HOROSKOP

Horoskopi për datën 29 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 29 shtator nga Russell Grant

Dashi

Një ulje në karrierë nuk është fundi i botës. Shkoni tek të dashurit tuaj për ngushëllim. Ata e dinë se sa shumë keni punuar. Duke dëgjuar fjalët e tyre inkurajuese, do të gjeni vendosmërinë për të provuar  përsëri. Gjithçka po shpaloset në kohën e përsosur. Nëse një ëndërr nuk ju emocionon më, shkëmbejeni me një tjetër. Vazhdimisht po evoluoni. Është e natyrshme t`i ndryshoni interesat. Jepini vetes lejen për të eksploruar një ide që ju mbush me emocion.

Demi

Një qëndrim mendjengushtë do të çojë në një mundësi të humbur. Provoni t’i lini mënjanë supozimet. Duke lejuar një të sapoardhur të zhvillojë stilin e vet, do t'i hapni rrugën një marrëdhënieje të shkëlqyer pune. Jini të durueshëm, të sjellshëm dhe inkurajues. Nëse nuk e keni një punë, kushtojini pak kohë çdo ditë për të aplikuar. Pastaj pjesën tjetër të ditës kalojeni në aktivitete që ju japin rehati, frymëzim dhe lumturi.

Binjakët

Taksat do dëmtojnë buxhetin tuaj. Mos u shqetësoni se do vijnë paratë e nevojshme. Është çështje përqendrimi. Do vijë një detyrë fitimprurëse për ju. Jeni tunduar të bëni diçka të papërgjegjshme. Të gjithë bien pre e tundimit. Merrni ca ditë pushim nga puna për të pushuar dhe për të lexuar.

Gaforrja

Ju nuk ndjeheni mirë. Kjo për shkak se u detyruat të merrni një vendim të pakëndshëm. Nuk ishte e lehtë, por ishte lëvizje e mirë financiare. Në vend që të mbroni zgjedhjen tuaj, merruni me aktivitete që kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Pakënaqësia do të zbehet. Mos e kritikoni veten për keqmenaxhimin e fondeve. Të gjithë bëjnë gabime. Tani që e keni identifikuar problemin do të bëni një punë më të mirë. Jepini vetes shpërblime.

Luani

Puna ju duket e pakëndshme. Është e vështirë të jeni produktiv. Pyesni shefin tuaj nëse mund të punoni nga shtëpia. Nëse kjo nuk është e mundur, filloni të kërkoni një pozicion më të mirë. Bëni disa hulumtime në kompani që e trajtojnë mirë stafin. Një paketë ose letër do të vonohet. Nuk është ende koha për të bërë panik.

Virgjëresha

Ju po bëni shumë sakrifica për një fëmijë ose partner. Këto gjeste nuk vlerësohen. Në vend që të vazhdoni t'i bëni, më mirë bëni diçka të këndshme për veten tuaj. Shkoni për një trajtim në Spa, bëni një sy gjumë pasdite ose blini rroba të reja. Jeni lodhur duke qenë në qendër të vëmendjes. Të gjithë varen nga ju për një përgjigje. Presioni është i jashtëzakonshëm. Jini të gatshëm të pranoni se nuk jeni i sigurt se çfarë po bëni. Kjo do të bëjë që i gjithë grupi të mblidhet dhe t`ju japë një ide më të mirë.

Peshorja

Në shtëpi nuk po ndiheni rehat. Ju duhet një ditë për t`u marrë me pastrimin e saj. Pas një dite të lodhshme pune ju duhet të hyni në një ambient të pastër. Një praktikë shpirtërore ju bën të ndjeheni të qëndrueshëm dhe të sigurt. Gjithë natën e vrisni mendjen për paratë. Kapërcejeni ankthin dhe situata juaj financiare do të përmirësohet. Paratë do të rrjedhin në llogarinë tuaj bankare duke ju lejuar të lani borxhet, faturat dhe të mblidhni kursime.

Akrepi

Mendimi negativ i largon mundësitë e mira nga dera juaj. Bëni gjithçka që mundeni për t`u ndjerë më mirë. Dëgjoni muzikë, lexoni një libër frymëzues ose shihni një film komedi. Jepini vetes shpërblime dhe komplimente. Drejtësia do vihet shpejt. Do ndjeni një lehtësim të jashtëzakonshëm. Mos e humbni kohën e vlefshme. Ecni përpara dhe e ardhmja do jetë e ndritshme.

Shigjetari

Një humbje financiare është zhgënjyese, por nuk është fundi i botës. Ju jeni të mirë në tërheqjen e mundësive për të bërë më shumë para. Nëse jeni duke kërkuar për një punë më të mirë, mund të gjeni një që përfshin udhëtimin, arsimimin ose ligjin. Mos pretendoni sikur dini më shumë rreth një teme të caktuar. Është më mirë të pranoni paditurinë tuaj dhe të kërkoni udhëzime.

Bricjapi

Një mungesë besimi po dëmton përparimin tuaj. Vetëm sepse po provoni diçka të re nuk do të thotë që do të dështoni. Jepini vetes lejen për të qenë fillestar dhe për të gabuar. Askush nuk pret që të jeni perfekt në provën e parë. Ju duhet të ecni, përpara se të fluturoni. Mos u frikësoni për një ndalesë në karrierën tuaj. Përqendrohuni për të shijuar momentin. Qetësia nuk është armiku juaj.

Ujori

Mos u shqetësoni për të ardhmen se nuk ka ardhur ende. Në vend që të imagjinoni skenarin më të keq, provoni të mendoni se gjithçka do të funksionojë në avantazhin tuaj. Nuk jeni në humor, ama mos i thoni “Jo” një ftese për festë. Shkoni, edhe sikur vetëm për pak. Humori do t`ju rikthehet sa të dilni nga dera e shtëpisë.

Peshqit

Të bësh mik dikë sepse ka ndikim në industrinë tuaj të dëshiruar është një gabim. Ju duhet të zhvilloni marrëdhënie bazuar në admirim të ndërsjellë dhe jo në interes. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe të përdorni lidhjet në rrjetet sociale për të përparuar në karrierën tuaj, duhet të keni kujdes nga tendencat oportuniste. Sekretet ju bëjnë nervoz. Nëse dikush ju kërkon të mbuloni punët e veta, refuzoni me mirësjellje. Ju nuk dëshironi të përfshiheni në këtë mashtrim.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.