• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 30 mars nga Russell Grant


    Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte,  30 mars 2017.

    Dashi
    Standardet e larta profesionale do t’ju paguhen. Njerëzit e dinë që nëse bëjnë marrveshje me ju, nuk bini viktima të lakmisë ose gënjeshtrave. Kjo ndodh sepse gjithmonë u thoni klientëve të mundshëm se çfarë duhet të presin. Në vend që të mbushni faturat me kostot e fshehura, ju mbani kontakt të vazhueshëm me klientët tuaj. Ata vlerësojnë zellin tuaj dhe do t’ju shpërblejnë me referenca entuziaste. Kjo është arsyeja që jeni duke përjetuar rritje mbreslënëse në biznes; fjala për talentin tuaj është përhapur.

    Demi
    Jeni të shqetësuar sepse nuk jeni në një hap me pritshmëritë e të tjerëve. Kjo sepse nuk i keni marrë seriozisht komplimentet. Kushdo që vlerëson kontributin tuaj, ju nuk i kushtoni shumë rëndësi. Më pas, kur paraqisni punën, ju kap ankthi. Bëni kujdes. Herës tjetër që do të merrni një fidbek pozitiv, merreni seriozisht. Jini të gatshëm për të reklamuar arritjet tuaja. Nuk është egoiste të njohësh aftësitë e tua superiore.

    Binjakët
    Trajnimet shtesë do t’ju hapin rrugën për mundësi më të mëdha profesionale. Ideja e të ndërmarrit një kurs serioz studimi ju mbush me frikë. Nuk jeni gati për të marrë një angazhim të shtrenjtë në kosto. Nuk ka dyshim që ju jeni të aftë të diplomoheni në një nivel të avancuar. Merrini gjërat me seriozitet dhe do të korrni shpërblime të mëdha. Mjaft bëtë zgjedhjen e dytë, ju jeni më të mirët.

    Gaforrja
    Zakonisht nuk druheni nga një kompeticion, por e mirëprisni atë. Kjo sepse keni besim në aftësitë tuaja në lidership. Rivalët tuaj janë më të shqetësuar për popullaritetin e tyre se sa për të qenit efektiv. Kjo është arsyeja pse ata e kanë të vështirë të marrin vendime të rëndësishme. Edhe pse nuk ju pëlqen të reduktoni buxhetin ose stafin, jeni të detyruar ta bëni për të mirën e kompanisë. Jeni të detyruar të shpërbleni njerëzit që punojnë më fort me një bonus për produktivitetin.

    Luani
    Ju keni një kod të rreptë moral. Nuk do të lejoni një manipulator të përfitojë nga ju. Nga ana tjetër, keni shumë respekt për njerëzit parimorë. Nëse po kërkonit dashurinë, mendoni të krijoi partneritet me një njeri që është i bindur në ndërgjegjien e tij. Së bashku, do të krijoni gjëra të dobishme dhe të bukura.

    Virgjëresha
    Keni respekt të madh për rendin dhe ligjin, por ndonjëherë rregullat janë shumë strikte. Nëse mendoni se një rregullore e caktuar është e padrejtë për njerëzit me nevoja të veçanta, ngrijeni zërin. Në vend që të jeni të vrazhdë, tregohuni të sjellshëm. Bëhuni një kampion për ata që nuk mund të luftojnë dot për veten e tyre.

    Peshorja
    Është e rëndësishme të krijoni një mjedis ku njerëzit respektojnë njëri-tjetrin. Nëse keni probleme me një person harbut, flisni me të. Nuk ka arsye të vazhdoni të toleroni një sjellje të vrazhdë. Edhe dikush që nuk ka aftësi të mira sociale, mund të mësojë të jetë i sjellshëm. Shumë shpejt njerëzit do të jenë në anën tuaj. Duhet të bëni një ndryshim nga rrënjët.

    Akrepi
    Është e rëndësishme t’ju paguhen aftësitë dhe pasuritë që posedoni. Merrni mundësinë për të kërkuar një rritje page dhe mos u bëni emocional kur është fjala për paratë. Duke ju qëndruar besnik fakteve, do të merrni atë që dëshironi. Shkoni në një takim të pajisur me fakte e shifra. Paraqisni një përbmledhje të arritjeve tuaja dhe diskutoni se si ju i keni sjellë të ardhura organizatës. Përcillni besim dhe nuk do të merrni një “jo” si përgjigje.

    Shigjetari
    Keni shumë talent po duhet ta zhvilloni akoma më tej. Punoni me një profesionist të duruar dhe do të përmirësoni performancën tuaj. Ndryshoni disa teknika të thjeshta dhe do të arrini lartësitë që keni arritur gjithmonë. Nuk ka pse të shpenzoni para për të prezantuar veten. Përkundrazi, inteligjenca dhe atraksioni juaj i tërheq paratë. Mund të keni një punë tuajën.

    Bricjapi
    Do te jetë e veshtirë te kontrolloni veten perballe njerezve te pa pergjegjeshem. Jeni lodhur duke paguar per gabimet e tyre. Ankesat nik do te bejne pune sepse po perballeni me dike qe mbrohet nga persona te fuqishëm. Në vend qe të vazhdoni te qëndroni ne kete situate toksike beni nje dalje me mire. Ka punedhenes te tjere qe mirepresin talentin tuaj. Aftesite tuaja udheheqese do te shkelqejne ne fusha si drejtesia dhe mardheniet me publikun.

    Ujori
    Do t’ju jepen disa mundësi qe nuk i kishit pritur. Eshtte e rëndësishme te riformuloni qëllimet tuaja dhe te rishikoni planet. Nëse keni nevoje per trajnime shtese regjistrohuni ne nje kurs. Nje profesor i mire do te jete i afte te mbushe hapesirat e dijeve tuaja. Mos u vini në siklet per te pranuar mosdijen. Per sa kohe do të rrini ne vend numëro dhe nuk do te kerkoni ndihme nuk do te beni përpara.

    Peshqit
    Jeni te shqetësuar per nje mikun tuaj ekstravagant. Ana e tij finanxiare është dobët. T’i jepni para apo ti mbuloni shpenzimet nik e zgjidh problemin. Keni perballe dike qe nuk di t’i shfrytezoje burimet. Asgjë qe thoni apo bëni ju nuk e ndryshojnë sjelljen e tij. Këshillojeni ate ti drejtohet konsulences profesionale dhe mbani distance. Perndryshe do t’iu kërkojne vazhdimisht ndihme dhe kerkesat e tyre do te perkeqesojne jeten tuaj emocionale.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post