• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 31 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Ju keni një kujtesë të mirë. Kjo e bën nervoz një të afërm. Ai ka frikë se mos do i duhet të mbajë përgjegjësi për disa veprime të gabuara të bëra kohë më parë. Sa më shpejt të pastroni ajrin mes jush, aq më mirë. Merrni zemër dhe flisni për mënyrën sesi ndikon kjo ngjarje tek ju. Pastaj do keni më shumë krijimtari. Merrni pak kohë nga orari juaj i ngarkuar për të shkruar një histori, për të kompozuar një këngë ose për t`u marrë me një projekt artizanal.

    Demi

    Ju keni një shans të bisedoni me dikë që ju ka magjepsur gjithmonë. Bëni një listë të pyetjeve para takimit. Kjo do t’ju mbajë të përqendruar, edhe nëse verboheni nga fuqia e tyre. Shfrytëzojeni këtë shans për të përmirësuar aftësitë tuaja të komunikimit. Është e lodhshme të qëndrosh me një person që kurrë që nuk është i kënaqur. Vendosni disa kufij të arsyeshëm. Ju keni gjëra më të mira për të bërë. Filloni të vendosni të parat nevojat tuaja.

    Binjakët

    Jeni shumë të mirë në gjetjen e mundësive për të bërë para. Kurdo që të keni nevojë për para shtesë, do t`ju vijnë mundësi që të keni fitime më të mëdha në një kohë të shkurtër. Si rezultat, rrallë do t`ju mungojnë gjërat që dëshironi. Kjo është një aftësi e admirueshme e juaja. Lajm i mirë për shëndetin e një të afërmi është muzika më e mirë për veshët tuaj. Kjo është arsye për të festuar.

    Gaforrja

    Edhe pse jeni i sjellshëm, jeni gjithashtu jashtëzakonisht konkurrues. Kur ndjeni se dikush mund të jetë më i aftë se ju, sytë tuaj ndizen nga ambicia. Ju bëni gjithçka që mundeni për të përmirësuar aftësitë tuaja, përfshirë praktikimin me orë të tëra. Për pjesën më të madhe, ky është një impuls i padëmshëm. Kujdes nga trajtimi i partnerit tuaj romantik si rival. Lejojeni atë të jenë më i mirë se ju në gjëra të caktuara kështu marrëdhënia juaj do të mbetet e shëndetshme dhe e ekuilibruar.

    Luani

    Kushtojini vëmendje instinkteve tuaja. Nëse mendoni se një i afërm ka nevojë për ndihmë, ndihmojeni. Ai do të thotë se gjithçka është në rregull, por ti mund t`ia dallosh nervozizmin në zërin e tij. Ftojeni për drekë. Një mik elegant do të ofrohet për t’ju bërë një ndryshim total. Pranojeni këtë mundësi me shumë kënaqësi. Do të entuziazmoheni nga rezultatet dhe do gjeni një partner romantik. Dilni në takim me një artist të talentuar.

    Virgjëresha

    Puna me një ekip do të duket më shumë si lojë, sesa punë. Ju kënaqeni duke rrahur idetë me dikë që ka një këndvështrim të pazakontë. Në fillim, ju do të mendoni se ai përpiqet të jetë i egër me propozimet e tij. Së shpejti, do ta pëlqeni pikërisht për këtë metodë. Mbajini sekret ndjenjat për dikë që ju ka vjedhur zemrën. Ende po përpiqeni të kuptoni se çfarë doni nga kjo marrëdhënie.

    Peshorja

    Kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve, ju jeni më realist se idealist. Në vend që të përpiqeni të tejkaloni pritshmëritë, ju kërkoni mënyrën më të përshtatshme për të bërë punën. Kjo ju jep një rekord mbresëlënës, duke tërhequr shumë oferta të shkëlqyera pune. Një mik bujar do t’ju ftojë në një udhëtim. Do të keni një kohë të mrekullueshme për të shkuar në koncerte, muze dhe lojëra së bashku. Mos harroni të blini disa suvenire. Ato do t`ju kujtojnë këtë kohë të veçantë që po kaloni.

    Akrepi

    Po merreni me një situatë të paqëndrueshme. Njerëzit janë në ankth për të parë rezultate. Mënyra më e mirë për të mbajtur të gjithë nën kontroll është duke pasur raporte të rregullta dhe korrekte. Pasi të keni mbaruar, do të jeni gati për të bërë një pushim të gjatë. Vizita në një qytet të bukur buzë detit do të qetësojë shpirtrat tuaj të lodhur. Do t’ju frymëzojë gjithashtu të pësoni një ndryshim shpirtëror. Jini të gatshëm për të hequr dorë nga disa qëndrime të vjetra, të vjetëruara.

    Shigjetari

    Puna për një universitet, organizatë fetare, ose institucion qeveritar do të jetë stimuluese. Ju pëlqen të gjurmoni faktet dhe shifrat për njerëzit që kërkojnë njohuri. Ndonjëherë, nuk e besoni se mund të paguheni për të kryer hulumtime. Duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Paratë nga trashëgimia, mund të vijnë. Përdorini për të bërë disa përmirësime në shtëpi.

    Bricjapi

    Ky është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë ose për të lidhur një marrëveshje. Duke qenë i sinqertë për atë që dëshironi, pala tjetër do të jetë e sinqertë gjithashtu. Së bashku, do të lidhni një marrëveshje që ju kënaq të dyve. Dikush do të flirtojë me ju. Ju dhe admiruesi juaj jeni shumë të ndryshëm për të shijuar një marrëdhënie përmbushëse.

    Ujori

    Fitimi i aftësive të specializuara do t’ju japë një zgjedhje më të mirë të punëve. Ju jeni të ngazëllyer nga perspektiva e uljes në një vend pune në një nga kompanitë më të mira. Jo vetëm që do të paguheni mirë, por do të trajtoheni me respekt. Dëgjoni këshillat e një eksperti për një aftësi artistike. Edhe pse sugjerimi i tij do të duket qesharak, ai do të japë rezultate domethënëse. Lëreni skepticizmin mënjanë.

    Peshqit

    Ju jeni të sigurt që keni idetë më të mira në grup. Për dallim nga shumica e njerëzve, nuk jeni i kënaqur të ndiqni turmën. Ju jeni të vendosur për të zhvilluar diçka emocionuese dhe inovative. Gjykoni anëtarët aventurierë të ekipit. Një udhëtim i shkurtër për kënaqësi do të jetë shumë argëtues.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690