HOROSKOP

Horoskopi për datën 28 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 28 gusht nga Russell Grant

Dashi

Jeni gati të bëni sipërmarrje në një territor të ri. Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune, eksploroni mundësitë që përfshijnë mallra luksoze, ushqim të shijshëm ose prona. Mund të fitoni një pasuri të tërë në këtë industri. Keni një dhunti të çmuar në njohjen e sendeve me vlerë. Këshillohet fuqishëm të mësoni se si të veproni me pajisje të teknologjisë së lartë. Aftësitë tuaja do të tërheqin punët më fitimprurëse dhe që pëlqeni. Është shumë e kënaqshme të paguaheni për atë që prodhoni.

Demi

Përpjekja për t’u përshtatur me grupin është e kotë. Do të ecni shumë më mirë duke e ndarë veten nga turma. Bëni një propozim të guximshëm, adoptoni një pamje të pazakontë ose ndryshoni emrin tuaj në diçka të paharrueshme. Do shkëlqeni më shumë nga ç`kishit imagjinuar ndonjëherë. Puna me fëmijët ose artistët do të jetë e dobishme. Jini të durueshëm. Kur dyshoni, ofroni më shumë inkurajim sesa kritikë. Ata me të cilët punoni do të përpiqen t'ju bëjnë përshtypje.

Binjakët

Miqtë do t`ju pyesin nëse i keni humbur shqisat, por në fakt ju jeni thjesht të lodhur. Nisja e një projekti për përmirësimin e shtëpisë këshillohet fuqishëm. Do të jeni shumë të lumtur pasi të keni riparuar sistemin hidraulik ose elektrik. Pas kësaj pune mund të mendoni për të përmirësuar arredimin.

Gaforrja

Një organizatë humanitare do t'ju ofrojë një pozicion të mirë. Puna për këtë grup do t'ju japë një dimension të ri për jetën. Jeni të bekuar nga aftësia drejtuese. Përdoreni atë për të ngritur dhe frymëzuar njerëzit që janë të vendosur ta bëjnë botën një vend më të mirë. Do të merrni atë që dëshironi. Në vend që të veproni sikur jeni i gatshëm të dëgjoni sugjerimet e njerëzve të tjerë, insistoni që ideja juaj të jetë e zbatueshme.

Luani

Mos u shqetësoni për të hyrë në një treg pune shumë konkurrues. Do të dilni si një nga aplikantët më të talentuar në grup. Edhe nëse nuk merrni punën që dëshironi, do t'ju ofrohet një tjetër që është jashtëzakonisht tërheqëse. Jini të hapur për surpriza të bukura. Do të jetë e nevojshme të shpenzoni para. Merruni me rregullimin e kompjuterit.

Virgjëresha

Mos merrni për bazë këshillat e askujt. Përkundrazi, dëgjoni intuitën tuaj. Bindjuni një dëshire të fortë për të përmirësuar fizikun tuaj. Ndiqni rrugën që ju mbush me entuziazëm dhe eksitim. Do t'ju kërkohet të udhëtoni diku. Ndryshimet e papritura si këto ju bëjnë nervoz. Nuk ka asgjë për t'u frikësuar në këtë udhëtim. Jo vetëm që do të jetë i suksesshëm, por gjithashtu do t'ju japë gëzim të papritur.

Peshorja

Mbajini sekret dëshirat e fuqishme. Nëse dikush ju bën një pyetje të drejtpërdrejtë dhe të sikletshme, jepi një buzëqeshje misterioze. Ky është shansi juaj për të arritur disa komoditete që më parë ishin jashtë mundësive. Mos u kushtoni vëmendje njerëzve që pretendojnë se jeni ekstravagant. Ata janë thjesht xhelozë për fatin tuaj të mirë.

Akrepi

Do t'ju kërkohet të merrni udhëheqjen e një grupi të talentuar njerëzish. Anëtarët e ekipit janë të përqendruar në punët e tyre, ju gjithmonë duhet të jeni të vëmendshëm. Mos u përfshini në grindje të imëta, edhe kur akuzoheni për neglizhencë. Një martesë ose partneritet i papritur do të ndryshojë për mirë dinamikën e rrethit tuaj shoqëror. Njerëz të rinj do të hyjnë në skenë dhe do të ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Shigjetari

Derdhni energjinë tuaj në një punë të rëndësishme. Asnjëherë nuk keni qenë të interesuar të mbani mbi supe pushtetin. Një qasje e shkëlqyer për punën do të fitojë respektin dhe admirimin e kolegëve tuaj ndaj jush. Së bashku, do të fitoni një reputacion si një nga ekipet më të talentuar në të gjithë industrinë. Bëhuni gati për të bërë gjëra të mëdha.

Bricjapi

Një bursë e madhe po ofrohet në një program akademik dhe kjo fushë ju ka tërhequr gjithmonë. Shkoni përpara dhe aplikoni për të. Nuk dukeni si shumica e aplikantëve të tjerë. Jeni hapa përpara të gjithëve. Dhe kjo do t`ju ndihmojë për karrierën. Një admirues do t'ju kërkojë një takim. Në fillim do të qeshni me sugjerimin. Mendimi për të formuar një çift me këtë rebel ju duket absurd. Mos jini mendje ngushtë. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme së bashku.

Ujori

Ju jeni shumë pasionant. Mos u çuditni kur të bini kokë e këmbë në dashuri me një të saponjohur inteligjent. Rruga më e shpejtë për të hyrë në zemër është përmes trurit. Ju dhe dashuria juaj vazhdimisht do të kënaqeni dhe frymëzoni njëri-tjetrin. Shtëpia po pëson disa ndryshime të rëndësishme. Jeta që parashikonit më parë nuk ju intereson më. Krijimi i një familjeje bazuar në lirinë dhe respektin e individit është përparësia juaj më e madhe.

Peshqit

Miqtë do të befasohen kur të shikojnë që po ndiqni një hobi ndryshe nga partneri juaj. Në fillim, do mendojnë se lidhja juaj është në telashe. Ju keni një këndvështrim unik që tërheq shumë vëmendje. Nisja e një blogu ose një podcasti do të rritë popullaritetin tuaj. Të gjithë duan të dëgjojnë komentet tuaja mbi artin, kulturën, modën dhe muzikën.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije