• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 3 nëntor nga Russell Grant


    Dashi

    Marrja e përgjegjësisë për të gjithë grupin i mbron individët nga dëmtimi. Një gabim i pakujdesshëm është bërë në kompani. Nuk duhet t`i lejoni njerëzit e pafajshëm të ndëshkohen për këtë gabim. Pas lëshimit të disa paralajmërimeve të rrepta, problemi do të korrigjohet. Një diskutim i sinqertë do t`i bëjë të tjerët t’ju shikojnë me respekt.

    Demi

    Pikëpamja juaj optimiste lëviz malet. Punëtorët e shërbimeve vlerësojnë qëndrimin tuaj të këndshëm. Gjërat që ju pëlqenin dikur për të studiuar, nuk kanë më asnjë interes. Fokusohuni diku tjetër që do t`ju sjellë po aq kënaqësi.

    Binjakët

    Kur bëhet fjalë për qëllimet tuaja, jeni i rezervuar, i fshehtë dhe i vendosur. Nuk ia tregoni askujt atë që dëshironi, nga frika se rivalët do hidhen në sulm. Nëse doni një punë, shtëpi apo diçka tjetër do ta arrini me qetësi. Një marrëdhënie pasionante ju bën më të guximshëm. Nuk jeni më të frikësuar nga situatat dhe njerëzit që dikur ju mbushnin me frikë. Falë të dashurit, keni kuptuar që keni një fuqi të madhe personale. Përdoreni atë në avantazhin tuaj.

    Gaforrja

    Kjo është një kohë e shkëlqyer për të shitur diçka, për të kërkuar një takim ose për të aplikuar për një kredi. E vini theksin tek pikat tuaja më të forta dhe argumentoni me arsye. Është gati e pamundur të të mundësh ty. Partneri juaj i biznesit ose ai romantik nuk bie dakord me planet tuaja. Dalja kundër dëshirave të tyre do të jetë e vështirë, por e domosdoshme. Nuk mund të mos e pranoni një mundësi të artë karriere që do t`ju ofrohet.

    Luani

    Një performance e përsosur në punë do të përmirësojë perspektivën tuaj profesionale. Shefi juaj e di se mund të mbështetet tek ju për të trajtuar projekte të rëndësishme ose komplekse. Jini të gatshëm të kërkoni rritje page herën tjetër kur t’ju kërkohet të angazhoheni me një nga këto punë. Një koleg është i ndërgjegjshëm që puna po e lodh, por e ka vetë në dorë të vendosë çdo bëjë.

    Virgjëresha

    Qëndrimi juaj është simpatik. Njerëzit pëlqejnë të jenë në shoqërinë tuaj. Kjo sepse i bën të gjithë të qeshin, madje edhe në mjediset më të mërzitshme. Nëse jeni beqar, do të gjeni dashuri me një person të realizuar i cili ka sens humori. Ju punoni shumë. Mos e privoni veten nga disa kënaqësi të jetës. Është më e lehtë t`i zgjidhësh problemet kur je i kënaqur.

    Peshorja

    A jeni në humor? Kujdes nga irritimi me të afërmit. Ata po përpiqen t’ju japin mbështetjen dhe stabilitetin që ju nevojitet. Në momentin që të filloni të zemëroheni, tërhiquni. Keni një lidhje të thellë me një zonë të caktuar. Blerja e një prone në këtë zonë do t`ju bëjë të ndiheni rehat. Krijoni një plan që do t’ju lejojë ta arrini këtë qëllim deri në një afat të caktuar.

    Akrepi

    Është e lehtë për ju të mposhtni gjithë të tjerët. Dikush që duket i besueshëm, po përpiqet të fitojë pushtet mbi anëtarët e tjerë të grupit. Mos i jepni këtij manipuluesi mbështetjen tuaj. Nxitoheni ndonjëherë për të dhënë mendimin tuaj. Mbajeni për vete për ca kohë derisa të siguroheni mirë.

    Shigjetari

    Jeni njeri që mezi prisni t`ju vijnë mundësi të reja, por duhet të bëni kujdes. Bërja e një investimi të rrezikshëm nuk duhet të bëhet. Më mirë mbajini paratë në bankë. Kushtojini më shumë kohë njerëzve që doni dhe aktiviteteve argëtuese. Jeni lodhur duke bërë punë që ju lodhin e që askush s`jua di për nder. Delegojini këto përgjegjësi tek anëtarët e tjerë të ekipit.

    Bricjapi

    Jeni agresiv dhe konkurrues në një mënyrë të shëndetshme. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të shkuar pas një pune që keni dashur gjithmonë. Është e qartë që ju keni aftësi të mrekullueshme drejtimi. Shumica e grupit do të jetë dakord: ju jeni kandidati më i mirë. Lënia e një zakoni të keq, ndryshimi i këndvështrimit tuaj ose adoptimi i një stili jetese më të shëndetshëm janë ndër mundësitë emocionuese.

    Ujori

    Besojini intuitës tuaj në lidhje me një çështje biznesi. Bërja e një investimi të vogël do t`ju shpërblejë. Të pasurit e një rrjedhe të qëndrueshme të ardhurash do t’ju lejojë të zvogëloni orarin e punës. Duhet të keni më shumë kohë për të ndjekur hobin tuaj të preferuar. Kërkoni menjëherë ndryshimin e disa rregullave të pakuptimta.

    Peshqit

    Mos lejoni që dikush të hedhë fajin mbi ju. Mos ia vini shumë veshin një shoku që ankohet. Prijani shkurt. Nuk keni asnjë detyrim për ta ndihmuar. Do të gjeni një mënyrë të zgjuar për të mbledhur para për diçka tjetër, për një kauzë të mirë. Së shpejti, të gjithë do përpiqen të kopjojnë metodën tuaj.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post