kushtojini më shumë vëmendje dashuris së suaj. Një fundjavë romantike do t’ju ndihmonte të forconit lidhjen me njëri-tjetrin. Flisni edhe për të ardhmen tuaj.

Luani

Derdhja e gjithë energjive në punë, po e bën jetën tuaj shumë të vështirë. Është koha të organizoni një axhendë të kënaqshme. Është koha e duhur për të ndërmarrë një kurs të avancuar ose për të studiuar me një artist të respektuar. Nëse keni qenë të papuna, mendoni të hapni një licensë për të përmirësuar aspektet e punës. Në vend që të firmosni çdo marrëveshje që ju del përrpara, bëhuni më selektiv.

Virgjëresha

Rezistojini tundimit për t’u mburrur për arritjet tuaja. Të tjerët e kuptojnë që ju jeni të talentuar. Vazhdoni të punoni shumë dhe të ndërtoni marrëdhënie të mira me kolegët. Një zyrtar, shef ose menaxher i cili vlerëson qëndrimet dhe qasjet tuaja do t’ju ofrojë një mundësi të madhe promovini. Do të pozicionoheni në një vend të mirë pune dhe të bëni udhëtimet e dëshiruara.

Peshorja

Posesitviteti i tepërt do të dëmtojë marrëdhënien tuaj. Kini besim tek partneri juaj. Jeni single? Mjaft kërkuat për partnerin e përrallave. Fokusohuni tek miqësitë e reja. Nëse do të gjeni potencialin romantik tek dikush, ai do të rrjedhë natyrshëm. Deri atëherë shijoni shoqërinë me njëri tjetrin.

Akrepi

Zakonisht, fuqitë tuaja të përqëndrimit janë shumë të forta, por momentalisht jeni në siklet. Do të jetë pak e vështirë të respektoni një afat pa ndërprerje. Nëse doni të shmangni telashet, organizoni një axhendë dhe një hapësirë privatësie ku mund të punoni rehat.  Mbani larg telefonin dhe mediat sociale. Mos u vini në panik, sepse do të keni fryte të mira pune falë këtij presioni.

Shigjetari

Sa më shpejt t’i pranoni ndryshimet, aq më të lumtur do të jeni. Edhe pse jeni i lidhur me mënyrat tradicionale të të bërit të gjërave, duhet të ndryshoni këtë rrugë dhe të adaptoni një regjim më të shëndetshëm pune. Do t’i shihni shumë shpejt benefitet e këtij stili të jetuari. Mos u surprizoni kur t’ju duket aq e thjeshtë mundësia për të ndjekur aktivitetet për të cilat keni pasur gjithmonë interes.

Bricjapi

Pastrimi i rrëmujës do t’ju bëjë të merrni frymë lirshëm. Në vend që të qëndroni në kaos, ndaloni së bëri çdo gjë dhe futjuni punës për të sistemuar ambientin. Gjërat që nuk i përdorni shumë shpesh vendosini nëpër rafte dhe kabinete. Në këtë mënyrë do të punoni më lirshëm dhe do të keni mundësi të mendoni më qartë. Ambienti përreth reflekton dhe punën tonë.

Ujori

Ta fshihni kokën në rërë thjesht do ta bënte situatën më keq. Është e rëndësishme të konfrontoheni  me dikë, sjellja e të cilit po e bën punën tuaj të vështirë. Duke ia bërë gjërat të qarta, do ta bëni nervoz. Ju e urreni të përfshiheni në debate të tilla, por kur këto gjëra ndodhin, produktiviteti juaj fillon të shterojë, prandaj është e mira të sqaroni gjërat.

Peshqit

Rebelimi kundrejt autoritetit të dikujt do t’ju ekspozojë para një rreziku. Më mirë ecni me plan, sidomos për hir të njerëzve vulnerabël në grup. Disa anëtarë të komunitetit janë të besueshëm. Ju mund të ndërtoni një alternativë  të mirë së bashku. Jini të durueshëm dhe mos u ankoni. Ju nuk doni të tërhqini vëmendjen e njerëzve që ua bëjnë jetën tuaj të vështirë.