Aktualitet

Horoskopi për datën 28 prill nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e premte, 28 prill 2017.

Dashi

Ndihmoni një person të dashur të dalë nga një situatë e vështirë. Faleni atë për një gabim në të shkuarën. Shoqërojeni në një ngjarje që e pëlqen, edhe pse juve ju mërzit. Tregohuni mbështetës. Rrethojeni me komplimente dhe afeksion fizik. Si fillim këto gjeste do të priten me konfuzion, madje me dyshim. Por më pas, partneri juaj do të kuptojë që jeni të sinqertë. Në këtë pikë, marrëdhënia juaj do të bëhet shumë e fortë.

Demi

Në vend që të kërkoni dashurinë, do të jeni të kënaqur me një marrëdhënie platonike. Kaloni kohë me miq që vlerësojnë aftësitë tuaja kreative sepse do të ndiheni mirë. Ata do t’ju japin mbështetje dhe kurajo për të zhvilluar një projekt të guximshëm. Të punoni si pjesë e një ekipi do të jetë kënaqësi për ju, sepse do të merrni fidbek të vlefshëm. Vendosini dëshirat romantike në vend të dytë. Një angazhim pasionant do t’ju shpërqëndronte nga një punë mbresëlënëse që mund të bëni.

Binjakët

Ju keni miq në pozicione të larta që mund t’ju ndihmojnë të arrini objektiva në pranverë.  Mos hezitoni të kërkoni një favor. Dikush që bën pjesë në rrethin tuaj shoqëror do të jetë i lumtur t’ju orientojë në një intervistë ose t’ju shoqërojë në një drekë profesionale. Përpiquni të dëgjoni më shumë se të flisni gjatë këtyre takimeve. Qëndrimi juaj i respektueshëm do t’i bënte përshtypje dikujt që mund t’ju ndihmojë të përparoni në karrierë. Duke ju mbajtur pranë vetes, do të fitoni aftësi të vlefshme dhe do të fitoni mjaftueshëm.

Gaforrja

Lejoni një mik t’ju prezantojë me një formë të re arti, kuzhinë të re ose praktikë shpirtërore. Ju keni një tërheqje të thellë ndaj vlerave që ju janë ngulitur në mendje që fëmijë. Sipërmarrja e këtyre ideve familjare për ju, do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Jo domosdoshmërisht duhet të adaptoni një stil të ri jetese, por do të jeni më të ndriçuar. Papritmas, do të jeni në dijeni të një morie opsionesh të cilat më parë ju kanë shpëtuar. Do të filloni të shpërbleheni me të ardhura të mira nga një hobie i tillë.

Luani

Një dëshirë pasionante për të ecur përpara do t’ju bëjë të aplikoni për një punë impresionuese. Do të jeni në gjendje të hyni në këtë fushë nëse përgatisni një CV të mirë, përmirësoni aftësitë tuaja në intervista dhe grumbulloni shembuj mbreslënës nga përvoja. Kërkoni ndihmën e një këshilluesi karriere nëse nuk jeni të sigurt si të procedoni. Duhet të paguani një tarifë, ama po e bëni në emër të një investimi të suksesshëm.

Virgjëresha

Ju keni shansin të nisnini një romancë serioze. Të fejuarit ose të martuarit do të kenë një ndjenjë më të lartë sigurie. Mos jepni premtime nëse nuk jeni të dashuruar vërtet. Nëse investoni emocionalisht në një marrëdhënie, do të shërbejë si një pikënisje për të hapur rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tjera. Mos zgjidhni alternativë tjetër përveç më të mirës.

Peshorja

Dashuria po ju jep një shkëlqim tërheqës. Po ju pëlqejnë ngjyrat e gjalla, materialet delikate dhe aromat joshëse. Krijimi i gjërave të bukura i bën sytë tuaj të shndrisin. Mos u surprizoni kur dikush që ka qenë indiferent nga sharmi juaj, t’ju japë vëmendje. Edhe pse ai po përpiqet t’ju afrohet, ju preferoni shoqërinë e një personi të qetë. Shkoni përpara dhe bëni lëvizjet tuaja. Potenciali për një marrëdhënie pasionante është i fortë. Nëse keni një të dashur, trajtojeni në mënyrë paksa të veçantë.

Akrepi

Dashuria juaj për jetën është e fuqishme. Disa njerëz janë të frikësuar nga ndjenjat intensive tuajat për aktivitetet që doni. Disa të tjerë janë të impresionuar nga shkathtësia juaj. Mos humbni kohë me njerëz të ndrojtur në shoqërinë tuaj; fokusohuni tek njerëzit entuziastë më mirë. Duke bashkuar forcat krijuese, do të ndërtoni një biznes të fuqishëm që do t’ju sjellë shumë para. Një fushë e jetës ushqen tjetrën.

Shigjetari

Kalimi i kohës me njerëzit tuaj të preferuar do t’ju largojë ankthin. Ju pëlqen argëtimi, por ndonjëherë duhet të ngadalësoni hapin dhe t’u merrni erë luleve.  Hani një drekë me një të afërm ose takoni një mik për të parë një film. Mos u ndjeni fajtorë nëse produktiviteti juaj ngadalësohet. Mjafton të jeni të përmbushur. Nëse jeni të lumtur në shtëpi, do të jeni të suksesshëm dhe në punë.

Bricjapi

Ju dëshironi t’i miksoni gjërat. Prishja e rutinës  mund të bëhet më së miri me nisjen e një kursi gatimi. Subjekti s’ka pse lidhet me profesionin tuaj. Ndihuni mirë nëse do të ndiqni një temë që nuk ka të bëjë me punën. Do t’ju vërë gjithashtu në kontakt me ide intriguese që ndikojnë në jetën tuaj për mirë.

Ujori

Më shumë mundësi për luks keni në dispozicion. Kapni mundësinë për ta trajtuar veten mirë. Një buqetë me lule të bukura, një fustan i bukur apo një këmishë nate e bukur, do të bëjë të ndiheni mirë. Zgjidhni diçka që ju jep kënaqësi. Komoditeti ka shumë rëndësi. Nëse dysheku juaj nuk është i rehatshëm, mos u mendoni dy herë për të blerë një të ri.

Peshqit

Sharmi, zgjuarsia dhe pamja e mirë tërheqë shumë admirues. Mund të mos jeni në gjendje të mirë për një marrëdhënie serioze. Flirtimet e rastësishme do të bëjnë që shpirtat tuaj të ndihen të lirë dhe jo të mbytur. Nëse keni një partner, bëni një pushim të shkurtër. Shkoni në një vend turistik që është i njohur për bukuritë natyrore, pasi do të ushqejë flakët e pasionit të përbashkët.