HOROSKOP

Horoskopi për datën 27 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 27 maj nga Russell Grant

Dashi

Zemërimi dhe ndarja do t`ju bëjnë të rishikoni disa vendime. Nuk ka asnjë arsye të ndiqni dikë që nuk dëshiron më të jetë me ju. Vazhdoni t`i rikujtoni vetes se jeni të denjë për një partner që ju adhuron. Deri atëherë, gëzoni pavarësinë tuaj. Një mik i kujdesshëm vlen të kontaktohet. Jini të ndershëm për mënyrën se si ndiheni. Vetëm dëgjimi i zërit të një miku do të qetësojë shpirtin tuaj. Ju keni më shumë karta në dorën nga sa dini.

Demi

Dikush e ka paraqitur veten keq. Po nëse ju kërkojnë falje, jini gati për ta pranuar atë, ama mos u ndjeni nën presion për të punuar së bashku. Bashkëpunimi me një person që ka një histori të gjatë mashtrimi, po ju vë në rrezik. Mos e bëni. Një udhëheqës i vëmendshëm do t'ju pyesë për planet tuaja. Supozoni se duan më të mirën për ju dhe jini të sinqertë. Së bashku, mund të zhvilloni një marrëveshje që funksionon mirë për të dy.

Binjakët

Një situatë e turpshme do t'ju bëjë të ndryshoni rrugët tuaja. Nëse keni qenë të pakujdesshëm në punë, keni rënë viktimë e varësisë ose jeni angazhuar në aktivitete të fshehta, duhet të reformoheni. Bëni gjithçka për të rivendosur reputacionin tuaj. Familja është burim fuqie. Kthehuni te të afërmit tuaj dhe të dashurit për ngushëllim. Familja do të bëjë gjithçka për t'ju ndihmuar të shëroheni nga ky gabim. Pranojeni ndihmën e tyre me mirënjohje.

Gaforrja

Një rivale është duke hapur telashe. Jini të kujdesshëm për atë që diskutoni kur jeni në shoqëri të përziera. Një vërejtje e bërë pa qëllim të keq do të nxiret jashtë kontekstit dhe do të përdoret kundër jush. Ju keni të bëni me dikë që është shumë xheloz. Mbani distancë. Një pasuri e pabesueshme është rrugës për ju. Përgatituni. Mos dyshoni për vlerat tuaja. Imagjinoni sa mirë do ndiheni kur të mund të blini atë që dëshironi.

Luani

Dikush do bëjë çdo gjë për të dëmtuar reputacionin tuaj. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është që ta lejoni punën tuaj të flasë vetë. Askush nuk mund të mohojë se jeni një nga anëtarët më të pëlqyeshëm, të talentuar dhe inteligjentë të ekipit. Kur vjen puna te jeta juaj personale, jeni gati të braktisni marrëdhëniet e vjetra që nuk vlejnë më për ju. Kthejeni vëmendjen tuaj tek gjërat që ju japin gëzim. Së shpejti, do të gjeni miq që ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Virgjëresha

Jeni në fazat e fundit të një zhgënjimi të tmerrshëm. Jepini vetes pak më shumë kohë për të mbajtur zi për këtë humbje. Mos nisni asnjë projekt tjetër pa qenë mirë emocionalisht. Jeni më afër realizimit të një qëllimi personal nga sa mendoni. Në vend që të hiqni dorë nga lufta, vazhdoni derë në fund. Do arrini shpejt fitoren e merituar.

Peshorja

Ankthi për një të dashur është i natyrshëm. Ju doni më të mirën për të dashurit tuaj. Është e rëndësishme të pranoni që nuk keni kontroll mbi sjelljen e njerëzve të tjerë. Jepini mendime dhe sugjerime miqve e të dashurve, por vendosni të parën mirëqenien tuaj. Jeta mund të bëhet e ëmbël përsëri në qoftë se ju ndaloni së përpjekuri për të shpëtuar njerëzit nga e keqja e vetes së tyre. Herën tjetër kur një i afërm të ketë probleme, le t'i marrë pasojat.

Akrepi

Rivendosni kontrollin mbi jetën tuaj. Ju duket sikur po ju shtypin. E keni një zgjidhje për këtë problem. Nëse kjo do të thotë të largoheni një punë, mund ta bëni këtë. Energjia optimiste është infektuese. Largoni skepticizmin tuaj dhe shikoni se si energjia e pozitive ju hap dyert.

Shigjetari

Jeni tunduar për t`u larguar nga një detyrë e bezdisshme. Njerëzit po ju kërkojnë llogari për ta përfunduar këtë punë. Plotësojeni këtë detyrim sa më shpejt që të jetë e mundur. Le të jetë një mësim për punët që pranoni në të ardhmen. Do të merrni disa informacione të vlefshme në lidhje me një marrëdhënie. Do të merrni edhe një vendim. Zhvendosja është një mundësi.

Bricjapi

Një ngërç mund t`ju lërë jashtë për muaj të tërë. Keni të bëni me njerëz të arsyeshëm. Bëni disa falënderime dhe dilni nga situata sa më shpejt që të jetë e mundur. Askush nuk do t`ju për largimin nga kjo situatë e pashpresë. Keni gjëra më të mira për të bërë me kohën tuaj. Pjesëmarrja në një festë do t'ju sjellë në humor. Shtyjeni veten për të shkuar në një festë, edhe nëse jeni të lodhur dhe të pangopur.

Ujori

Një qëndrim i pandjeshëm do të pengojë suksesin tuaj. Nëse keni të bëni me një koleg që është i sëmurë kronik, pyeteni se si mund ta ndihmoni. Ky gjest do të mbahet mend dhe do të shpërblehet. Mendoni për një kohë kur ishit mirënjohës ndaj dikujt që ju ndihmoi. Formimi i një aleance me një filantrop është një ide e mrekullueshme. Do të jetë më e lehtë për të krijuar marrëveshje dhe për të punuar si pjesë e një ekipi. Fitoret kolektive janë më të ëmbla se përparimet personale.

Peshqit

Dikush po përpiqet të shqetësojë privatësinë tuaj. Jini të vendosur për kufijtë që keni krijuar. Mos ia hapni telefonin. Udhëzojeni një të afërm për t`ju gatuar. Nisja e një sipërmarrjeje do t`ju mbushë me emocion. Punët e përditshme mund të presin për një moment tjetër. Tani për tani, duhet të shprehni lirisht imagjinatën tuaj. Koha do të fluturojë.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.