Aktualitet

Horoskopi për datën 4 maj nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte, 4 maj 2017.

Dashi

Lidhja me anën tuaj shpirtërore do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt. Jeni lodhur duke u përqëndruar tek paratë dhe statusi juaj. Mendoni për ato gjëra që e bëjnë jetën tuaj kuptimplotë. Nëse blini gjëra luksi do të ndiheni mirë, po ato asnjëherë nuk zëvendësojnë kënaqësinë e thellë që merrni nga komunikimi me natyrën apo një ritual i ngjashëm. Nevojat tuaja për të ndier kënaqësitë natyrale të jetës nuk duhen injoruar.

Demi

Puna në një ekip do të përmirësojë reputacionin tuaj. Ju pëlqen shkëmbimi i ideve me tipa të tjerë kreativë. Kur dikush nga ekipi ju ofron këshilla, ju nuk i merrni ato si kritika. Si rezultat, talenti juaj natyral do të sofistikohet akoma më shumë. Kur ju bëhet një publilicitet i mirë, asnjëherë mos harroni të falënderoni ata që ju kanë ndihmuar të arrini suksesin.

Binjakët

Keni një mundësi të shkëlqyer për të avancuar në karrierë. Do të keni shans për të fituar dia aftësi të vlefshme. Lini mënjanë praktikat tuaja të zakonshme për të mësuar disa shprehi të reja. Një kolega praktik do t’ju tregojë si të dyfishoni produktivitetin tuaj. Ju gjithashtu do të zbuloni si të fitoni betejat. Tregohuni më selektiv në pranimin e detyrave; besojuni kolegëve që janë po aq të kujdesshëm sa ju.

Gaforrja

Jeni në ankth për një udhëtim. Të shkoni në një vend që evokon romancë dhe aventurë, do t’ju japë një qasje të re për jetën.  Jo vetëm që do të kaloni shumë bukur duke ngrënë ushqime të mira e duke mësuar rreth anëve të panjohura të kulturave të tjera, por do të njiheni edhe me persona interesantë. Mos hezitoni të bashkoheni me njerëz të zhurmshëm të një grupi. Ata do t’ju ndihmojnë të përmirësoheni. Do të jetë kënaqësi të shkëmbeni përshtypje me ata që e shohin jetën ndryshe nga ju.

Luani

Nuk u mungoni asnjëherë atyre që ju duan. Është kënaqësi të rrethohesh nga adhurues. Kur e hapni zemrën tuaj, do të gjeni dikë të denjë për përkushtimin tuaj. Nëse po kërkonit dashurinë, kush e di, mbase mund ta gjeni tek një koleg i talentuar. Do t’ju pëlqejë të jeni pjesë e një çifti të fuqishëm. Jeni në një marrëdhënie? Lëreni partnerin tuaj t’ju çojë në një mbrëmje gala me shkëlqim.

Virgjëresha

Puna me një partner do të jetë shumë produktive. Do të jetë çliruese të bashkëpunoni me dikë që nuk ndihet i detyruar të luajë sipas rregullave gjatë gjithë kohës. Në fillim, metodat e tij do t’ju duken të çuditshme dhe kaotike. Në vend që të përpiqeni të korrigjoni këtë qasje, do të zbuloni që në “çmendurinë” e partnerit tuaj,  do të ketë mendime domethënëse. Kur jeni të detyruar të ofroni kritika, limitojeni veten tek këshillat konstruktive.

Peshorja

Një projekt kreativ ngacmon imagjinatën. Ju bën të ndiheni mirë vendosja e rrënjëve në një projekt që ju lejon të tregoni aftësitë e tuaja artistike. Falë suksesit tuaj me këtë projekt të veçantë, do të jeni në gjendje të kaloni në një pozicion të mirë pune. Puna që përfshin filmat, modën, fotografinë, do t’ju pëlqejë shumë. Paga nuk do të jetë e madhe, por fakti që do të ndiheni gjallë, do të jetë shumë i rëndësishëm. Mos i ktheni shpinën një oferte të papritur nga një kompani prestigjioze. Shumë shpejt do t’i kaloni shkallët një nga një.

Akrepi

Jeta juaj e dashurisë është e nxehtë. Po përhumbeni në krahët e dikujt që ju dashuron. Nëse jeni single, do të takoni dikë të veçantë në një takim kulturor ose artistik. Do të jetë e pamundur t’i rezistoni sharmit të dikujt. Mos e lejoni këtë mundësi të ikë; sigurohuni që të keni një kontakt të tij para se të largohet nga turma. Jeni në një marrëdhënie të konsoliduar?  Dashuria juaj do t’ju japë një shenjë të mirë vlerësimi.

Shigjetari

Punët në shtëpi ju sjellin gëzim të madh. Jeni lodhur duke shkuar në party e duke ndenjur jashtë.  Duke u rrethuar nga njerëz që ju njohin dhe ju vlerësojnë, do të ndiheni më të freskët. Nëse jeni larguar nga të afërmit tuaj, është kohë e mirë për të forcuar lidhjet sociale me miqtë, fqinjët dhe kolegët. Mos qëndroni indiferent ndaj familjes. Çdokush ka nevojë për lidhje të tilla.

Bricjapi

Shprehja e anës kreative, tërheq anën tuaj romantike. Mos u habisni kur një admirues i zjarrtë të rrëmbejë zemrën tuaj. Është bukur kur talenti juaj artistik vlerësohet.  Shumë shpesh, etiketoheni si një njeri punëtor. Rrallë ju jepen kredite si dikush me fantazi. Pavarëisht  nëse ju pëlqen të shkruani tregime, të kompozoni muzikë ose të pikturoni, duhet të investoni pjesën më të madhe të energjisë në drejtim të kijimit të gjërave që argëtojnë, kënaqin dhe frymëzojnë. Punët rutinë mund të presin.

Ujori

Përfshirja në një kauzë humanitare do t’ju sjellë gjëra shumë të mira. Bërja e sa më shumë parave nuk ju ka motivuar kurrë. Do t’ju pëlqente të investonit energji për ta bërë botën një vend më të mirë. Puna në një organizatë jofitimprurëse do t’ju lejojë të paguani faturat pa kompromentuar vlerat tuaja. Nëse keni dashur dikur të drejtoni biznesin tuaj, do të ishte një kohë e mirë për të filluar.  Stili juaj i organizuar dhe metodik i punës do t’ju ndihmojnë të kultivoni sukses. Jeni edhe idealist edhe praktikë, cilësi që rrallë kombinohen.

Peshqit

Reagime pozitive për talentin tuaj kreativ do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Po bëni progres të vërtetë në anën tuaj artistike. Kapeni këtë mundësi për të komanduar vëmendjen. Hapja e një uebsajti, blogu ose videoje do të përmirësojë profilin tuaj. Do të tërhiqni admirues dhe do të jeni në gjendje të bëni një jetë më të mirë si rezultat i fryteve të punës. Mendimi i një pune konvencionale ju mërzit, porjeni entuziastë për një karrierë në art.