HOROSKOP

Horoskopi për datën 26 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 26 maj nga Russell Grant

Dashi

Gjërat që nuk kanë funksionuar në të kaluarën nuk duhet ta pengojnë progresin tuaj të tanishëm. Ju keni një mundësi për të riparë skenarin e jetës suaj. Përmirësimi i të ardhurave dhe krijimi i një shtëpie të bukur janë disa mundësi. Kur bëni një premtim, mbajeni atë. Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz duan të punojnë me ju. Përdoreni këtë popullaritet për të gjetur një punë fitimprurëse.

Demi

Jini të hapur me të tjerët dhe mos e vrisni mendjen se do t`i lëndoni. Më mirë të dinë të vërtetën sesa të mendojnë se gjithçka është mirë. Kur të ndiheni të lodhur, kthejeni vëmendjen tuaj nga brenda. Pyesni veten se çfarë ju duhet për t`u ndjerë më mirë. Një ditë pushimi, një trajtim në spa ose ca pazare mund t`ju bëjnë të ndiheni më mirë. Mos e privoni veten.

Binjakët

Një burim i të ardhurave që dikur ju solli kënaqësi nuk është më joshës. Ndihuni të lirë për të gjetur njëpunë tjetër. Ju jeni bekuar me një intelekt të mprehtë. Është e natyrshme që doni një punë që nxit imagjinatën dhe sfidon idetë tuaja. Çdo gjë ka dy anë medaljeje, edhe çdo njeri. Mos u fiksoni në karakteristikat negative. Mendoni pozitivisht dhe do ndiheni edhe vet më mirë, madje do qeshni.

Gaforrja

Është koha të rishikoni disa nga qëllimet tuaja. Nëse një plan që dikur dukej emocionues tani ju mërzit, vendosni disa prioritete të reja. Këshillohet ndjekja e një praktike shpirtërore. Flini mirë dhe jini të qetë. Universi është pafundësisht i bollshëm. Kur dikush të jetë mirë ekonomikisht, urojeni dhe gëzoheni për fatin e tij. Së shpejti fati do t`ju trokasë edhe juve.

Luani

Mbajini planet sekret nga të tjerët. Gjëja e fundit që dëshironi është të dekurajoheni nga një mik ose një i afërm. Ideja juaj kërkon shumë guxim. Mënyra më e mirë për t`i pasur gjërat në rregull, është që së pari t`i pranoni situatat ashtu siç janë dhe më pas të përpiqeni për t`i përmirësuar.

Virgjëresha

Miqtë janë mbështetës. Kthehuni tek ata kur të ndjeni frikë. Supozoni se gjithçka do të funksionojë në avantazhin tuaj. Ju keni mundësinë për ta kthyer një ëndërr në realitet. Nëse keni nevojë për fonde a kredi, aplikoni në një institucion. Nëse më parë ju kanë refuzuar, tashmë do ju aprovohet. Rrethanat kanë ndryshuar.

Peshorja

Një punë e re emocionuese është e mundur. Mos hezitoni të aplikoni për të, edhe nëse kolegët ju tregojnë se është përtej arritjes. Eprorët tuaj besojnë tek ju. Ata e admirojnë kreativitetin tuaj dhe vlerësojnë aftësitë tuaja diplomatike. Vetëm për shkak se ditët e shkuara ishin më të mira nuk do të thotë se s`do mund të ringriheni. Ju mund të ndërtoni një të ardhme edhe më të lumtur duke kërkuar për gjëra të reja.

Akrepi

Zgjerimi i horizonteve tuaja do të jetë stimulues. Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të marrë një diplomë, për të mësuar një gjuhë të huaj ose për të zotëruar një instrument muzikor. Fillimisht, përpjekjet tuaja do të duken patetike. Jepini vetes mundësinë për të qenë fillestar. Një person i dashur nuk po ju tregon gjithë historinë rreth një teme. Vërjani veshin veprimeve të tij. Gjuha e trupit do t'ju tregojë gjithçka që duhet të dini për shpresat, ëndrrat dhe frikën e tyre. Besojini instinkteve tuaja të shkëlqyera.

Shigjetari

Pasuria juaj po përmirësohet. Fondet e mjaftueshme për të kënaqur dëshirat tuaja do të jetë zbavitëse. Mos nguroni ta kënaqni veten, veçanërisht nëse keni pritur një periudhë të gjatë. Ato ditë kanë mbaruar. Është koha për t`u kënaqur. Kur filloni të ndiheni të shqetësuar, mendoni për një temë që ju sjell kënaqësi.

Bricjapi

Vetëm për shkak se partner romantik apo biznesi ka ndryshuar, nuk do të thotë se marrëdhënia juaj është dëmtuar. Askush nuk është i destinuar të mbetet i njëjtë gjatë një periudhe të gjatë kohe. Duke pranuar me entuziazëm vendimet e tij, do ta mbani të fortë lidhjen tuaj. Një nga arsyet pse jeni kaq popullor është se kurrë nuk e merrni fatin tuaj për të miqëqenë. Në vend që të dëshironi atë që nuk keni, jini falënderues për bekimet tuaja.

Ujori

Një regjim shëndetësor nuk ka dhënë rezultate. Është koha për të ndjekur një rutinë që vlen më shumë për trupin tuaj. Do bëni përparime të mrekullueshme. Kur hasni probleme me një të dashur, bëni një listë të të gjitha tipareve të tyre pozitive. Jini të ndershëm në vlerësimet tuaja.

Peshqit

Investoni në një marrëdhënie romantike. Sa më shumë kohë që të shpenzoni në një aktivitetet që doni, aq më mirë do ndiheni. Bëni gjithçka që mundeni për të nxjerrë në pah pozitivitetin. Duke shprehur anën tuaj artistike do të hapni rrugën për një mënyrë jetese të pavarur. Kënaqni veten para se të kënaqni të tjerët. Puna ju sjell kënaqësi. Jeni një novator i lindur.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.