• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 5 maj nga Russell Grant


    Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e premte, 5 maj 2017.

    Dashi

    S’ka rëndësi sa fakte dhe shifra përdorni për të mbrojtur argumentin tuaj, kolegët përsëri nuk do t’ua marrin parasysh këshillat. Në vend që të përplasni kokën pas murit, drejtojeni vëmendjen drejt një projekti më shpërblyes për ju. Së shpejti do t’ju ofrohet mundësia një pozicion i një profili të lartë. Mblidhni përvojat e punës dhe referencat dhe aplikoni për të. Marrja e përgjegjësive për një çështje delikate do t’ju shpërblehet. Kur ju jepet mundësia të ushtroni pushtetin tuaj, jeni një model për zgjidhjen e problemeve.

    Demi

    Disa njerëz nuk janë të gatshëm të ndryshojnë drejtim. U pëlqen të qëndrojnë në linjën tradicionale. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet. Mund të krijoni një miqësi të bukur me një person të plotësuar. Krenaria e tij është pak e tepërt. Mjaft u përpoqët t’i bindni për vlerat tuaja. Ju meritoni të qëndroni me dikë që adhuron mirëisnë, dhembshurinë dhe bujarinë tuaj. Kushdo që është i verbër ndaj këtyre cilësive, vetëm sa do t’ju mërziste.

    Binjakët

    Lërini të tjerët të dyshojnë. Rreth e rrotull po qarkullojnë thashetheme. Por në fakt, kanë pak bazë reale. Në vend që të zhyteni në histori të tilla,  pyetni për motivet personin që i tregon ato. Ekziston mundësia që keni të bëni me një individ xheloz që dëshiron të ulë reputacionin e një rivali. Mos pranoni të mashtroheni nga fuqia e një manipulatori. Të tjerët do t’ua respektojnë gjykimin dhe do të ndjekin shembullin tuaj. Si rezultat, një viktimë e pafajshme do të mbrohet nga një lëndim.

    Gaforrja

    Qarkullon një e vërtetë e cila sipas jush nuk është bindëse dhe kjo gjë nuk do t’ju pëlqejë. Njerëzit do t’ju akuzojnë se do të prishni shfaqjen e tyre. Në fakt, nuk po përpiqeni t’u prishni punë atyre, por të parandaloni diçka të keqe. Çdokush që ka një peshë mendimi do të kuptojë paraljmërimin tuaj të mençur. Shumë prej kolegëve do t’ju fajësojnë për telashe, por lërini këto ankesa jashtë lëkurës suaj.

    Luani

    Është koha të propozoni një plan alternativ në vend që të shkoni me turmën. Njerëzit kanë tendencë të ndjekin traditën, duke shpresuar që një formulë e vjetër do t’i rezistojë çdo kohe. Mirëpo kjo mënyrë të menduari nuk merr parasysh se ca gjëra lihen jashtë formatit ekzistues. Duke i bërë më të lehta mjetet në dispozicion të të tjerëve, do të kultivoni shumë sukses. Do të duhet pak guxim për të shkuar në një drejtim të ri, por ju keni qenë gjithmonë të zotët.

    Virgjëresha

    Po hezitoni t’i bashkoheni një grupi të madh. Është më e rëndësishme për ju të ndiqni instinktet tuaja në vend që të veproni si pjesë e një ekipi. Zhvillimi i një projekti kreativ privat do t’ju përmbushë. Do t’ju pëlqejë të bëni përmirësime dhe rregullime sipas një metode tuajën. S’ka asgjë të keqe të përdorni teknologjinë për të kursyer kohë ose për të perfeksionuar një teknikë. Tradicionalistët do të tallen me qasjet tuaja ndoshta, por kjo ndodh se janë xhelozë për zgjuarsinë tuaj. Në të vërtetë, do t’i intrigojë shumë mënyra juaj e të menduarit. Patentoni një ide brilante.

    Peshorja

    Tërhiquni nga pikëpamjet e publikut. Jeni lodhur duke u komentuar nga kolegët, rivalët, shefat dhe menaxherët. Në vend që të vazhdoni të udhëtoni në një rrugë konkurruese,  mendoni të bëni një udhëtim që ju shpërblen shpirtërisht. Jeta ka gjëra më të rëndësishme se të bësh para. Ndërkohë që do të kaloni kohë larg rolit tuaj publik, do të kënaqni anën tuaj seksuale. Kënaquni në një banjë aromatike, me një vakt gourmet dhe komunikoni me natyrën.

    Akrepi

    Është e natyrshme të presësh besnikëri nga miqtë, por do të zhgënjeheni. Nëse doni të ecni përpara, duhet të mbështeteni në forcat tuaja. Dikush do të thyejë një premtim ose nuk do t’ju ndihmojë kur jeni në vështirësi. Në vend që të zhyteni në zhgënjim, thërrisni burimet tuaja emocionale. Ju keni forcën të kapërceni këtë pengesë. Duke u fokusuar në qëllimin tuaj, do të arrini të fitoni. Mos u frikësoni nga e folura e vrazhdë e një zyrtari.

    Shigjetari

    Jeni lodhur nga përballja me një pesimist. Tregojini se çmendoni për qëndrimet e tij të zymta. Ju nuk keni perspektivë ta braktisni, edhe pse është i tillë. Ndërkohë që jeni të zënë duke u marrë me oportunitetet tuaja, kolegu juaj do të mbetet i zhgënjyer. Mos u përpiqni ta shpëtoni, disa njerëz janë të lumtur duke qënë të mjerë edhe pse ju e këshilloni të dalë nga kjo rrugë.

    Bricjapi

    Jeni të tunduar për të mbushur një zbrazëti emocionale me një zbavitje shoppingu. Në vend që të zbrazni kartat e kreditit, shikoni burimet tuaja ekzistuese. Gërmoni në dollapin tuaj dhe gjeni një veshje që nuk e keni veshur për një kohë të gjatë. Në vend që të shkoni në kinema, luani ‘mos u nxeh’ me partnerin tuaj. Në vend që të porositni një vakt gurmet, gatuani vetë. Përdorni kursimet për diçka që e vlerësoni, si një pushim relaksues për shembull.

    Ujori

    Ndaloni  së ruajturi sende koti në shtëpi. Mbajtja e tyre nëpër sirtarë e dollape është e tmerrshme. Rregullojini ato dhe hidhini gjërat që s’ju duhen poshtë. Të njëjtën gjë mësoni ta zbatoni edhe në personalitetin tuaj. Mos u merrni me njerëz që s’kanë vlerë për ju. Mos u befasoni kur të tjerët të bëjnë si ju. Kur e trajtoni veten me respekt, statusi juaj social do të ngrihet në qiell.

    Peshqit

    Kujdes nga disa informacione të privilegjuara. Mos i nxirrni. Ruani integritetin tuaj si një person i besueshëm. Këshillat tuaj mund të shpëtojnë një biznes nga falimentimi. Qëllimi për të bërë më të mirën e mundshme për të tjerët, do t’ju shpërblehet.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690