HOROSKOP

Horoskopi për datën 29 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 29 tetor nga Russell Grant

Dashi

Askush nuk do të përfitojë nga ju. Pasi të identifikoni një person manipulues, largohuni. Nëse ky njeri përpiqet t'ju turpërojë, demaskojeni në publik. Shpejt do largohet. Bëjeni veten të lumtur. Ky duhet të jetë prioriteti juaj. Ndiqni ëndrrat edhe nëse do duhet të bëni një transformim personal.

Demi

Aftësia për të parë të dyja anët e një çështjeje ju bën negociator të fuqishëm. Jeni në gjendje të arrini një marrëveshje që kënaq të gjitha palët. Në fund të gjithë do festojnë. Kur punoni me një grup njerëzish, është e rëndësishme të njihni nevojat e tyre që janë të ndryshme nga ato tuajat. Nëse dikush nuk dëshiron të ndjekë universitetin ose të ndjekë një karrierë të fuqishme, nuk është detyra juaj t’ia ndryshoni mendimin. Pranojini vendimet personale të të tjerëve dhe përpiquni të mos i gjykoni.

Binjakët

A keni ndonjë vendim të rëndësishëm për të marrë? Shfrytëzojeni këtë mundësi për të eksploruar opsionet tuaja. Pasi të keni lexuar disa artikuj mbi këtë temë, shpejt do të kuptoni se cila rrugë është më e mira. Të afërmit do të befasohen nga zgjedhja juaj. Kjo sepse ju jeni duke shkuar në një drejtim krejtësisht të ndryshëm nga sa ata mendonin. Jeni duke eksploruar diçka të re, një aventurë, ndaj do çuditen.

Gaforrja

Ju jeni bindës. Mos hezitoni të rregulloni axhendën tuaj në mënyrë të tillë që të keni pak kohë edhe për veten. Prej kohësh i keni lënë nevojat tuaja mënjanë për hir të të afërmve. Këmbëngulni për të bërë atë që dëshironi dhe gjithë të tjerët do bien dakord me zgjedhjen tuaj. Pyetni 7 a 8 dhe bëni si dini vetë. Sa më shpejt t`u besoni tek instinkteve tuaja, aq më të lumtur do të jeni.

Luani

Kujtesa juaj e shkëlqyer është në avantazhin tuaj. Do keni biseda miqësore dhe të këndshme. Dashuria e pakushtëzuar është një art më vete. Dini se si t`i pranoni të gjithë njerëzit. E dini mirë se sjellja e vetme që mund të kontrolloni është ajo juaja. Do t`i kurseni vetes shumë shqetësime nëse fokusoheni tek pikat e forta dhe jo tek të dobëtat e gjithkujt.

Virgjëresha

A keni nisur një biznes? Ky është një moment i shkëlqyer për të filluar një fushatë promovuese. Në vend që të përpiqeni të shpjegoni çdo detaj të këtij projekti të veçantë, përqendrohuni në krijimin e një lidhjeje emocionale me audiencën. Fokusohuni tek ideja se si do të ndihen duke përdorur produktin ose shërbimin tuaj. Kushtojini më shumë kohë aktiviteteve kulturore. Vërini të parat nevojat tuaja. Merruni me sistemimin e përparësive.

Peshorja

Do ju vijnë ca para më tepër. Mbase do ju bëhet një rritje rroge, ose do ju ofrohet një punë me të ardhurave më të larta. Talenti juaj meriton më shumë. Nëse keni vendosur të rregulloni tërë stilin e jetës tuaj, bëjeni. Nëse doni të ndryshoni dietën bëjeni. Besojini instinkteve tuaja.

Akrepi

Keni ide të guximshme. Njerëzit janë të gatshëm t`ju ndjekin kudo që t`i udhëhiqni. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të bërë një hap shitjeje, një propozim biznesi ose një prezantim profesional. Qëndroni larg turmës. Ju keniaftësi të specializuara. Do ju ofrohet një pozicion më i mirë. Përdoreni këtë në avantazhin tuaj. Kërkoni një pagë më të madhe.

Shigjetari

Jeni i ndjeshëm ndaj nevojave të të gjithëve. Kur vëreni që dikush ndihet i mënjanuar, gjeni shpejt një mënyrë për ta afruar. Njerëzit e vlerësojnë sjelljen tuaj të dhembshur. Bashkimi i burimeve dhe talentit që keni do të forcojë pozitën tuaj. Ju pëlqen të punoni veçanërisht me njerëz që janë kurajozë. Falë mjedisit mbështetës që keni krijuar, do të jeni të suksesshëm.

Bricjapi

Një zbulim ju mbush me entuziazëm. Kritikat shfrytëzojini për t`u përmirësuar. Duhet të jeni krenar. Ndërtimi i gjërave me vlerë të qëndrueshme është një nga qëllimet kryesore që keni në jetë. Kjo do të kërkojë guxim dhe këmbëngulje të madhe. Punoni në mënyrë të qëndrueshme drejt qëllimit tuaj.

Ujori

Këshillohet fuqishëm bërja e planeve profesionale. Tani që një nga eprorët tuaj është larguar, mund t`i zini vendin. Përmirësoni CV-në tuaj. Pastaj lejini Universin të sjellë atë që ka rezervuar për ju. Do të merrni një surprizë të lezetshme.

Peshqit

Fitimi i njohurive prej eksperti është shumë argëtues. Do t`i shijoni mësimet me një mësues karizmatik. Falë inkurajimit të tij, do të arrini një nivel suksesi akademik që kurrë nuk e kishit ëndërruar. Falë punës suaj, do t'ju ofrohet një më e mirë. Miqtë janë të etur për t'ju ndihmuar që të realizoni një qëllim. Kurdoherë që dikush ju ofron para, burime ose ndihmë praktike, duhet të pranoni me mirënjohje. Jemi këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin. Bashkoni forcat dhe ecni përpara.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.