• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 28 Korrik nga Russell Grant


    Dashi

    Natyra juaj pasionante ka dalë në sipërfaqe. Rrëfejini emocionet tuaja dhe bëni diçka romantike që të dy do të kënaqeni. Ndonjëherë, do të pyesni veten nëse kjo është jeta e vërtetë apo një film Hollivudi. Do të gjeni një vend të ri pune. Do të jetë kënaqësi të krijoni produkte dhe shërbime të reja për një pjesë të dobët të tregut. Do të shpërbleheni me kujdes për idetë tuaja të mrekullueshme, si me paratë ashtu edhe me lavdërimet.

    Demi

    Një plan rinovimi dhe dekorimi do të shkëlqejë shtëpinë tuaj. Klientët e pasur do të duan të punojnë me ju. Mund të merreni dhe me disa probleme familjare. Do të jetë lehtësim nëse arrini një zgjidhje për një konflikt mes të afërmve tuaj.

    Binjakët

    Njerëzit duan argëtim për t`u larguar nga problemet e vogla dhe je gjithmonë gati ta bësh këtë. Do të merrni një ofertë tërheqëse, por nuk është koha për ta pranuar atë. Prisni deri në gusht para se të mbyllni këtë marrëveshje. Rrethanat do të ndryshojnë, duke ndryshuar prioritetet tuaja. Vazhdoni të grumbulloni informacione.

    Gaforrja

    Ju keni fuqinë për ta bërë jetën e një të dashuri shumë më të lehtë. Pagimi i shkollimit të tij, blerja e një kompjuteri ose hapja e një depozite për makinë do të bëjë një ndryshim të madh. Në vend që të hyni në një konkurs, formoni më mirë një aleancë. Puna me një artist karizmatik do të jetë stimuluese. Ajo gjithashtu do të tërheqë vëmendjen e favorshme për talentin tuaj. Për një kohë të gjatë, ju keni punuar në hije. Është koha për të qenë në qendër të vëmendjes.

    Luani

    Është e pamundur t`i rezistosh karizmit tuaj të fuqishëm. Përdoreni atë për të marrë çfarë dëshironi. Aplikoni për një kredi ose për një punë. Ndiqni një romancë ose shfaqni punën tuaj krijuese. Rezistojini tundimit për ta bërë partnerin tuaj të ndihet xheloz. Mos e lëndoni at që ju ka qëndruar gjithmonë pranë. Bëjani të qartë besnikërinë tuaj.

    Virgjëresha

    Njerëzit janë të befasuar nga vullneti juaj. Kur diçka që dëshironi është në rrezik, do të ngriheni në sfidë. Mos i ndalni ndjenjat tuaja. Nëse jeni të dashuruar me dikë, tregojani tani. Edhe ky njeri ju do njësoj. Hyrja në këtë marrëdhënie do t`ju bëjë të fluturoni nga gëzimi.

    Peshorja

    Kultivimi i miqësive me njerëz me ndikim është në dobinë tuaj. Bashkimi i forcave me njerëz shumë krijues do t’ju ndihmojë të fitoni një vend pune që ka lidhje me artin. Pas marrjes së një pozicioni si vullnetar në një muze apo galeri, do t`ju ofrohet një punë me page të mirë. Jini realistë për sa punë mund të bëni. Megjithëse dëshironi të kontribuoni në një grup, ju jeni thjesht shumë i zënë.

    Akrepi

    Njerëzit ju duan afër sidomos për t`i ndihmuar me gjëra të paarritshme. Kur ju jeni afër, çdo gjë duket e mundur. Keni arritur një pikë kthese në karrierën tuaj. Do t’ju ofrohet një punë në një kompani më prestigjioze. Përqafojeni këtë sfidë me lumturi.

    Shigjetari

    Dituria juaj e avancuar ju cakton një vend të veçantë në komunitet. Njerëzit vijnë tek ju për udhëzime. Në vend që të fokusoheni tek ajo që është e pamundur, jepni vlerësime të sakta për atë që është e arritshme. Një person joshes mund ta fitojë lehtë zemrën nëse nuk bëni kujdes. Mos bini shpejt në dashuri. Vëzhgojeni se si sillet në rrethana të ndryshme. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj.

    Bricjapi

    Është e rëndësishme të monitoroni një llogari të përbashkët financiare. Mbrojtja e interesave tuaja do t`i mbajë manipuluesit larg. Ne të gjithë kemi dëgjuar lloj lloj histori vjedhjesh. Nuk do donit kurrë të ishit viktima. Fitimi i njohurive më të specializuara do t’ju bëjë të dobishëm për kompaninë. Ndiqni disa kurse të avancuara, edhe nëse janë të mërzitshëm. Do t’ju ndihmojnë të merrni një rrogë më të lartë, duke ju lejuar të shijoni më shumë luks.

    Ujori

    Kërkoni të punoni në kushte të barabarta. Nëse jeni në një marrëdhënie romantike, kjo është një kohë e mirë për të shkuar larg në një pushim relaksues. Zgjidhni një destinacion magjepsës që ka shumë restorante, dyqane dhe teatro. Kjo do të jetë një pushim i mrekullueshëm dhe largim nga përgjegjësitë e përditshme.

    Peshqit

    Do të duhet të merrni përgjegjësinë për një projekt pune të rëndësishëm. Kolegët tuaj thjesht nuk janë mjaftueshëm krijues për ta bërë këtë. Nëse rezultatet do të jenë mbresëlënëse, do bëheni drejtues i punës. Mos toleroni dembelët dhe ata që s`binden. Do të jetë e vështirë të dilni në fund të një problemi familjar. Askush nuk duket i gatshëm të flasë për ndjenjat e tij. Vëzhgoni sjellet e secilit dhe në fund do arrini në përfundime me vlerë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690