• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 5 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Sjellja e ftohtë do ta largojë një lidhje romantike nga rruga juaj. Nëse doni të fitoni zemrën e tij, duhet t`i tregoni se e pëlqeni. Një mundësi e papritur për të marrë ca para do t`ju vijë. Mësoni një program kompjuteri ose përdorimin e një pajisjeje të ndërlikuar. Të ardhurat do të rriten në mënyrë të ndjeshme me pas.

    Demi

    Mos u fikso shumë pas atij që do. Lejojeni të arrijë edhe qëllimet që i ka vënë vetes. Duke treguar besim, do i bëni mirë. Nëse ndiheni i vetmuar, zhytuni në një hobi. Kjo gjë ju entuziazmon gjithmonë. Ndryshoni pamjen tuaj dhe do ndjeheni shumë më mirë. Ky është një kohë e shkëlqyer për t`u marrë me veten, për të ndryshuar stilin e flokëve. Do kënaqeni me rezultatin.

    Binjakët

    Kjo nuk është koha e duhur për të shpenzuar shumë. Mbajini mirë paratë tuaja që me vështirësi i keni kursyer. Ca kursime do t`ju japin më shumë liri. Kjo do t’ju lejojë të zgjidhni ju se ku doni të punoni. Jeni shumë social, por ndonjëherë duhet të rrini edhe vetëm. Kthejeni vëmendjen tuaj nga brenda për përgjigjet që kërkoni. Drejtohuni nga intuita, jo nga logjika.

    Gaforrja

    Në vend që të vëzhgoni gjithçka që po shkon keq, llogaritni bekimet tuaja. Gjithnjë e më shumë të mira do t`ju vijnë. Bashkimi në një grup të ri do të jetë stimulues. Ju jeni më tradicional nga pjesa tjetër e grupit. Së bashku, do të krijoni një sistem që ka më shumë vlerë për ditët e sotme.

    Luani

    Rezistojini tundimit për të futur hundën aty ku nuk ju përket. Respektimi i intimitetit të dikujt do t’i hapë rrugën marrëdhënies së ngushtë që ju dëshironi. Ju jeni duke u marrë me dikë që është lënduar. Do të duhet kohë për të fituar besimin e tij. Jini të durueshëm. Jini të gatshëm të aplikoni për një pozicion pune.

    Virgjëresha

    Kur vetëvlerësimi juaj është i ulët, bëni kujdes të veçantë me pamjen. Vishni diçka që të jetë e rehatshme dhe tërheqëse. Nëse jeni të pakënaqur me veshjet tuaja, blini të reja. Kërkojini mendim një Peshoreje me shije. Studimi me vizion do t’ju japë shpresë për të ardhmen.

    Peshorja

    Përmbushni një premtin që e keni lënë pas dore prej kohësh. Ndihmoni dikë që ka nevojë për ndihmë. Ca para të papritura do të vijnë. Përdorini këto para për të kënaqur veten. Një dyshek i ri, ca peshqirë prej gëzofi, një parfum i ri ju mbush me kënaqësi.

    Akrepi

    Është koha për t’u përballur me dikë agresiv. Jeni jashtëzakonisht tolerant ndaj të dashurve, por ekziston një kufi. Shpjegojini me qetësi se nuk do ta toleroni më mosrespektin. Nëse kjo sjellje vazhdon, do të ketë pasoja. Puna me një person shumë të pavarur do të jetë interesante.

    Shigjetari

    Një zë i ngritur më shumë se ç`duhet, ose një koleg po ju lodh nervat. Nuk mund ta ndryshoni sjelljen e këtij njeriu, por qëndrimin tuaj, po. Mos u fiksoni pas pikave të dobëta të këtij njeriu. Në fillim do ta keni të vështirë, por pastaj do mësoheni. Një mundësi interesante punësimi do të vijë përmes një miku. Mos u shqetësoni nëse ju mungon përvoja në këtë fushë. Do ia merrni dorën shpejt.

    Bricjapi

    A jeni lodhur duke qarë? Është koha për të marrë një stimul intelektual. Ndiqni një kurs. Sa më të larmishme interesat tuaja, aq më të lumtur jeni. Jeni bekuar me një talent të jashtëzakonshëm krijues. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të mësuar mbi risitë më të fundit teknike në fushën tuaj të preferuar.

    Ujori

    Dikush po sillet ashpër dhe kjo gjë nuk ju pëlqen. Bëjani të qartë këtij njeriu që nuk doni një lidhje romantike me të. Nëse do doni të bini në dashuri me dikë, duhet ta nisni si mik. Një projekt për rregullimin e shtëpisë do të shkojë më mirë sesa pritej. Ju ndihmon fakti që keni punësuar një profesionist kompetent. Falë ekspertizës dhe vizionit të tij, shtëpia do bëhet më e bukur dhe më e rehatshme.

    Peshqit

    Mos e tregoni gjithçka që dini. Mbajtja e disa sekreteve do t’ju bëjë më misterioz dhe tërheqës. Ju nuk jeni tipi që dëshiron të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Tërheqja nga vëmendja publike nxit imagjinatën tuaj. Dëgjoni intuitën tuaj në lidhje me një transformim personal. Nëse nuk jeni të kënaqur me stilin e jetës tuaj aktuale, duhet të bëni një ndryshim.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post