Aktualitet

Horoskopi për datën 3 korrik nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e hene, 3 korrik 2017.

Dashi

Ideja për të thyer një subjekt tabu është shumë e mirë. Jeni lodhur duke parë ‘elefantin në dhomë’ dhe duke e injoruar atë. Nëse dikush ka pasur një humbje të tmerrshme, një sekret shokues ose një trend shqetësues është vendosur, duhet ta adresoni. Pasi të keni folur, shumë njerëz do t’ju falenderojnë privatisht për guximin tuaj. Mbajeni mend këtë moment. Asgjë nuk e përkeqëson më shumë një problem se sa neglizhenca.

Demi

Jeni të vendosur t’i jepni drejtësi dikujt që është trajtuar në mënyrë të padrejtë. T’ia thoni këto që shihni dikujt që ka pushtet nuk është e lehtë. Kjo gjë shpesh do të thotë të rrezikosh veten. Megjithatë kjo është një situatë ku ja vlen më shumë të tregoheni të vlefshëm se të mbeteni të sigurt. Nëse ndëshkoheni për këtë situatë, ruani qetësinë. Një mundësi më e madhe dhe më e mirë do t’ju vijë. Një person inteligjent do t’ju shohë si pasuri për ekipin e tij dhe do t’ju ofrojë një punë.

Binjakët

Do të jeni jashtëzakonisht produktiv. Po përballoni një punë që ju ka lodhur shumë ditët e fundit. Pasi të përfundoni këtë punë, do ta kaloni pjesën më të madhe të ditës me një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Dikush që është i impresionuar nga qëndrimi juaj optimist, do t’ju kërkojë të punoni për shërbimin ose produktin e tij. Kjo marrëveshje do t’ju japë vëmendje dhe do të rrisë profilin tuaj profesional. Të godisni tek ëndrrat dhe shpresat e njerëzve është sekreti i suksesit tuaj.

Gaforrja

Mos kini frikë të merrni një rol udhëheqës në një projekt kreativ ose biznesi. Ju keni instikte të mëdha rreth gjërave që duhen bërë dhe prioriteteve që duhen vendosur. Me disa direktiva nga ju, ekipi do të punojë me minimiumin e konfuzioneve dhe shqetësimeve. Tregohuni të hapur ndaj shumë opsioneve. Nëse një metodë nuk funksionon, tregohuni të gatshëm të krijoni një tjetër. Duke i qëndruar me kokëfortësi nëj ideje jot ë mirë, do të humbisni kohë, para dhe resurse.

Luani

Kujdesi për të afërmit dhe të dashurit  po ju jep një perspektivë të re. Kohët e fundit keni qenë të zënë me punë. Koha në kompjuter, rishikimi i tabelave e listave ju ka bërë të ndiheni më shhumë si makineri sesa si qenie njerëzore. Fokusojeni vëmendjen tek njerëzit që e bëjnë jetën tuaj të vlefshme. Edhe bërja e diçkaje të thjeshtë si përgatitja e një darke për familjen, lehtëson shpirtin tuaj.

Virgjëresha

Aftësitë tuaja komunikuese janë gjithmonë të mira. Përdorini ato për të negociuar një marrëveshje të mirë për veten. Keni mundësi që një mundësi të mirë ta bëni të shkëlqyer. Flisni me një ekpsert rreth pritshmërive tuaja. Do t’ju japë një këshillë të vlefshme për një plan veprimi.

Peshorja

Pasionet tuaja për një lloj arti, ju bëjnë shpesh të keni ‘uri’ për të bukurën. Gjeni kohë nga axhenda juaj për të shkuar në një muze, koncert ose teatër. Mos u ndieni nën presion për të shkuar me dikë që nuk ka lidhje me këtë formë arti. Përdoreni kohën tuaj për të shijuar këtë vepër e jo për të dëgjuar dikë që ankohet gjithë kohës.

Akrepi

Nuk keni frikë të sfidoni një dhunues. Qëndrimi  i duhur ndaj dikujt që ka përdorur taktika intimidimi do t’ju fuqizojë. Ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit kanë frikë nga ky individ, ju e kuptoni frikën e tyre dhe ndërsa të tjerët mblidhen si kërmij ju do të dilni si hero. Nëse të tjerët flasin, mos u shqetësoni, thjesht po përpiqen të kompesojnë vetëbesimin e tyre të ulët.

Shigjetari

Jeni simpatizuez ndaj dikujt që ka kaluar shumë vështirësi në punë. Ky koleg kampion do t’ju tërheqë drejt një  bashkëpunimi. Ndërsa ju keni një pikëpamje më të zgjeruar dhe optimiste, ky person punon në mënyrë shumë të kujdesshme. Nuk do të jetë i lumturnë këtë porpozim derisa të keni testuar çdo aspekt. Ky është një kombinim fitues që tërheq vëmendje.

Bricjapi

Më në fund do të jeni në gjendje të shkëputeni nga një marrëveshje e çalë. Të shkuarit vetëm do të jetë pak e frikshme, por do të merrni frymë lirshëm. Tradicionalët do t’i kritikojnë përpjekjet tuaja, por mendje hapurit do t’i lavdërojnë ato. Mos kini frikë të investoni gjithë kapacitetin tuaj shpirtëror në këtë që po bëni.

Ujori

Po kërkoni të ndërtoni diçka me vlerë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Puna me një insitucion fetar, edukativ ose kulturor do t’ua lejojë këtë. Duke bashkëpunuar me një grup që ka lidhje të gjera financiare, mund të lëvizni malet. Në të kaluarën, keni hezituar të krijoni partneritete të tilla, duke pasur frikë nga kufizimiet e politikave. Por kjo mundësi veç të tjerash, do të jetë edhe një leksion i mirë për ju.

Peshqit

Mënyra më e mirë për të hyrë nën lëkurën e një rivali është të mos e  merrni seriozisht. Duke e konsideruar çdo gjë që thotë si një lojë, reputacioni i tij do të minohet. Jeni lodhur duke duke parë se si ecin përpara njerëzit cinikë. Duke i ngacmuar butësisht pretendimet e tyre të egra, do të fitoni shumë ndjekës. Në mënyrë të ngadaltë, port ë sigurt njerëzit do ta kuptojnë se armiku juaj është dhe i tyre. Në këtë pikë, do të merrni një rol lidershipi në lehtësimin e jetës së gjithësecilit.