• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 4 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Të qenit pjesë e një ekipi është stimuluese. Anëtarët e tjerë të grupit admirojnë vizionin tuaj të guximshëm. Ata do të bëjnë gjithçka që një ëndërr tuajën ta kthejnë në realitet. Dëgjoni me respekt dikë që ka një rekord arritjesj. Këshillat e tij janë të paçmueshme. Një romancë pasionante ju entuziazmon çdo mbrëmje kur shkoni në shtëpi.

    Demi

    Ju krenoheni shumë me integritetin personal. Kur bëni një premtim, duhet ta mbani atë. Njerëzit e dinë që mund të mbështeten tek ju. Si rezultat, ata shpesh ju kërkojnë më shumë kohë dhe vëmendje. Kultivimi i interesit për artet është thelbësor për lumturinë tuaj. Kjo mund të përfshijë që nga vizita nëpër muze deri në koncerte.

    Binjakët

    Një mundësi e mrekullueshme për të zgjeruar horizontet tuaja do t`ju vijë. Mos e vrisni mendjen për përgjegjësitë që keni. Rezervoni biletën. Rirendisni prioritetet tuaja. Pastaj nisni nga puna për t`i arritur.

    Gaforrja

    Ju jeni një rebel. Nga pamja e jashtme, duket sikur keni shumë respekt për eprorët tuaj. Por ju mezi prisni t`i thyeni rregullat. Kur jeni vetëm, gjeni të gjitha llojet e mënyrave për t`u argëtuar. Arti ju emocionon. Do t’ju ​​jepet një dhuratë me vlerë. Do t`ju habisë. Ndoshta nuk e keni vënë re, por një mik ju simpatizon. Nëse jeni beqar, filloni një romancë me të.

    Luani

    Keni probleme me dikë? Krijoni strategji për ta zvogëluar ndikimin e këtyre njerëzve. Ballafaqimi me këtë dëmtues do të jetë i dobishëm. Qëndroni të qetë. Mos u gënjeni nga sjellja e egër e këtij njeriu. Në mes të nervave të tyre përgjigjiuni: Çfarë mund të bëj për ty? Mirësjellja juaj i acaron më shumë se çdo gjë.

    Virgjëresha

    Jeni simpatikë dhe sistematikë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të trajtuar një punë të vështirë nga e cila keni pasur frikë. Sapo të hidhni hapin e parë, e keni bërë gjysmën e punës. Një bisedë stimuluese do t’ju frymëzojë të ndiqni një hobi të ri. Përveç intelektit të mprehtë, ju keni talent edhe në zejtari. Ndiqeni.

    Peshorja

    Ju jeni bekuar me një talent të jashtëzakonshëm artistik. Pavarësisht nëse kjo merr formën e të shkruarit, të luajturit muzikë, aktrimit, vallëzimit ose pikturës, ju duhet t`oi kushtoni vëmendjen tuaj të plotë. Kur përmbusheni në aspektin krijues, rrezatoni gëzim. Lejojeni një marrëdhënie romantike të lulëzojë dhe të rritet. Jepini vëmendje të dashurit tuaj. Trajtojeni dashurinë tuaj si një bimë delikate. Besojini instinkteve tuaja për të arritur një ekuilibër të shëndetshëm.

    Akrepi

    Kur injoroni ndjenjat tuaja, ju shfaqen probleme. Ndiheni i trishtuar apo i zemëruar? Kjo është një shenjë që duhet të lëvizni në një drejtim tjetër. Ndaloni së bëri sakrifica për përfitimin e dikujt tjetër. Mos u shqetësoni për atë që të tjerët do të mendojnë për sjelljen tuaj. Kur bëhet fjalë për romancën, ju kënaqeni nga sfidat. Respektoni kufijtë. Pasi t`i keni bërë të ditur dëshirat tuaja, bëni një tërheqje strategjike. Shihni se çfarë ndodh. Mund të befasoheni nga reagimi.

    Shigjetari

    Aftësitë tuaja të komunikimit janë të fuqishme. Rregulloni axhendën tuaj. Do të jetë pothuajse e pamundur t’i rezistohet sharmit tuaj. Jini të vëmendshëm dhe të dhembshur për një të porsaardhur. Ky njeri preket lehtë, ndaj trajtojeni butësisht. Shpjegojini si funksionojnë gjërat në punën tuaj.

    Bricjapi

    Kudo ku shkoni, mbizotëron harmonia. Ky është një moment i shkëlqyer për të filluar një aktivitet në grup. Të gjithë do të jenë bashkëpunues dhe të këndshëm. Kur bëhet fjalë për një lidhje romantike, provoni të jeni një mik i mirë i partnerit tuaj. Mendoni pozitivisht. Inkurajojeni.

    Ujori

    Jeni gati për një luftë. Një dëshirë për drejtësi ka bërë që ju t’i kushtoni më shumë kohë, energji dhe burime një kauze të mirë. Nëse kjo përfshin vullnetarizmin në një strehë kafshësh, përgatitjen e vakteve për të pastrehët ose protestimin në një zyrë qeveritare, bëjeni. Një mundësi intriguese profesionale është rrugës. Do të duhet të mësoni më shumë rreth kompanisë përpara se të pranoni një ofertë. Bëni disa gërmime të thella; do të ngacmoheni nga ajo që do zbuloni.

    Peshqit

    Lërini përgjegjësitë për ca kohë dhe angazhohuni për të kënaqur veten. Çdo aktivitet që ju jep gëzim, meriton vëmendjen tuaj të plotë. Puna është më pak e rëndësishme sesa mendoni. Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj. Kjo do të bëjë që të merrni frymë të lehtësuar. Regjistrimi në universitet është një mundësi e veçantë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post