• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 5 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Disiplina dhe puna e palodhur po ju shlyhet. Një rritje rroge, ose ngritje në detyrë do t’ju jepet. Nëse keni biznesin tuaj, do të merrni një çmim nga komuniteti për ndikimin tuaj pozitiv. Është shumë motivuese kur ju njihen arritjet. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të marrë përsipër një staf të ri. Gjetja e një asistenti që është efikas, miqësor dhe komunikues do të jetë e lehtë. Do ta kuptoni menjëherë që keni gjetur personin e duhur.

    Demi

    Fitimi i njohurive prej eksperti është një punë që e dashuroni. Ju kënaqeni duke u zhytur në studimet tuaja, duke bërë kërkime për orë të tëra në fund. Një instruktor do t’ju ofrojë një punë si ndihmësi i tij. Ky pozicion është ideal për dikë që ka aftësitë tuaja organizative. Dikush do të rrëfejë që ju pëlqen. Kjo do vijë si një surprizë e lezetshme. Nëse jeni beqare, shkoni në disa takime. Do të keni shumë për të diskutuar, falë një dashurie të përbashkët për artin, kulturën dhe muzikën. Organizohuni për të shkuar në një koncert së bashku.

    Binjakëve

    Besojini dikujt me vlera të mira me një punë të rëndësishme. Ai mund të mos jenë punëtori më i shpejtë ose më i efektshëm, por do të jetë i besueshëm dhe i sinqertë. Këto cilësi vlejnë më shumë se çdo gjë. Ky është një moment i mirë për të bërë punët e shtëpisë. Rregulloni bodrumin, lani disa rroba dhe pastroni. Nëse ka kaluar shumë kohë që kur keni bërë pazar ushqimesh, bëni një listë të gjithçkaje që ju nevojitet.

    Gaforrja

    Një marrëdhënie e ngushtë ju jep siguri. Kur partneri është në anën tuaj, jeni në gjendje të përballeni me çdo sfidë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të ndjekur një ëndërr. Koha më e mirë për të ndjekur atë që dëshironi është kur ndjeheni të sigurt. Ka mundësi të bëni një udhëtim interesant. Pas udhëtimit, krijimtaria juaj do të rritet. Mbani një fletore për të shënuar idetë.

    Luani

    Jeni të vendosur të shijoni shëndetin e mirë që keni. Forcimi i sistemit tuaj imunitar është më i lehtë nga sa mendonit. Është thjesht çështje disipline. Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm, ushtrimet e rregullta dhe gjumi duhen bërë siç duhet. Bisedimet për ngritje në detyrë këshillohen të bëhen. Kur të paguheni për atë që meritoni, do të jeni shumë më të lumtur në punë. Do të prodhoni punë të jashtëzakonshme.

    Virgjëresha

    Këshillohet zhvillimi i talentit tuaj. Ndaloni së i thëni vetes se është joserioze të pikturosh, të shkruash ose të luash muzikë. Impulset artistike duhet të respektohen. Puna me një mësues të talentuar do të jetë shpërblyese. Ju duhet ta lini mënjanë egon tuaj për t`u përmirësuar. Njerëzit e pëlqejnë sharmin tuaj. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të aplikuar për një kredi, për të kërkuar një nder ose për të fituar një kontratë. Do të përfshiheni në disa negociata.

    Peshorja

    Jepini të dashurit tuaj një vend të sigurt për të diskutuar shpresat, ëndrrat dhe frikën. Duhet të ndihen të lirë të ndajnë shqetësimet me ju. Kjo është arsyeja pse shtëpia juaj është strehë e ngrohtë. Kalimi i kohës larg nga publiku është i dobishëm. Edhe pse i doni festat, energjia juaj është e ulët. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të rimarrë fuqitë me aktivitete çlodhëse. Përpiquni të lexoni ose dëgjoni muzikë qetësuese.

    Akrepi

    Keni një mundësi për të zgjeruar aftësitë tuaja profesionale. Ndjekja e një kursi do t`ju shpërblehet. Pasi të mësoni se si të përdorni një program kompjuterik ose një makineri të rëndë, do të merrni disa detyra fitimprurëse. Së shpejti, do të keni mundësinë të hiqni dorë nga puna që keni. Dilni dhe kënaquni me grupin tuaj të preferuar. Do të merrni disa rekomandime të shkëlqyera për libra nga një mik, të cilin nuk e keni parë në një kohë të gjatë.

    Shigjetari

    Ulja në një punë të qëndrueshme ju bën të merrni frymë me një psherëtimë. Normalisht, ju preferoni të bëni punë të pavarur. Të qëndruarit i lidhur pas një tavoline ju shqetëson. Kohët e fundit është bërë e nevojshme të keni të ardhura të rregullta. Pasi të kurseni para, mund të largoheni. Ju kënaqeni duke dhënë informacion të dobishëm për njerëzit. Është gjithashtu e këndshme të punoni me një larmi klientësh.

    Bricjapi

    Përmbushja e gjithë kënaqësive tuaja është një burim krenarie. Ju keni punuar gjatë dhe shumë për të arritur në këtë pozicion. Disa njerëz janë xhelozë për lirinë tuaj dhe ju ngacmojnë për këtë. Injorojeni qëndrimin e tyre tallës. Ju keni të drejtë të merrni kohë pushimi dhe të kënaqeni në luks. Një udhëtim jashtë shtetit është rrugës. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme duke eksploruar një qytet historik.

    Ujori

    Vetëm se keni kryer një lloj pune të caktuar në të kaluarën nuk do të thotë që gjithmonë do të qëndroni në këtë fushë. Kalimi në një industri rrënjësisht të ndryshme do të jetë çliruese. Puna për një organizatë bamirëse ose humanitare do të jetë veçanërisht e dobishme. Krijimi i një buxheti do t’ju lejojë të paguani borxhet tuaja shumë më shpejt se sa prisnit. Duke praktikuar vetëpërmbajtjen, do t’i dhuroni vetes pavarësinë financiare. Do flini më mirë. Më e mira nga të gjitha, do të keni mundësinë të zgjidhni detyrat që dëshironi të bëni.

    Peshqit

    Bashkohuni me një organizatë profesionale. Një introvert si ju mund të përfitojë nga zgjerimi i kontakteve në karrierë. Një ekspert i moshuar do t’ju bëjë krahun e tij të djathtë. Do të punoni shumë për të hyrë në zemrën e tij. Jeta juaj e dashurisë po shkon shumë mirë. Mos u habitni kur partneri të marrë një lajm të mrekullueshëm për punën. Gjetja e një pune të qëndrueshme do ta bëjë jetën më të rehatshme për ju të dy. Dilni dhe festoni në një darkë me shandanë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690