HOROSKOP

Horoskopi për datën 4 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 4 shtator nga Russell Grant

Dashi

Mos e injoroni gjendjen shpirtërore. Nëse ndiheni të trishtuar, të konsumuar ose të hutuar, ndaloni atë që po bëni. Në vend që të përpiqeni të ngushëlloheni duke bërë pazarin ose me një takim romantik, kthejeni vëmendjen tuaj brenda. Kaloni disa momente duke soditur të qetë. Puna me dorë mund të jetë terapeutike. Piqni pak bukë, punoni kopshtin ose punoni mbi një copë druri. Këto detyra do t`ju ndihmojnë të gjeni drejtimin që keni humbur.

Demi

Ju ndjeheni të tjetërsuar nga miqtë. Qëllimet e tyre nuk janë si tuajat. Nuk ka asnjë arsye për t’u ndier keq për dëshirat tuaja unike. Në vend që t'i kërkoni të tjerëve të kenë të njëjtat qëllime me ju, përpiquni të kënaqeni veten. Një projekt krijues do t'ju japë lumturi të madhe. Keni qenë të bekuar me aftësi të jashtëzakonshme artistike. Ushqejini këto impulse. Përfundimisht, njerëzit që admirojnë atë që bëni do shfaqen. Do jeni mirënjohës për lavdërimet që do t`ju bëjnë.

Binjakët

Ju nuk po merrni në punë vlerësimin që prisni. Kjo është shumë shqetësuese. Rezistojini tundimit për ta lënë punën. Është shumë më e lehtë të gjeni një pozicion tjetër, kur jeni ende në një punë. Aplikoni për punë në kompani që janë të njohura për mirë trajtimin e mirë të punonjësve. Do të zini një pozicion fitimprurës. Jo vetëm që do keni pagë më të madhe, por do të kënaqeni edhe me përgjegjësitë tuaja. Të paguheni për ta bërë botën një vend më të mirë do t'ju japë një shkëlqim tërheqës që vështirë t`i rezistohet.

Gaforrja

Nëse doni të fitoni një diplomë të përparuar, duhet të disiplinoheni. Nuk do të jetë e mundur të ruani një jetë aktive shoqërore ndërkohë që jeni duke shkuar në kolegj për të vazhduar më tej edukimin tuaj ose për të fituar aftësi të reja. Në vend që të kaloni mbrëmje të gjata me miqtë tuaj, ju do kaloni mbrëmje të tëra mes librave dhe internetit. Kultivimi i zakoneve të mira të studimit do t'ju ndihmojë të fitoni një bursë. Mbulimi i shpenzimeve të arsimit tuaj do t`ju heqë një stres të madh.

Luani

Është e rëndësishme të mbroni interesat tuaja financiare. Mos i jepni askujt akses mbi llogaritë tuaja bankare. Duhet të kontrolloni të gjitha shpenzimet. Kaloni disa orë në javë duke i kontrolluar të gjitha me detaje. Sistemi juaj i vlerave është i fortë dhe nuk do hiqnit dorë nga vlerat tuaja vetëm për të fituar ca para më shumë. Dikush që përpiqet t'ju përfshijë në një punë jo të ndershme për një shumë të madhe parash, do të fitojë mosrespektim tuaj të përhershëm. Ju thjesht nuk mund t'i besoni një njeriu si ky.

Virgjëresha

Dikush ka nevojë për ndihmën tuaj për t`i mbrojtur interesat. Ju keni një sens të fortë drejtësie. Ju jeni i vetmi që mund t`i tregoni vendin një hileqari. Nuk josheni nga manipulimet e këtij njeriu që shfaqet si karizmat, por veproni drejt dhe me ftohtësi.

Peshorja

Ndjeheni të pafuqishëm kur menaxhoni punët tuaja të përditshme. Ka thjesht shumë punë për të bërë. Delegojini detyrat kur kolegët, familjarët, bashkëpunëtorët. Nuk është e thënë që të punoni sa për tre. Edhe fëmijët e vegjël mund të ndihmojnë. Duke treguar besim në aftësitë e njerëzve të tjerë, ju mund t'i kushtoni më shumë vëmendje interesave tuaja të preferuara. Dëgjimi i muzikës, leximi për kënaqësi dhe piktura do të rikthejë dashurinë tuaj për jetën. Mos ji martir i punës.

Akrepi

Një mik apo i dashur dëshiron që të jeni aty për të 24 orë në shtatë ditë jave. Kjo është e pamundur. Nëse jeni të përfshirë me dikë që ka probleme, sugjeroji që të marrë ndihmë profesionale. Nuk është detyra juaj t’i kuroni të tjerët. Realizimi i një ëndrre ju mbush me krenari. Ju keni punuar gjatë dhe shumë për të arritur në këtë pikë. Në vend që të merrni një sfidë të re, shfrytëzojeni këtë mundësi për të festuar fitoren tuaj. Blijini vetes një dhuratë që do t'ju kujtojë gjithmonë këtë arritje.

Shigjetari

Ju keni pritshmëri jorealiste për familjesn tuaj. Një i afërm është i paaftë t`ju dhurojë dashurinë që dëshironi. Në vend që të përpiqeni për këtë, gjeni mënyra për ta bërë veten të ndjeheni mirë. Nëse gjithmonë keni dashur të jetoni në një pjesë tjetër të botës, bëjeni. Do gjeni punën që keni ëndërruar. Përhapja e informacionit për publikun do t'ju japë një gëzim të jashtëzakonshëm. Do të paguheni mirë për aftësitë tuaja të komunikimit. Ju e dini se si t`i shpjegoni konceptet e ndërlikuara.

Bricjapi

Ju mungon disiplina e nevojshme për të fituar një aftësi të re. Kjo është e pazakontë për ju. Normalisht, keni një përqendrim të jashtëzakonshëm. Jeni hutuar nga një frikë e bezdisshme. Merrni kohë nga orari juaj i ngjeshur për të adresuar këto ankthe. Gjeni një rrugë të shëndetshme. Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj. Pasi të zgjidhet kjo çështje, mund të shikoni për mundësi më të mira. Mendoni për të shkruar një blog ose për të hapur një faqe interneti. Një histori që vjen nga fëmijëria do të jetë terapeutike.

Ujori

Mos tregoni detaje praktike financiare. Planifikoni të plotësoni një faturë brenda një kohe të caktuar. Një agjenci për mbrojtjen e konsumatorit mund t'ju ndihmojë të shlyeni faturat dhe të eliminoni normën e interesit. Një marrëdhënie pasionante ju mbush me shpresë. Me ndihmën e partnerit, ju do të jeni në gjendje të përballeni me një sfidë që ka penguar përparimin tuaj. Pas disa viteve luftë, do të gjeni forcën për të ndjekur një ëndërr të përhershme.

Peshqit

Kushtojini vëmendje shoqërisë që mbani afër. Rrethimi i vetes me optimistë do të ketë një efekt të mirë për ju. Në vend që të fiksoheni në atë që po shkon keq në jetën tuaj, festoni për bekimet. Kjo do t'ju bëjë tërheqës për dashurinë, fatin dhe paratë. Nënshkrimi i një kontrate do t'ju vendosë në një pozitë shumë më të fortë. Në vend që të humbni kohë të vlefshme duke kërkuar punë, do të keni një punë të rregullt. Të ardhurat e sigurta do t'ju lejojnë të blini një shtëpi ose makinë.