HOROSKOP

Horoskopi për datën 5 shkurt 2017 nga Russell Grant

Horoskopi për datën 5 shkurt 2017 nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur britanik dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit të habisin me vërtetësinë e tyre.

Dashi

Është e rëndësishme të merrni përgjegjësi për fjalët tuaja. Nëse akuzoni një person të pafajshëm për bërjen e diçkaj që nuk e kanë bërë, kërkojini një falje të sinqertë dhe publike. Keni dhënë informacion që më pas është vërtetuar se nuk ka qenë i saktë? Merrni përgjegjësi për këtë. Kur thoni diçka që lëndon në inat e sipër, më pas kërkoni falje. Njerëzit e zgjuar i pranojnë gabimet e veta.

Demi

Jini të vëmendshëm që të mos keqdrejtoheni nga një organizatë. Për të gjetur fakte, kontrolloni në burime të respektueshme. Armatoseni veten me informacion të saktë dhe kjo do t’iu mbajë larg manipulatorëve. Njerëzit kanë shumë dëshirë t’ju kenë në skuadrën e tyre, sepse ju keni reputacionin e të qenit racional dhe që udhëhiqeni nga arsyeja.

Binjakët

Është e rëndësishme të keni pritje realiste për përgjegjësitë tuaja profesionale. Kur punëdhënësi ju kërkon të freskoni dhe përditësoni aftësitë tuaja është e zgjuar të bëni kështu. Por nëse bëni punë që janë përtej asaj që që është parashikuar të bëni është shumë e arsyeshme të kërkoni rritje page për më tepër punë. Çelësi për një punë të suksesshme është të mbeteni i qetë dhe logjik.

Gaforrja

Jini realist për çfarë keni nevojë për të ecur përpara. Është shumë në rregull të keni ëndrra fisnike. Të prisni për një engjëll mbrojtës që t’ju shpëtojë do të humbisni kohë të çmuar. Bëni një listë me dhjetë gjëra që mund të bëni për të shkuar më afër qëllimit. Këta hapa mund të përfshijnë gjëra të vogla si leximi i një manuali instruksioni dhe deri te aplikimi në universitet.

Luani

Kur vjen fjala te paratë, ju jeni skrupulozisht të ndershëm. Nëse një praktikë biznesni nuk po funksionon ose nuk po bëni para mjaftueshëm, bëni disa ndryshime. Bëjini njerëzit të ndjehen rehat dhe vlerësoni sugjerimet e tyre, në vend që të fiksoheni pas një stili të veçantë pune.

Virgjëresha

Nuk jeni në gjendje të mbroni një njeri të dashur nga një sjellje vetëshkatërruese. Edhe pse jeni të shqetësuar për mirëqenien e tyre keni diçka më të rëndësishme për të bërë. Një mundësi emocionuese për karrierë është mirë të përqafohet. Derdheni gjithë energjinë në këtë perspektivë profesionale.

Peshorja

Nuk po punoni në mënyrë aq efiçente si zakonisht. Është e vështirë të qëndroni të fokusuar kur ka aq shumë gjëra, që ju shpërqendrojnë në jetën personale. Një romancë shqetësuese po ju thanë energjinë që ju duhet. Pyesni veten nëse doni të qëndroni me këtë person. Kur ju bëni një betim ndaj dikujt është serioz. Kërkoni prej tyre respektin që ju i jepni çdo ditë.

Akrepi

Të sakrifikoni besimet tuaja për të fituar zemrën e dikujt që është seksi është gabim. Në vend që të përpiqeni të përshtasni një imazh, pyesni veten nëse doni të jeni me dikë, që i jep kaq shumë rëndësi statusit dhe stilit. Ju jeni një person shumë kompleks dhe me shumë interesa.

Shigjetari

Të afërmit po përpiqen të ndërhyjnë në jetën tuaj private. Ata kanë një besim të gabuar sikur problem juaj është i tyri. Është koha të stabilizoni disa kufinj të shëndetshëm. Ju keni respekt të madh për të afërmit, por ata kanë nevoja të ndryshme. Nuk ka arsye që të përshtasni një stil jete që nuk ka kuptim për ju. Bëni jetën që doni dhe mos kërkoni falje.

Bricjapi

Të jeni i paqartë do t’i bëjë njerëzit dyshues. Nëse ju pyesin për diçka dhe nuk jeni të sigurt për përgjigjen, jini të ndershëm. Kërkoni dhe përgjigjuni në mënyrë të sigurtë. Rezistojini joshjes për të sheqerosur të vërtetën.

Ujori

Ju punoni shumë për paratë tuaja. Sigurojini ato në bankë, ku e kanë vendin. Nëse kërkoni mënyra se si t’i rrisni të ardhurat tuaja mendoni si të shisni punën tuaj krijuese. Sekreti i suksesit tuaj është të keni një llojshmëri të mirash për të kënaqur shijet e ndryshme të njerëzve.

Peshqit

Ju i bazoni shumicën e vendimeve tuaja në intuitën tuaj. Zgjuarsia konvencionale nuk zë shumë vend te ju. Kjo bën që njerëzit t’ju akuzojnë si jopraktikë. Përpiquni të mos zemëroheni kur të tjerët t’ju thonë se ecni me kokën sipër resh. Ndiqni instinktet tuaja.