• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 5 tetor nga Russell Grant


    Dashi

    Të qenit agjent do të rritë shumë të ardhurat. Ju punoni shpejt dhe me efikasitet. Fitimi i një rroge bazë do t`ju krijojë gjendje të qëndrueshme ekonomike. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të blerë ca gjëra. Njerëzit do të fillojnë t`ju trajtojnë si ekspert në fushën tuaj. Do keni shumë porosi.

    Demi

    Disa njerëzve u duken qëndrimet tuaja tronditëse. S`ka asnjë problem. Është më mirë të jeni origjinal sesa i parashikueshëm. Nëse keni dëshirë të ndryshoni pamjen tuaj, bëjeni. Dikush që po kalon një sfidë personale admiron guximin tuaj. Ky njeri do t`ju trajtojë si mentor. Jepini mikut tuaj mbështetjen dhe inkurajimin që dëshiron. Fale jush ai do kuptojë potencialin e tij.

    Binjakët

    Dëshironi të çliroheni nga kufizimet shoqërore. Ky është shansi juaj për ta bërë këtë. Filloni një stil jetese të pazakontë për t`ju ndjerë çlirimtar. Nëse dëshironi të jetoni ndryshe gat ë tjerët, bëjeni. Do të merrni një fond financiar. Investojini me kujdes këto para.

    Gaforrja

    Qëllimet e pazakonta ju veçojnë nga turma. Të afërmit dhe fqinjët tuaj ju shohin si njeri të çuditshëm. Është shumë më e dobishme të dalloni nga turma. Vazhdoni të ndiqni shkëlqimin tuaj. Një partneritet i fortë ju jep guximin të filloni biznesin tuaj. Çdo sipërmarrje që përfshin pronat, ose vlerësimin e objekteve antike do të jetë fitimprurëse. Falë mbështetjes së partnerit tuaj, do të keni sukses në çdo fushë.

    Luani

    Do të arrini suksesin në karrierë në mënyra të pazakonta. Në vend që të përpiqeni të ndiqni një model të parashikueshëm, provoni diçka rrënjësisht të ndryshme. Sekreti i suksesit tuaj është ndjekja e çdo detaji të vogël. Duke nxjerrë një produkt ose shërbim të përsosur, do fitoni më shumë para. Nëse jeni duke kërkuar punë, do gjeni një të re. Përvetësimi i aftësive të vlefshme do garantojë siguri afatgjatë në punë. Sa herë që t`ju vijë një mundësi për të marrë pjesë në një seancë trajnimi, duhet të shkoni.

    Virgjëresha

    Do t’ju kërkohet të udhëtoni. Megjithëse e urreni ta largoni veten nga një rutinë, ky udhëtim do jetë interesant, emocionues dhe i mirë për ju. Do të hasni disa mundësi të pazakonta për të zgjeruar ndikimin tuaj. Të jetuarit jashtë shtetit do t`ju sjellë dashurinë. Do të takoni dikë që ju bën t`ju rrahë zemra fort. Ky tranzicion do të përmirësojë gjithashtu cilësinë e jetës tuaj. Përqafoni ndryshimin. Rrethanat tuaja aktuale janë të këndshme, por kufizuese. Është koha për të bërë ndryshime.

    Peshorja

    Një marrëdhënie është burim i madh i kënaqësisë. Kënaqeni duke qenë me dikë që është i ndryshëm nga ju në çdo mënyrë. Ju pëlqen edhe të debatoni me këtë njeri. Një konflikt i vogël është i mirë për ju. Nëse jeni beqar, jini të hapur për të filluar një romancë me dikë nga një brez tjetër. Partneri juaj do t’ju japë një mënyrë të re vlerësimi për çdo gjë. Ky njeri do stimulojë dhe mbështesë krijimtarinë tuaj.

    Akrepi

    Një partneritet do të formohet mjaft papritur. Bashkimi i forcave me dikë që është i durueshëm, praktik dhe me humor është ajo që keni dashur gjithmonë. Jeni lodhur me njerëzit që jeni marrë deri tani. Të keni dikë mbi të cilin mund të mbështeteni do t`ju bëjë mirë. Ndjekja e një kursi do të përmirësojë perspektivën tuaj profesionale. Do të duhet t`i lini në pritje disa aktivitete shoqërore ndërkohë që  studioni për një provim. Mos u shqetësoni. Miqtë tuaj do të jenë në gatishmëri për të festuar kur të ketë mbaruar provimi.

    Shigjetari

    Puna vetëm do e bëjë imagjinatën tuaj të rrjedhë lirshëm. Edhe pse kënaqeni me shoqërinë e kolegëve, ata ndonjëherë mund të kufizojnë mendimin tuaj. Gjeni një vend të qetë dhe privat ku mund të punoni dhe të krijoni diçka të re. Planifikimi financiar do t’i hapë rrugën një pensioni të rehatshëm. Vendosja e  një përqindjeje të pagës tuaj në kursime do t’ju vendosë në një pozitë shumë të fortë. Në vend që të punoni për të fituar paratë tuaja, bëjini paratë tuaja të punojnë për ju.

    Bricjapi

    Dikush do të rrëfejë që ju pëlqen. Kjo vjen si një surprizë. Jepjani një shans. Ju do të keni një kohë të mirë për një udhëtim. Jini të hapur për të papriturat. Do t’ju ofrohet një pozicion udhëheqës. Pranojeni këtë rol, pasi do të sjellë vetëm të mira për ju. Do vendosni rend në mes të kaosit. Falë jush, një kompani do të gjenerojë fitime të forta. Bisedoni për të marrë një përqindje të këtyre fitimeve.

    Ujori

    Jeni gati të shkëputeni nga një traditë familjare. Vendimi do të ndryshojë rrënjësisht rrjedhën e jetës tuaj private. Në vend që të jetoni në vendin ku jeni rritur, do të zhvendoseni në një zonë që ofron një mënyrë jetese krejtësisht të ndryshme. Të shpenzoni më shumë kohë private do të jetë shpërblyese. Nuk ka rëndësi nëse po ndërtoni një faqe në internet, apo po krijoni muzikë.

    Peshqit

    Do të krijoni ritualin tuaj. Mos kini frikë t`u ktheni shpinën vlerave me të cilat jeni rritur. Tani që jeni më të rritur, mund të zhvilloni grupin tuaj të parimeve. Një marrëdhënie me një të afërm ose fqinj ju jep kurajo. Falë këtij miku, do të keni mundësinë të shpreheni më lirshëm.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]