• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 4 tetor nga Russell Grant


    Dashi

    Një marrëdhënie romantike më në fund është bërë e rehatshme. Do të jetë e vështirë për ju dhe partnerin tuaj të mbani duart larg njëri-tjetrit. Shkoni në një udhëtim. Përballuni me dikë që është përpjekur të bllokojë rrugën tuaj. Shpjegojini pozicionin tuaj dhe pyeteni se si mund t`ju mbështesin. Sinqeriteti juaj do t`ia heqë maskën. Ju mund të formoni një aleancë.

    Demi

    Perfeksionizmi do t’ju sjellë telashe. Provoni të sistemoni standardet tuaja, qoftë edhe vetëm për hir të kolegëve. Kur gabimet ndodhin, mund t’i korrigjoni më vonë. Ju jeni gjithmonë më produktivë kur jeni të qetë dhe të lumtur. Ushtrimet do të shtojnë ankthin. Lëvizja e trupit do të stimulojë imagjinatën. Mos u habitni kur t`ju vijnë zgjidhje të shkëlqyera, ndërkohë që bëni një shëtitje apo bëni not. Trupi dhe mendja juaj janë të lidhura fort.

    Binjakët

    Krijimtaria po rrjedh lirshëm. Merruni me një projekt shkrimi, pikture ose muzike. Detyrat e përditshme mund të presin deri nesër. Mos lejoni askënd t`ju hedhë fajin për diçka që jeni i pafajshëm. Normalisht, ju punoni sa për tre. Nëse dikush meriton një pushim, ai jeni ju. Jini të hapur për të mësuar. Një mësues është i gatshëm të tregojë ekspertizën e tij. Të mësuarit se si të pikturoni, të ndërtoni mobilje ose të luani muzikë do t`ju bëjë të ndiheni më mirë. Përgatituni të zbuloni ndonjë talent që nuk e keni ditur se ekzistonte.

    Gaforrja

    Ndjenjat tuaja janë edhe më të forta se kurrë. Në vend që t’i shtypni, shprehini ato. Është koha për t`i teguar vendin dikujt që ju mërzit. Shpjegojini sesi sjellja e tij ka ndikuar tek ju. Së bashku, mund të nisni një fillim të ri. Një ide e shkëlqyer për të fituar para duke punuar nga shtëpia do të vijë kur nuk e prisni. Jini të gatshëm të merrni disa shanse për të realizuar një ëndërr.

    Luani

    Një debat do të çojë më pas në një takim pasionant. Është e vështirë t’i rezistoni sharmit të dikujt që ka një mënyrë të të shprehuri bindës. Nëse jeni në një lidhje, inkurajoni të dashurin të ndjekë një kurs. Bëni një takim pune. Nëse nuk ju pëlqen një propozim, mos hiqni dorë. Thjesht bëni një kundërpropozim tërheqës. Njerëzit do ta vlerësojnë. Ju nuk doni të fitoni luftën. Doni thjesht të bëni një punë më të mirë.

    Virgjëresha

    Do keni mundësinë të blini disa materiale të mira. Puna me materiale cilësore do të përshpejtojë suksesin tuaj. Mos u shqetësoni për shpenzimet shtesë se do t`ju rimbursohen shpejt. Nuk është koha ta sforconi veten. Kushtojini më shumë kohë shëndetit. Ju jeni shumë praktik dhe e doni punën, por jeta ka edhe më shumë se puna. Merrni kohë nga orari juaj i ngarkuar për të shkuar në një muze, ose për të lexuar. Do t`ju bëjë mirë.

    Peshorja

    Ndjekja e ëndrrave ju mbush me lumturi. Hezitimi që keni ndjerë dikur është zhdukur. Jeni gati për të hyrë në rrethin e fituesve. Kur hasni rezistencë, bëni sikur nuk ekziston. Vazhdoni të merreni me biznesin tuaj derisa pengesa të largohet. Njerëzit do t`ju ofrojnë këshilla. Mos i dëgjoni ato që s`ju pëlqejnë, dëgjoni më mirë intuitën tuaj. Ajo ju orienton më mirë.

    Akrepi

    Përfshirja në një intrigë do ju bëjë të ndiheni keq. Mos e fshihni të vërtetën ose mos tregoni gënjeshtra. Sa më i drejtpërdrejtë të jeni, aq më shumë përparim do të bësh drejt një qëllimi. Imagjinata juaj është në momentet më të mira. Gjeni diçka për t`u marrë. Punoni me një libër, për një këngë apo për çdo gjë krijuese. Mos i tregoni askujt për këtë projekt deri sa të përfundojë. Gjëja e fundit që dëshironi është të merrni reagime kritike.

    Shigjetari

    Kontrolloni për të parë a keni versionet më të fundit të të gjitha programeve softuer që përdorni rregullisht. Pajisjet tuaja do të funksionojnë shumë më shpejt kur të keni ato që duhen. Nëse jeni duke përdorur pajisje të vjetra, blini të reja. Ia vlen çdo kosto nëse ju ndihmon të punoni më shpejt. Ndjekja e një ëndrre të përjetshme është ajo që duhet të bëni. Suksesi juaj është i garantuar.

    Bricjapi

    Perspektivat e karrierës suaj po rriten. Një pozicion i ri dhe tërheqës në industrinë tuaj të dëshiruar është pranë jush. Aplikoni për të sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka rëndësi nëse nuk keni punuar ndonjëherë në këtë fushë më parë. Keni aftësinë të mësoni shpejt dhe të përshtateni. Përgatituni për një proces intensiv intervistimi. Jini të hapur për ambicien tuaj. Nuk ka asgjë të keqe nëse doni të jeni në krye. Nëse kjo do të thotë të garosh me njerëz të tjerë të talentuar, ashtu bëni. Shpejt do të dilni fitimtar.

    Ujori

    Mund të përfshiheni në një marrëdhënie në distancë. Ju jeni një person i pavarur. Dhe lidhja në largësi është një mundësi e mirë për ju që doni liri. Mund të keni edhe lidhje të ngushtë pa kufizuar veten. Lëreni dashurinë të rrjedhë. Fitimi i aftësive ekstra do të përmirësojë perspektivat tuaja profesionale. Edhe pse keni njohuri, ju mungon certifikata zyrtare. Regjistrohuni në universitet. Do mësoni dhe do argëtoheni.

    Peshqit

    Përgatitja do të forcojë pozicionin tuaj financiar. Jini të hapur për të punuar me një diplomat të këndshëm. Ai do të jenë në gjendje të çojë përpara interesat tuaja në një mënyrë tërheqëse. Këto kohë jeni më joshës se kurrë. Nëse jeni beqar, dilni dhe krijoni njohje. Mund të takoni dikë special në një butik, galeri apo koncert. Jini të gatshëm të bëni lëvizjen e parë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]