HOROSKOP

Horoskopi për datën 30 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 30 mars nga Russell Grant

Dashi

Puna juaj e vështirë po ju shpërblehet. Hapja e një llogarie pensioni ose një investim do të kultivojë sigurinë financiare. Sigurimi i brezave të ardhshëm ju bën krenar. Është sikur të mbillni farat për atë që do të bëhet nesër një kopsht i shkëlqyer. Mërzitja është armiku juaj më i keq. Kur gjërat nuk lëvizin sa më shpejt që dëshironi, gjeni një sfidë të re. Mësoni një aftësi të re, eksploroni një formë të panjohur arti ose prezantohuni me një të sapoardhur.

Demi

Fitimi i një aftësie që ju lejon të punoni kudo, këshillohet fuqishëm. Në vend që të qëndroni në një punë, ju do të jeni në gjendje të udhëtoni gjerësisht. Ka një mundësi që të paguheni për të parë botën. Mësoni një gjuhë të huaj. Marrja e një vendimi do ju çojë në një gabim. Kur jeni në dyshim, hidhni një monedhë. Nëse nuk ju rezulton ashtu siç donit, mund të ndryshoni drejtimin më vonë.

Binjakët

Ju jeni ngurrues për ta tërhequr vëmendjen tek vetja. Në vend që të shmangni një mundësi për të mësuar, duhet ta përqafoni atë. Në fazat e hershme, do të duket e vështirë. Nuk ka asgjë të keqe. Është pjesë e procesit. Lejojini vetes të jeni fillestar. Dikush që ka qenë i pabesë duhet të mbahet larg. Vazhdoni të dëgjoni intuitën tuaj, që përpiqet vazhdimisht t`ju mbrojë. Disa njerëz thjesht nuk janë të besueshëm.

Gaforrja

Një plan që kishit do të vonohet për t`u realizuar. Në vend që të përpiqeni t`i nxitoni gjërat, kthejeni vëmendjen tuaj në një çështje të detajuar ose të komplikuar. Ju do të zhyteni në këtë punë dhe papritmas do ecni shumë përpara. Me një gur do vrisni dy zogj. Mos u trishtoni nga një zhgënjim. Është e vërtetë që keni pasur një pengesë, por kjo nuk do të thotë se gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen.

Luani

Xhelozia po rritet. Nëse dikush nuk ju jep kohën dhe vëmendjen që dëshironi, kthejeni vëmendjen brenda vetes tuaj. Plotësoni dëshirat tuaja, duke kaluar kohë në hobin e preferuar ose duke shijuar një trajtim në spa. Lumturia juaj do të tërheqë admirues. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj thashethemeve të zymta.

Virgjëresha

Një qëndrim jo tolerant po ju largon nga mirëqenia. Të gjykoni të tjerët është një lojë nga e cila gjithmonë do dilni të humbur. Ju ndalon të shihni tiparet pozitive të miqve të mundshëm. Kur kultivon një qëndrim mirënjohjeje, je më i lumtur ti dhe gjithë të tjerët. Jepini vetes një shans për t'u shëruar nga dhimbje të rënda ose lëndime fizike. Ngadalë, shëndeti juaj do të rigjenerohet. Rezistojini tundimit për të rifilluar ngarkesën e zakonshme të punës.

Peshorja

Keqpërdorimi i pushtetit do t`ju çojë drejt dështimit. Edhe nëse mund ta përdorni influencën tuaj për përfitime personale, duhet t'i rezistoni këtij tundimi. Ju jeni në këtë pozitë për të shfrytëzuar fuqinë e një grupi. Gjeni burime për njerëzit që mund të prodhojnë ndryshime afatgjata nga të cilat përfiton gjithë komuniteti. Të marrësh rolin e viktimës vetëm sa do t`i shtojë problemet tuaja. Ju keni më shumë opsione nga sa mendoni. Shqyrtoni alternativat e kësaj situate. Nuk duhet të mbeteni në një situatë të mjerueshme.

Akrepi

Një qëndrim kokëfortë do t`i largojë mundësitë nga dera juaj. Në vend që të këmbëngulni për të gjetur rrugën tuaj, gjeni të mesmen e përbashkët. Ndaloni çfarë jeni duke bërë për të ndihmuar dikë që po lufton me një sëmundje ose paaftësi. Bujaria juaj do të shpërblehet. Mbajini me kujdes gjërat e vlefshme. Kurrë mos e lini laptopin ose celularin tuaj të pambikëqyrur në një vend publik.

Shigjetari

Të fokusohesh tek mënyra sesi dukesh do të jetë humbje kohe. Kjo gjithashtu do t'ju japë një reputacion të të qenit sipërfaqësor. Lexoni libra, bëhuni diku vullnetar, pra bëni diçka që ju mbush shpirtin. Puna jashtë orarit ka dëmtuar shëndetin tuaj. Njerëzit do të simpatizojnë dëshirën tuaj për të ngadalësuar dhe thjeshtuar jetën. Shumë do të frymëzohen nga zgjedhja juaj dhe do të ndjekin gjurmët tuaja.

Bricjapi

Mos e keqpërdorni talentin tuaj. Megjithëse jeni një lider i mirë, e përdorni këtë potencial për të manipuluar të tjerët. Mos u tundoni. Profesionistët më të mirë dhe më të efektshëm janë ata që e vënë axhendën e ekipit përpara vetes. Ndërsa një fitore e kohëve të fundit do jetë inkurajuese, ka akoma shumë punë për të bërë.

Ujori

Një person që ju bën të ndiheni më mirë do të përmirësojë shëndetin tuaj. Kur e largoni sikletin nga vetja, sistemi juaj lulëzon. Ju jeni duke kaluar nëpër një periudhë tranzicioni, gjë që ju bën nervozë. Pavarësisht nga qasja juaj inovative, keni një vlerësim të thellë për rutinën. Thyerja e një modeli do të jetë e frikshme, por e dobishme. Merrni frymë thellë dhe ndryshoni drejtim.

Peshqit

Ndaloni së i bëri presion vetes për të prodhuar rezultate brenda natës. Kur bëhet fjalë për realizimin e një ëndrre, me ngadalë do ta fitoni garën. Vendosni qëllime të vegjël për veten tuaj çdo ditë. Një sekret do të dalë në dritë, duke ju bërë ta shikoni dikë në një mënyrë krejt tjetër. Ky është një mësim i çmuar.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.