Aktualitet

Horoskopi për datën 27 prill nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e enjte, 27 prill 2017.

Dashi

Përdorni ndikimin tuaj për të vënë dorë në rinovimin e një institucioni të vjetruar. Vënia në dispozicion e burimeve tuaja për çdokënd në komunitet, është e rëndësishme. Kjo do të lehtësonte ndjenjat e pakënaqësisë në komunitet dhe do të nxiste frymën e harmonisë. Nuk është e shëndetshme të keni ndarje të mprehta mes njerëzve me të cilët ndani të njëjtën hapësirë. Duke treguar respekt dhe konisderatë për ata të lënë pas dore, do të krijoni një reputacion impresionues.  Emri juaj do të ndjellë respekt. Do të keni një impakt pozitiv tek ata që kanë vërtet nevojë për ndihmë.

Demi

Tregoni respekt për vlerat shpirtërore të njerëzve të tjerë. Mund të mos ndani të njëjtat bindje, por ju keni filozofit që udhëzojnë zgjedhjet dhe formësojnë opinionin tuaj. Argumenti se cila prej pikëpamjeve është e duhura, do të jetë humbje kohe. Mjaft u përqendruat tek dallimet, por gjeni një mënyrë për të punuar së bashku. Nuk ka arsye pse të ndiheni i kërcënuar nga një person që ka ide të tjera. Nëse keni të bëni me sjellje ofenduese, kjo është gjë tjetër. Në këtë pikë, duhet ta raportoni situatën tuaj.

Binjakët

Keni pasur ca probleme shëndetësore. Shërimi nga një sëmundje ka qenë një udhëtim i mundishmëm, por tani ju janë rikthyer fuqitë. Kapeni këtë mundësi për të angazhuar anën tuaj shpirtërore. Leximi, shkrimi dhe studimi do të ndryshojnë mënyrën se si e shihni veten. Në vend që të shqetësoheni për paratë dhe statusin, do të përqëndroheni në ndërtimin e një jete kuptimplotë. Pavarsisht nëse kjo do të thotë të lëvizni drejt një qyteti tjetër, të ndryshoni drejtimin e karrierës apo t’i jepni fund një marëdhënieje toksike, e rëndësishme është të ndërtoni një vizion për jetën që doni dhe të lëvizni drejt tij.

Gaforrja

Një marrëdhënie e ngushtë po pëson ndryshime. Mundet që ju dhe partneri juaj të ndryshoni rolet. Njërit prej jush mund  t’i duhet të punojë, kurse tjetri të kujdeset për një fëmijë ose për një të moshuar. Gjithashtu, mund të detyroheni të jetoni në distancë për hir të një pune të përkoshshme. Megjithatë, përpiquni t’ja plotësoni nevojat vetes. Mos u shqetëosni nëse të tjerët e shohin si mënyrë e pazakontë jetese; nuk është puna e tyre.

Luani

Bëni disa ndryshime në drejtim të shëndetit tuaj. Nëse largoni disa ushqime të kota nga dieta juaj, do të ndiheni më energjikë. Edhe pse mosngrënia e ushqimeve që pëlqeni mund t’ju mërzisë, më mirë të vuani nga kjo se sa nga një reaksion alergjik. Gjithashtu, është e rëndësëishme të pushoni më shumë.  Nëse vuani nga pagjumësia, rezistojini tundimit të kontrolloni telefonin ose të rrini në rrjetet sociale. Më mirë shtrihuni dhe lëreni mendjen tuaj të udhëtojë. Nuk është aq terapeutike sa gjumi, megjithatë është më e mirë se sa lundrimi në internet.

Virgjëresha

Zbulimi i një aftësie krijuese tek vetja, do të jetë diçka që do t’ju fuqizojë. Jepini vetes. Lejen të eksperimentoni me anë të panjohura. Edhe pse jeni shumë analitik si tip, mundet gjithashtu që të bëni punë me duart tuaja. Punët e dorës do të mirëpriten dhe do t’ju japin mundësinë të angazhoni edhe anën tuaj seksuale. Shprehja e kreativitetit ju bën atraktiv ndaj një romance. Mos u surprizoni nëse takoni dikë special.

Peshorja

Emocionet e fuqishme kanë ndryshuar mënyrën se si menaxhoni paratë. Gjithmonë keni pëlqyer luksin, por borxhet kanë pasur ndikim në anën tuaj emocionale. Zgjedhja e një ekuilibri të mirë mes mes shpenzimit dhe kursimit do të jetë çelësi.  Në vend që të rrini natën pa gjumë duke u shqetësuar për faturat, do të jeni në gjendje të flini pa kurrfarë shqetësimi. Kur keni nevojë për komfort dhe gjëra të bukura, mbështetuni në burimet ekzistuese. Përjetoni veten tuaj. Bëni diçka të thjeshtë si përgatitja e një darke të shijshme dhe një banjë e ngrohtë aromatike.

Akrepi

Një ide e guximshme do t’ju lindë gjatë një bisede me mikun tuaj të ngushtë. Mos e hidhni tutje. Vendoseni në veprim sa më shpejt të mundeni. Edhe partneri juaj do të jetë entuziast për këtë propozim. Puna për të realizuar këtë ëndërr do të forcojë lidhjen tuaj. Madje do të siguroni fonde nga një bankë ose institucion kreditimi. Propozimi juaj do t’i bëjë përshtypje dikujt që kërkon të bëjë një investim. Sigurohuni të theksoni fuqinë transformuese të këtij koncepti.

Shigjetari

Financat tuaja do t’i nënshtrohen një përmirësimi dramatik. Kjo për shkak se do të fitoni një punë fitimprurëse që ju sjell të ardhura të rregullta. Në të shkuarën, keni qenë të gatshëm të bënit një punë të respektueshme, pa e kompromentuar pavarësinë tuaj. Tani e shihni përfitimin e të pasurit një burim të rregullt të ardhurash. Nëse shefi juaj ju ofron mundësi për trajnime shtesë, pranojeni ofertën e tyre. Do të rrisni pozitën tuaj profesionale dhe do të keni detyra më të mëdha e më të mira. Rrugët tuaja do të shtrohen me petale.

Bricjapi

Hyrja në një territor të panjohur do të jetë emocionuese. Lëvizja drejt një territori jofamiljar do të jetë emocionuese. Edhe pse jeni një krijesë që mësoheni me të zakontën, rutinat mund të ndrydhin anën tuaj kreative. Kapni këtë mundësi për të udhëtuar jashtë shtetit në një kurs ose specializim. Do të fitoni një përvojë të vlefshme. Shpirti juaj aventurier do të tërheqë paratë, dashurinë dhe mundësitë kreative.

Ujori

Do të shpenzoni pak kohë vetëm, gjë që do të bëjë të ndryshoni prioritetet tuaja. Në vend që të investoni gjithë energjinë tuaj për të fituar para dhe për të impresionuar të tjerët, do të kaloni më shumë kohë me punët e shtëpisë. Në vend që të dëshironi të dilni, do të ndiheni të lumtur nga qëndrimi në shtëpi. Do të flisni me të afërmit tuaj dhe do të punoni me projekte artizanale. Ndjesia që shpesh ju bën të ndiheni keq do të zëvendësohet nga një ndjenjë e thellë kënaqësie.

Peshqit

Jini më vigjilentë në lidhje me kompaninë ku punoni. Është e rëndësishme që të jeni të rrethuar nga njerëz të mirë që kanë qëllime të mira në zemër. Miqtë që gjithmonë janë tallur  me ambiciet tuaja dhe i kritikojnë ato.  Ata fitojnë një vetë-rëndësie  duke ju vënë poshtë. Ju meritoni më të mirën. Zhvilloni marrëdhënie me njerëz të  tjerë kreativë në komunitetin tuaj. Ata nuk do të hutohen nga impulset tuaja artistike, por do t’i lavdërojnë këto instinkte.