• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 4 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Ju keni një ide të mirë. Është koha për të punuar me shitjet. Të qenit në gjendje të parashikosh nevojat dhe dëshirat e publikut ju bën shumë të suksesshëm. Ideja juaj novatore do reklamohet. Do bëni ca rregullime në shtëpi. Thjesht rregulloni rrëmujën dhe krijoni një mjedis të këndshëm në dhomën e ngrënies.

    Demi

    Ju jeni të mprehtë dhe simpatik. Mos u ndjeni nën presion për të marrë pjesë në një festë që nuk është argëtuese. Koha juaj është e çmuar. Një mik do t`ju rekomandojë një libër, ose film. Vërjani veshin se do frymëzoheni. Nuk ka asgjë që e doni më shumë se sa zbulimin i një artisti të ri.

    Binjakët

    Është e rëndësishme të jeni të përgatitur për një punë. Bëni një listë të të gjitha materialeve të nevojshme. Mos harroni të përcaktoni gjithashtu një afat kohor. Shtoni para në buxhet për shpenzime të papritura. Një ide e shkëlqyer për një produkt apo shërbim do t’ju vijë ndërkohë që flini. Një mik i familjes do t’ju ndihmojë ta ktheni këtë koncept në një burim të mirë të të ardhurave.

    Gaforrja

    Të jesh në një hap me kohën ju mbush me kënaqësi. Është mirë që të jesh i pari dhe të njohësh trendet. Ndjekja e një sporti apo hobi do të sjellë shumë më shumë kënaqësi se sa pritej. Një mundësi e jashtëzakonshme po vjen për ju. Një punë e re do jetë stimuluese.

    Luani

    Mbështetuni në intuitën tuaj për të marrë një vendim personal. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj miqve që mendojnë se jeni duke bërë një gabim. Fillimi i një praktike shpirtërore do të jetë ngushëlluese. Përqëndrohuni në idetë që ju frymëzojnë dhe jeta do të jetë më e balancuar.

    Virgjëresha

    Pasi të provoni diçka të re, do të mësoni diçka të rëndësishme për veten tuaj. Mos i shtypni emocionet në emër të logjikës. Kuptimi i fakteve ju bën një anëtar të respektuar të komunitetit. Pasi të gjithë do e kuptojnë se sa njohuri keni, ata do të kenë besim në vendimet tuaja.

    Peshorja

    Ndiqni një qasje më metodike për të punuar. Kjo do t’ju ndihmojë t`i kuptoni gabimet që në fazat e hershme, gjë që e bën më të lehtë për t’i korrigjuar ato. Me ngadalë do arrini larg. Edhe pse keni një reputacion si i këndshëm dhe i sjellshëm, kjo nuk do të thotë që jeni të dobët. Pak njerëz zotërojnë aftësitë tuaja të udhëheqjes. Njerëzit vlerësojnë mënyrën se si ju i trajtoni ata me respekt dhe inteligjencë.

    Akrepi

    Mendoni para se të flisni. Të qëndrosh me dikë që ju bën të qeshni, ju bën të ndiheni më mirë. Së bashku duhet të krijoni një ndjenjë më të fortë besimi. Ju nuk e toleroni mashtrimin. Nëse dikush e ka ekzagjeruar një situatë, së shpejti do të zbuloni të vërtetën. Sa më shpejt që ta prishni këtë marrëdhënie, aq më shpejt do të shmangni probleme.

    Shigjetari

    Mos jini i shpejtë për të gjykuar një anëtar të familjes. Është e vështirë të keni një matës të saktë të qëllimeve të tyre. Lërini mendimet tuaja në pritje për disa ditë të ardhshme. Përqëndrohuni në njohjen më të mirë të këtij të afërmi. Vullneti yt është më i fortë se kurrë. Merrni këtë mundësi për të thyer një zakon të keq, për të ndryshuar një qëndrim ose për të adoptuar një mënyrë jetese më të shëndetshme. Falë fokusit tuaj të fortë, ju do të arrini qëllimin tuaj më shpejt se sa pritej. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj skeptikëve.

    Bricjapi

    Njerëzit po ju bëjnë presion që të bëni një zgjedhje. Në vend të zgjedhjes së një rruge, bëjeni misionin tuaj për të mbledhur sa më shumë informacion rreth çështjes. Pasi të keni një kuptim më të mirë të asaj që është në rrezik, mund të bëni një vlerësim inteligjent. Ju ndjeni një raport të fortë me një person të dashur. Duke formuar një aleancë, do të jeni në gjendje të realizoni një objektiv të lartë. Fillimi i një biznesi, projekti familjar ose krijues është një mundësi e fortë. Dy koka janë më mirë se një.

    Ujori

    Kjo është një kohë e mirë për të ndrequr një projekt. Ndërsa të gjithë komponentët kryesorë janë të kompletuar, ka disa detaje të vogla që duhet të përsosen. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj kolegëve që ju bëjnë thirrje të nguteni. Do të jeni shumë më të suksesshëm nëse ngadalësoni. Ju jeni një anëtar i paçmuar i ekipit të punës. Falë aftësisë tuaj për të punuar me klientët e vështirë, kompania ecën mirë. Si rezultat, shefi juaj duhet të jetë i gatshëm t’ju ngrejë në detyrë.

    Peshqit

    Ju jeni të hapur ndaj një situate shqetësuese në punë. Njerëzit janë të gatshëm të dëgjojnë, sepse ju rrallë ankoheni. Një romancë ju bën të guximshëm. Me dashurinë me vete ju mund të lëvizni malet. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni përmes një miku të familjes. Lëreni një të afërm t`ju nxjerrë në në takim.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690