• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 5 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Një dëshirë për siguri personale do t’ju bëjë të bëni përmirësime në shtëpinë tuaj. Nëse nuk zotëroni vendin tuaj, do të frymëzoheni për të blerë një. Mos u shqetësoni nëse kjo ëndërr është aktualisht larg arritjes. Do ta arrini këtë qëllim përmes këmbënguljes. Megjithëse jeni i pavarur, keni nevojë për komoditetin e jetës familjare. Hedhja e themeleve është një nga gjërat më të mira që mund të bëni ndonjëherë.

    Demi

    Një ide ka qenë në fazën e planifikimit për një kohë të gjatë. Ju jeni gati për ta vënë këtë ide në lëvizje. Mos u brengosni për financimin, publicitetin dhe forma të tjera të mbështetjes praktike. Energjia dhe entuziazmi juaj fitojnë besim. Ju keni ide të mrekullueshme për të ndarë. Mbani një ditar, bëni fotografi ose shpikni disa receta.

    Binjakët

    Kjo është një kohë e mrekullueshme për të marrë një hua. Mundësia për të drejtuar një biznes nga shtëpia juaj është tërheqëse. Ju jeni lodhur duke shpenzuar shumicën e jetës tuaj nëpër zyra. Një i afërm do t’ju japë një dhuratë bujare. Pranojeni me mirënjohje. Në vend që të mbani këtë thesar për raste të veçanta, përdoreni atë rregullisht.

    Gaforrja

    Ju jeni lodhur duke dëgjuar me durim edhe ata që s`janë të talentuar. Është koha për të ngritur zërin e për të treguar idetë tuaja. Njerëzit do të befasohen kur të shikojnë këtë anë të fortë të karakterit tuaj. Zemra dhe mendja juaj punojnë në harmoni të përsosur. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të marrë një vendim të rëndësishëm.

    Luani

    Mbajini dëshirat tuaja të fshehta tani për tani. Gjëja e fundit që dëshironi është të dekurajoheni në fazat e hershme të kësaj sipërmarrjeje. Kur t`i keni vënë gjërat në terezi, atëherë mund të flisni. Hyrja në një shkollë apo kurs ekstra do të përmirësojë perspektivat tuaja profesionale. Investojini këto para në karrierën tuaj.

    Virgjëresha

    Ju pëlqen mbledhja e parave për një qëllim të caktuar. Falë përpjekjeve tuaja, organizata do të jetë në gjendje të blejë pajisje dhe furnizime shumë të nevojshme. Koha e shpenzuar me miqtë ju bën të ndiheni më mirë. Ju e ndërtoni identitetin tuaj rreth asaj që bëni dhe jo rreth asaj që jeni.

    Peshorja

    Ju keni mundësinë për të arritur sukses të jashtëzakonshëm profesional. Ndjekja e një pune artistike do të jetë stimuluese. Ju nuk jeni i sigurt nëse jeni të kualifikuar për këtë pozicion, por mos u dorëzoni. Do të merrni një ofertë për shkak të energjisë dhe entuziazmit tuaj. Edhe nëse nuk jeni të interesuar të keni një karrierë në këtë fushë, jeni yll në fusha të tjera. Familja juaj ju adhuron, fqinjët ju vlerësojnë dhe miqtë po e po. Kjo për shkak se ju shpërndani pozitivitet tek të gjithë.

    Akrepi

    Promovimi i një kauze sociale ju jep një dimension të ri për jetën. Është e mrekullueshme të ndriçoni në qoshet e errëta të botës. Merrni kënaqësi kur njerëzit ndajnë shqetësimet me ju. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni. Një shans për të bërë një udhëtim në distancë të largët do të bjerë në prehër.

    Shigjetari

    Është koha për të kënaqur anën tuaj sensuale. Nëse kjo do të thotë të kaloni kohën të mbyllur në krahët e partnerit tuaj ose të shijoni një trajtim në spa pak rëndësi ka. Çështja kryesore është të lësh mënjanë punën për hir të kënaqësisë. Jeta është më shumë se sa bërja e parave. Përdorini ca para ekstra që do t`ju vijnë për të bërë riparime në shtëpi.

    Bricjapi

    Miku juaj më i mirë ose partneri romantik është lodhur duke jetuar në hijen tuaj. Promovoni aftësitë e tij. Ky do të jetë një ndryshim i mirëpritur. Jeni nën presion për të nënshkruar një kontratë. Nuk ka asnjë arsye për të mos nënshkruar. Kjo marrëveshje do t’ju lejojë të bëni biznes më shpejt dhe më lehtë nga sa mendonit.

    Ujori

    Nuk keni asnjë tolerancë për përtacinë e kolegëve. Në vend që të jeni të preokupuar me performancën e tyre, përqendrohuni në tuajën. Ju jeni produktiv dhe efikas ndaj punëdhënësi do t’ju shpërblejë. Mund t`ju bëjë edhe aksioner. Shëndeti juaj mendor dhe fizik lidhet ngushtë. Kur ndiheni i trishtuar, ose i lodhur bëni një shëtitje të shpejtë. Bëni not. Do ndiheni më mirë duke lëvizur.

    Peshqit

    Njerëzit janë të magjepsur nga mënyra se si mund t’i çoni në botën magjike. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni me dikë që e admiron talentin tuaj. Një udhëtim i shkurtër është rrugës. Ky udhëtim do t`ju bëjë më kreativë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.