Aktualitet

Horoskopi për datën 4 korrik nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e marte, 4 korrik 2017.

Dashi

Do t’ju duhet më shumë se ç’e prisnit për të mbaruar një punë në shtëpi që ka të bëjë me arredimin apo diçka tjetër. Nëse po mendoni të ndryshoni zonë banimi, sigurohuni që të njihni komunitetin ku do të bëheni pjesë. Është një çështje e rëndëishme që nuk duhet marrë lehtë.

Demi

Disa lajme zhgënjyese do t’ju prishin ekuilibrin. Jepini vetes kohë për t’u përshtatur me ndryshimet që keni përpara. Nuk duhet që ky shok që keni pësuar t’ju bllokojë. Nëse dikush këmbëngul të njohë situatën në thellësi, thuajini t’ju lërë vetëm. Nuk keni nevojë për të. Një konsulent profesionist do të ishte gjëja më e mirë që  do të bënit për të kapërcyer këto emocione negative.

Binjakët

Një pagesë do të vonohet duke ju shkaktuar ankth. Në vend që të prisni një depozitë ose çek, kërkoni për një burim të ri të ardhurash. Një instituicon spitalor, universitet apo agjensi qeveriare mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Mendojini si qasje për t’u futur në një punë. Do të firmosni një marrëveshje që do të zgjasë për shumë kohë.

Gaforrja

Shtyni firmosjen e një dokumenti ligjor, një investim ose pranimin e një oferte pune. Disa aspekte të marrëveshjes janë kundër jush. Pqërpiquni ta rinegocioni atë. Sa më shpejt pala tjetër ta dijë që nuk ua hedh dot, aq më mirë do të jetë për ju. Ju meritoni të trajtoheni me respekt dhe konsideratë. Nëse këto nuk ju ofrohen, shikoni për një tjetë mundësi gjetiu.

Luani

Një i afërm ose fqinj ju ka mbajtur një sekret të errët. Mos u ndieni në presion për të mbrojtur reputacionin e tij. Çdo sjellje joetike duhet të raportohet. Mund t’ju vijë keq të njoftoni autoritetet ose dikë që duhet të dijë të vërtetën, por mendoni për viktimat e pafajshme. Ashtu siç ju do të donit t’ju vijnë t’ju shpëtojnë, dëgjoni ndërgjegjien tuaj edhe në lidhje me të tjerët.

Virgjëresha

Po vini në dyshim besnikërinë e një miku. Ka diçka në sjelljen e tyre që ju bën të dyshoni se janë xhelozë. Në vend që të kërkoni motivet, tregoni një qasje direkte. Do të kuptoni se fati juaj i mirë i tërbon njerëz të tillë. Në vend që ta ruani këtë lidhje, jepini fund sa më shpejt.  S’ka arsye pse të eskpozoni veten ndaj energjisë së tyre negative.

Peshorja

Një partneritet i ngushtë ju bën të ndiheni të sigurt. Me mbështetjen e të dashurve tuaj, ju mund ë lëvizni malet. Blerja e shtëpisë ose zhvendosja në një pronë tjetër do t’ju sigurojë një jetë komforte të tërhequr nga publiku dhe zhurma. Kur jeni në dyshime, mbështetuni tek partneri juaj për ndihmë. Jeni single? Lejoni një të afërm t’ju prezantojë me dikë. Ai ka instinkte të mira për partnerin ideal.

Akrepi

Jeni të shqetësuar për shëndetin e dikujt që jeton larg. Një vizitë do të ishte terapia më e mirë. Nëse prej kohësh keni shmangur një të afërm, është koha të keni një bisedë të ndershme. Jo domosdoshmërisht duhet të falni dikë që ju ka lënduar. E rëndësishme është të nxirrni ato që keni për brenda. Do të shkarkoni një peshë të madhe nga shpatullat. Do të habiteni sa të fortë do të ndiheni pa dikë që ju ka shkaktuar frikë.

Shigjetari

Një çek banke ose llogari bankare do t’ju nxjerrë probleme. Adresojeni këtë problem sa më shpejt të mundeni. Flisni me zyrtarët e bankës për ta shmangur këtë problem dhe mos i ngelizhoni më gjëra të tilla. Mbani para rezervë dhe kujdesuni për buxhetin. Në mënyrë të ngadaltë por të sigurt, gjithmonë do të keni një zgjidhje për problemet.

Bricjapi

Një marrëdhënie në telashe po ju sjell pagjumësi. Është  koha ta shihni elefantin ën dhomë. Nëse nuk e doni më dikë, tregouhuni të ndershëm. Kjo do t’ju ndihmonte për një fillim të ri. Duke adoptuar një qasje më spontane për jetën, do të evitonit dështimet që ju kanë ndodhur nëtë shkuarën. Bashkëpunoni me dikë që ju nxit të ndërmerrni risqe.

Ujori

Shëndeti juaj kërkon vëmendje dhe kujdes ekstra. Në vend që të shkoni nga takimi në takim, anulojini disa takime. Shkoni gatuani në shtëpi në vend që të hani jashtë. Nëse jeni shumë të lodhur, merrni disa ditë pushim. Nëse e shtyni veten të vazhdoni me sforco, do ta pësoni keq. Trupi dhe mendja juaj kanë nevojë për pushim kështu që bindiuni sinjaleve që po ju japin.

Peshqit

Pritshmëritë tuaja për dashurinë dhe besnikërinë e një partneri nuk do t’ju përmbushen. Quajeni këtë si leksion për të ecur para. Në vend që të kërkoni për dikë me atribute precize, mbani një mendje të hapur. Fokusohuni në gjëra që kënaqin veten tuaj dhe jo në gjetjen e një partneri. Ai vjen kur e prisni më pak. Mos u mundoni të fusni dikë në kallëp. Nuk mund të detyroni një tërheqje intime. Ajo duhet të vijë natyrshëm.