HOROSKOP

Horoskopi për datën 31 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 31 maj nga Russell Grant

Dashi

Ju kërkohet të bëni një sakrificë. Do ndihmoni dikë, por ndoshta sakrifica juaj nuk do t`ia vlejë. Shpresoni gjithsesi për më të mirën. Ecni përpara dhe më pas lejojeni shokun tuaj të bëjë gabimet e tij. Nuk do mund ta ndihmojnë veten nëse nuk i pranojnë gabimet.

Demi

Kujdes nga përfshirja në ndonjë grup apo organizatë që nuk është transparente rreth financave. Është më mirë të punosh me një ekip që mund të llogarisë të gjitha shpenzimet e tij. Disa njerëz janë shumë të mirë në fshehjen e gabimeve të tyre dhe hileve. Kur të mashtroheni nga një manipulues i tillë, jini të sjellshëm me veten së pari. Largoheni nga kjo marrëdhënie edhe pse mund të mërziteni.

Binjakët

Është e vështirë të dini se ku qëndron problemi në një çështje profesionale. Punëdhënësi nuk do t`ju japë atë që dëshironi. Është koha për të shqyrtuar mundësi të tjera. Lëvizni në një kompani që është e njohur për shpërblimin e punëtorëve të saj. Kjo do të jetë në avantazhin tuaj. Jo vetëm që do të fitoni aftësi të vlefshme, por do të bëni kontakte të shkëlqyera në çdo nivel të organizatës.

Gaforrja

Ju keni më shumë pushtet mbi situatën tuaj nga sa mendoni. Përdoreni këtë periudhë zhgënjimi për të nisur një jetë tjetër më përmbushëse. Kjo do të thotë të dëgjoni zemrën tuaj në vend që të mendoni për të tjerët e për atë që ata mendojnë. Besojini intuitës tuaj. Kur ndiheni të lënduar dhe të papërmbushur, jini të butë me veten. Shikojeni këtë si një mundësi për të korrigjuar gabimet tuaja. Plotësoni kohën tuaj me hobi.

Luani

Partneri juaj romantik ose i biznesit po ju manipulon. Tundimi për të prishur këtë marrëdhënie është shumë i fuqishëm, sepse ju nuk i pëlqeni këto lojëra. Merrni frymë thellë. Bëni një listë të cilësive më të mira të këtij njeriu. Qetësia dhe mendimet pozitive do t'ju ndihmojnë të rikuperoni këtë lidhje. Tregojini gjysmës tjetër se si sjellja e tyre ju bën të ndiheni. Jepini shembuj të rasteve konkrete. Ofroni mënyra alternative për të arritur kompromisin. Në atë moment, do të ktheheni së bashku të lumtur.

Virgjëresha

Është e vështirë të dini nëse dikush ju pëlqen apo jo. Ndonjëherë, ata janë të dashur dhe ju bëjnë komplimenta. Mbani pak distancë nga një njeri i tillë. Shijoni ca momente vetëm dhe në qetësi.Lidhja me veten do t`ju qetësojë pafund. Përmbushni dëshirat tuaja dhe do ndiheni më mirë në çdo situatë e marrëdhënie.

Peshorja

Nuk jeni më i sigurt se çfarë roli ju shërben në punë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Kohët e fundit, keni bërë hapa të mëdhenj. Kjo ka bërë që të keni nevojë për gjëra të ndryshme nga jeta juaj profesionale. Filloni të kërkoni një punë që ju mbush më kreativitet. Mos u befasoni kur të filloni të ndjeheni më mirë. Kur e hidhni energjinë tuaj në një aktivitet që ju mbush me gëzim, ndiheni më të fortë. Në vend që të rraskapiteni në fund të ditës, do të frymëzoheni dhe argëtoheni.

Akrepi

Nëse vazhdoni të hasni të njëjtat probleme në marrëdhëniet romantike, është koha për të ndryshuar. Në vend që të kërkoni që dikë që t`ju adhurojë, përpiquni të bini në dashuri me veten. Zëvendësoni kritikat me lavdi. Pranoni tiparet më të mira të vetes. Mbi të gjitha, mos u përpiqni të jeni partner i përsosur. Kur e gjeni fuqinë tek vetja, gjërat do të përmirësohen.

Shigjetari

Do të duhet të ndryshoni zakonet tuaja për të akomoduar një të afërm ose shok dhome me nevoja të veçanta. Së pari, ky rregullim do t'ju bëjë të ndiheni keq. Kur ndjeni zemërimin tuaj të rritet, mendoni përsëri në një kohë që edhe ju kërkuat ndihmë. Një punë që merret me gjëra të bukura vlen të ndiqet. Nuk do t`ju shpërblejë shumë në fillim, por avash avash do ju japë më shumë dhe më shumë.

Bricjapi

Mungesa e përparimit ju trishton. Është e vështirë të bëni plane kur nuk shihni ndonjë opsion në dispozicion. Në vend që të punoni më shumë për të gjetur një zgjidhje, pushoni. Bëni një detyrë rutinë që nuk kërkon shumë vëmendje. Dhe do ju vijnë ide të mira ndërkohë.Dikush që gjithmonë ju përshëndet, ka një motiv të fshehtë. Thjesht falënderojeni dhe mbani distancë.

Ujori

Jini realistë për gjendjen tuaj financiare. Kjo nuk është koha më e mirë për të blerë një artikull luksoz. Një i afërm do të jetë i lumtur t'ju ndihmojë, por prisni pak para se të vendosni. Falë kësaj ndihme mund të rregulloni jetën, ndërkohë që nuk i shpenzoni paratë për diçka luksi. Mund të blini disa elektroshtëpiake të reja që janë prishur prej kohësh e që jua kanë vështirësuar jetën.

Peshqit

Të qenit martir nuk do ta përmirësojë situatën tuaj. Përkundrazi  do të krijonte pakënaqësi. Ndaloni atë që po bëni, adresojeni çështjen në një forum publik dhe kërkoni ndihmë për zgjidhjen e problemit. Ngadalë por me siguri, njerëzit do të vijnë në një mendje. Jeta në shtëpi do të bëhet shumë më e rehatshme nëse askush nuk sillet si egoist.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.