HOROSKOP

Horoskopi për datën 30 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 30 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Ju keni fuqinë për të transformuar jetën e dikujt që ka qenë në kohë të vështira. Duke forcuar besimin në aftësitë e tij, do ta ndihmoni ] të kapërcejë një varësi ose fiksim. Tregojini mikut tuaj vlerën e tij të vërtetë. Perspektivat e karrierës suaj janë të forta. Nëse bëni një punë të mirë me një detyrë të rëndësishme, do t'ju jepet një ngritje në detyrë. Besimi i shefit tuaj ju jep kënaqësi të veçantë.

Demi

Shoqërimi me dikë që është i zellshëm do të ndryshojë jetën tuaj. Do të shkoni pas asaj që dëshironi me të vërtetë. Rreziqet financiare, emocionale dhe krijuese do të lihen pas. Njohuritë tuaja profesionale do t'ju ndihmojnë të merrni një punë të mrekullueshme. Do jeni në pozicion drejtues. Keni një gjykim të shkëlqyer kur bëhet fjalë për caktimin e përparësive dhe orientimin drejt punës.

Binjakët

Rishikoni përgjegjësitë tuaja. Nuk është e shëndetshme të mbingarkoheni. Jeni më të lumtur kur balanconi jetën tuaj personale dhe profesionale. Programoni një shëtitje me miqtë. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë që ju bën të ndiheni shumë mirë. Një romancë pasionante është afër jush.

Gaforrja

Nisja e një romance do t`ju bëjë të ndiheni më mirë. Ndiheni mirë të qëndroni me dikë që e kupton atë që ju ndjeni pa shkëmbyer asnjë fjalë. Me këtë njeri mund të shkoni drejt martesës. Nëse jeni në një lidhje serioze, përgatituni për disa lajme të mira. I dashuri juaj do të zërë një punë më të mirë, do ngrihet në detyrë ose do marrë një trashëgimi. Ideja është që situata juaj financiare do përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të blerë shtëpinë e ëndrrave që keni dashur gjithmonë.

Luani

Ju duhet një shtëpi që pasqyron natyrën tuaj të gjerë. Nëse shtëpia juaj aktuale ju duket shumë e vogël për nevojat tuaja, kërkoni një vend më të madh. Ose mund të bëni ndonjë modifikim. Mos kurseni asnjë shpenzim për këtë punë. Ju mund të merrni një kredi bankare me një normë shumë të arsyeshme. Është gjithashtu e mundur që një i afërm bujar t`ju japë para për të financuar ëndrrën tuaj. Pasi të keni rregulluar shtëpinë do mund të kaloni festa të gëzuara.

Virgjëresha

Përdorini aftësitë tuaja të komunikimit për të gjetur një punë të re. Ndarja e ideve tuaja me një audiencë do të jetë një përvojë shpërblyese dhe pasuruese. Njerëzit i përgjigjen mirë prezantimit tuaj të fakteve me shumë pasion. Ju kurrë nuk mërziteni nga tema juaj e preferuar. Një i afërm ose fqinj do të jetë i lumtur t'ju shkruajë një rekomandim. Falë vlerësimit të tij, do të hyni në një universitet, ose në një organizatë profesionale. Rrjeti juaj social do të zgjerohet për shkak të kësaj shoqate.

Peshorja

Të ardhurat tuaja janë vazhdimisht në rritje. Kjo për shkak se ju keni një sy të mprehtë për të bërë sa më shumë para. Shitja e punës suaj krijuese do të jetë veçanërisht fitimprurëse. Pavarësisht nëse shkruani një këngë, krijoni rroba ose ndërtoni pallate, do të ketë një kërkesë të madhe për gjërat që krijon talenti juaj. Krijimi i një strehe për të dashurit është përparësia juaj. Ata e dinë se mund të mbështeten gjithmonë tek ju.

Akrepi

Përkushtimi juaj pasionant ndaj një ideje ju shtyn të bëni disa ndryshime të rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse zhvendoseni në metropol apo në një zonë rurale që është e përsosur nga bukuritë natyrore. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kthyer ca mesazhe. Vetëm bëni kujdes. Kontrolli më parë emrin kujt poi a dërgoni për të mos bërë gabime.

Shigjetari

Lërini frikën mënjanë dhe supozoni se gjithçka do të funksionojë në favorin tuaj. Kur keni pritshmëri pozitive, është e lehtë të tërhiqni dashurinë, paratë dhe mundësi udhëtimi. Mos imagjinoni skenarin më të keq, por më të mirin. Marrja nën kontroll e financave tuaja do t'ju bëjë më të zellshëm për të grumbulluar më shumë para. Në vend që të bëni blerje impulsive, do të përqendroheni në krijimin e një llogarie kursimi. Më pas do ndiheni shumë më lirë profesionalisht, edhe për të eksperimentuar.

Bricjapi

Ju i tërhiqni njerëzit me lehtësi drejt vetes. Ata e njohin menjëherë shpirtin tuaj. Duke bashkuar forcat me biznesmenë të fuqishëm, perspektivat tuaja profesionale do të përmirësohen. Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e një reference të mirë. Blijini mikut tuaj një dhuratë si falënderim për ndihmën. Sa më shumë aftësi të fitoni, aq më të vlefshëm do të jeni për punëdhënësin tuaj. Ju jeni një nga të paktët njerëz që dini se si ta kryeni çdo punë.

Ujori

Aftësia juaj për të parashikuar nevojat e publikut ju bën një figurë të vlerësuar në punë. Mos u habitni kur t’ju jepet një detyrë e rëndësishme. Zhvillimi i një produkti ose shërbimi që transformon jetën është një sfidë e mirëpritur. Vazhdoni të bëni ndryshime derisa të gjeni formulën e përsosur. Ju preferoni të punoni prapa skene. Jeni më i qetë pa një menaxher mbi kokë.

Peshqit

Do t`ju arrijë një mundësi e mirë për të fituar një diplomë të përparuar. Do t`ju marrë pak kohë kjo gjë, por sapo të diplomoheni, perspektivat tuaja profesionale do të rriten. Ju mund të punoni edhe jashtë vendit. Mos u habitni kur t’ju kërkohet të merrni udhëheqjen e një klubi, shoqate a kompanie. Ju keni shoqëri me njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Kur i trajtoni të gjithë me mirësjellje, të tjerët ju ndjekin.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.