Aktualitet

Horoskopi për datën 3 maj nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e merkure, 3 maj 2017.

Dashi

E keni më të lehtë të lidheni me njerëzit që dëshironi. Së fundi, keni pasur vështirësi për të qenë në kontakt me njerëz që mund t’ju ndihmojnë për të avancuar në karrierë. Tashmë mesazhet tuaja po godasin në shenjë dhe keni shansin të shkoni përpara. Është një lehtësim për ju fillimi i një projekti që e keni përzemër. Mos ndiqni një model të gatshëm por kompozojini vetë rregullat gjatë rrugës; kjo do t’ju lejojë të prekni një treg të ri.

Demi

Më në fund, do të keni mundësi të pushoni, të relaksoheni dhe të qetësoheni pa u ndier në faj. Lëreni imagjinatën tuaj të shpaloset gjatë kohës që dëgjoni muzikë qetësuese ose bëni një banjë aromatike. Nënvetëdija juaj ka qenë duke luftuar për të dalë në sipërfaqe. Në vend që t’i vendosni vetes afate, përqëndrohuni se si të kënaqeni më shumë me gjëra të tilla. Jeni të vetëdijshëm për një gabim lidhur me punën. Jepini vetes leje të nisni një ndryshim.

Binjakët

Dikush do të kërkojë mendimin tuaj ndershmërisht. Në vend që të qëndroni të tërhequr, jini plotësisht i sinqertë. Do të merrni një përgjigje mirënjohëse. Një person me pozitë të lartë është i pakënaqur nga një projekt, por nuk di se si ta përmirësojë. Duke ofruar disa komente të drejtpërdrejta, do ta ndihmoni ta fusë këtë vepër në rrugë të drejtë. Në këmbim të komenteve tuaja të sinqerta, do të merrni një shpërblim. Mos e refuzoni, por pranojeni me zemër të hapur. Ju e meritoni.

Gaforrja

Një takim ose një intervistë do t’ju ndihmojë të avanconi në karrierë. Mos adoptoni një imazh të rremë për veten. Në vend të kësaj, përpiquni të jeni vetvetja. Flisni hapur për qëndrimet tuaja të pazakonta rreth biznesit dhe fusni disa ide të guximshme. Duke e mbajtur veten larg zhurmës, do të hapni rrugën për një promovim ose për një punë impresionuese. Ndoshta do t’ju duhet të bëni shumë takime e të lini shumë orare, por tregoni durim. Nëse i luani mirë letrat, do të krijoni një aleancë të fuqishme.

Luani

Ndershmëria do t’ju shpërblehet. Në të shkuarën, të tjerët hezitonin të dëgjonin të vërtetën. Tani duan dëshpërimisht të kenë realitetin nën kontroll. Ata kanë nevojë për guxim për të shkuar përpara. Këshillojini të ndërmarrin një trajnim para se të ndjekin një rrugë të veçantë në karrierë ose në arte. Fjalët tuaja të mençura do të jenë në hullinë e duhur dhe do t’i ndihmoni të tjerët të përparojnë pas një periudhe të gjatë stanjacioni.

Virgjëresha

Kudo që shkoni ju, të tjerët kthejnë kokat. E gjithë kjo vëmendje, vetëm për ju. Një person modest si ju, herë pas here mund të përfitojë nga një nxitje e egos. Kur ndiheni të admiruar dhe të vlerësuar, bëhet më e lehtë për t’i arritur qëllimet. Jeni në një marrëdhënie serioze? Sigurohuni që dashuria juaj të dijë se ju jeni besnik. Duke e trajtuar partnerin me ngrohtësi, do të bëni të mundur një takim pasionant. Është koha të kënaqni anën tuaj sensuale.

Peshorja

Tregoni përkujdesje dhe ngrohtësi ndaj një personi të dashur. Derdhja e energjisë në një marrëdhënie të ngushtë  do t’ju paguhet. Në javët e fundit, duket sikur e keni lënë pas dore njëri-tjetrin. Këto mungesa komunikimi janë drejt fundit,  ju jeni bashkë për të lexuar mendimet e njëri-tjetrit. Është kohë e mirë për të bërë plane për të ardhmen. Puna me partnerin do t’i çojë përpara interesat tuaja, nuk do t’i pengojë ato. Kur keni pranë një avokat, jeni më të guximshëm dhe më të vendosur.

Akrepi

Prioriteti juaj duhet të jetë kujdesi ndaj vetes. Gjithkush po kërkon vëmendjen tuaj. Edhe pse ju do të donit t’u vinit në ndihmë, nuk keni energji. Në vend që të ngjeshni oraret tuaja me takime, spastrojeni atë për qëllime personale. Një trajtim SPA do të jetë një terapi e vërtetë. Kur investoni në lumturinë tuaj, bëhet më e lehtë të jeni bujar me të tjerët. Vendosini si duhet prioritetet tuaja.

Shigjetari

Të tjerët janë të magjepsur nga zgjuarsia, hijeshia dhe mprehtësia juaj. Nëse po këkronit dashurinë, do ta gjeni në një konkurs ose në një event sportiv. Loja impenjative do t’ju shpërblehet mirë. Jeni në një marrëdhënie? Lëreni partnerin të presë për ju. Të qenit të hapur ndaj dashurisë dhe admirimit do të krijojë një lidhje të fortë intimiteti.

Bricjapi

Të jeni si një engjëll mbrojtës për një të afërm, do t’ju shpërblehet. Ju kujdeseni fort për një anëtar të familjes që ka probleme. Ndonjëherë keni frikë se entuziazmi i tyre do t’i vendosë në rrezik. Duke i siguruar që po shoqërohen nga njerëz të mirë, do t’i mbani larg lëndimeve. Megjithatë, bëni kujdes. Mos i lini ata të mendojnë se po ndërhyni në punët e tyre për qëllime egoiste.

Ujori

Do të ballafaqoheni me shumë takime dhe do të lëshoni një breshëri mesazhesh. Kur ndiheni të tronditur, ndaloni dhe merrni frymë thellë. Është ok nëse i refuzoni kërkesat për të ndihmuar të tjerët. Edhe pse jeni shumë të organizuar, kjo nuk do të thotë se jeni të detyruar të organizoni jetën e të gjithëve. Një miku juaj i hallakatur duhet ta rregullojë vetë jetën e tij. Shqetësimet dhe gjërat që kanë penguar përparimin tuaj për shkak të problemeve të tilla, më në fund do të zgjidhen.

Peshqit

Paratë për disa punë që keni bërë në të shkuarën, më në fund do të vijnë. Kapeni këtë mundësi për të paguar disa fatura të larta. Përmbushja e këtyre detyrimeve do t’ju bëjë të ndiheni të lirë dhe pa angazhime. Do të jetë më e lehtë për ju të kultivoni bollëk rreth vetes dhe të krijoni një ajër besimi. Kur besoni në veten tuaj, punëdhënësit potencialë do t’ju vendosin para ofertave. Pranoni një pozicion në një kompani prestigjioze.