HOROSKOP

Horoskopi për datën 25 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 25 shtator nga Russell Grant

Dashi

Një situatë e sikletshme ju bën të doni të vraponi dhe të fshiheni. Rezistojini ndaj këtij tundimi. Pranoni gabimin tuaj në një forum publik. Shpjegoni çfarë ndodhi dhe kërkoni falje. Do të duhet kohë për t'u rikthyer në pozitat e mëparshme, prandaj bëni durim. Jeni lodhur nga qëndrimi pasiv i partnerit tuaj. Ata mund të jenë më bindës nëse ndaloni së hedhuri poshtë propozimet e tij.

Demi

A është e vështirë ta kuptoni një ekspert? Mundohuni t'i shihni gjërat nga këndvështrimi i tij. Ata kanë punuar gjatë dhe shumë për të arritur në këtë pozicion. Është e natyrshme që të jenë të egër me dikë që minimizon arritjet e tyre. Mbingarkesa me ushqim dhe pije do t`ju bëjë të ndiheni keq. Jepini trupit karburantin e duhur. Proteinat, prodhimet e freskëta dhe kokrrat e frutave do të rritin energjinë tuaj. Sheqeri dhe yndyra janë më të mira kur shijohen në mënyrë të moderuar.

Binjakët

Ju e doni shumë vëmendjen. Ca veprime do të provokojnë një reagim negativ. Bëni diçka të këndshme për veten tuaj. Shkoni për një trajtim në spa, blini disa libra ose ndiqni një kurs për përmirësimin e jetës. Boshllëku emocional që ju ka zënë do të zhduket. Një obsesion jo i shëndetshëm nuk po ju sjell asnjë të mirë. Nëse jeni i dashuruar me dikë që nuk ndan të njëjtat ndjenja me ju, vazhdoni. Ju jeni një person i zgjuar, i qeshur dhe shumë i talentuar. Kërkoni dikë që i zotëron këto cilësi.

Gaforrja

Po ndjeheni presion nga një ofertë e lartë për një shtëpi. Qëndroni të qetë dhe merrni frymë thellë. Nëse jeni i durueshëm, do të merrni çmimin që dëshironi ose do të gjeni një mundësi më të përballueshme. Ju urreni të prisni që të tjerët të bëjnë lëvizjen e parë. Të bëheni më shumë kërkues është zgjedhja juaj. Sa më shpejt që të ndaloni së u shqetësuari për imazhin tuaj, aq më e lehtë do të jetë të plotësoni kërkesat që keni.

Luani

Mos pretendoni se ju pëlqen diçka që ju ofendon. Kur dikush kërkon mendimin tuaj, thjesht thoni që nuk është tema juaj e preferuar dhe ndryshojeni drejtimin e bisedës. Nëse jeni i detyruar të tregoni ndjenjat tuaja, flisni për ato që preferoni, në vend se të ribëni kritikat. Lejimi i dikujt tjetër të bëjë punën tuaj do të përbëjë një precedent të rrezikshëm. Bëni atë që pritet nga ju. Sa më pak të ankoheni, aq më shpejt do ta mbaroni këtë punë. Ju gjithashtu do të kuptoni se kjo lloj pune është më e dobishme se sa pretendoni.

Virgjëresha

A jeni tunduar të blini ca gjëra luksi? Për momentin prisni. Kjo nuk është koha më e mirë për të shpenzuar shumë para për gjërat që nuk ju duhen. Duke u kufizuar në ditët e ardhshme, do të keni mundësinë të përfitoni nga një shitje e madhe. Rezistojini tundimit për të folur me një ish-partner në mediat sociale. Ka një arsye të fortë përse u ndatë. Në vend që të pyesni se si do të ishte jeta juaj nëse do të kishit qëndruar së bashku, krijoni një jetë të re.

Peshorja

Nuk ka asgjë të keqe kur e doni kënaqësinë e luksin. Problemet shfaqen kur lini pas dore përgjegjësitë për hir të argëtimit. Ndaloni së neglizhuari një detyrë të rëndësishme. Nëse i premtuat një miku që do ta ndihmoni të lëvizë ose të përfundojnë një projekt, mbajeni premtimin. Një i afërm po ju trajton sikur nuk i kuptoni pasojat e veprimeve tuaja dhe jeni lodhur nga kjo. Veproni sikur jeni indiferent ndaj mendimit të tyre. Pasi të fillojnë të kuptojnë se nuk kanë asnjë efekt mbi ju, do të gjejnë dikë tjetër për ta shqetësuar.

Akrepi

Ju nuk mund të ushtroni kontroll mbi të tjerët. Një i afërm do të bëjë atë që do. Ndaloni së kritikuari zgjedhjen e tyre dhe kthejeni vëmendjen tek diçka që ju sjell lumturi. Ndjekja e një kursi do t`ju bëjë mirë. Do keni xhelozi kundrejt një të afërmi që po ecën përpara. Vetëm se dikush po përparon nuk do të thotë që dëshirat tuaja nuk do të realizohen. Universi është pafundësisht i bollshëm. Kini besim tek ai.

Shigjetari

Rezistojini tundimit për të ekzagjeruar përfitimet nga një produkt ose shërbim. Nëse nuk e keni një produkt a shërbim që plotëson nevojat e klientit, dërgojeni atë tek një konkurrent. Është gjëja e duhur që duhet bërë. Mos e ngatërroni miqësinë me dashurinë. Vetëm se admironi dikë nuk do të thotë që duhet të jeni në një lidhje intime. Keni nevojë për një partner aventurier. Një punëdhënës nuk do t'i kushtojë shumë rëndësi jetës suaj private, gjë që do t'ju irritojë.

Bricjapi

Të qenit hakmarrës do t`ju bëjë të mjerë. Jeni i talentuar dhe i fuqishëm. Nuk ka nevojë të hakmerreni ndaj dikujt që ju tradhtoi. Pakënaqësia do të dëmtojë suksesin tuaj. Sa më shpejt ta largoni mendjen nga ky problem, aq më të lumtur do të jeni. Në vend që të tërhiqni vëmendjen me gjërat e shtrenjta që zotëroni, mbani një qëndrim më modest. Bëni punën tuaj dhe jini mirënjohës për njerëzit që ju ndihmojnë gjatë rrugës.

Ujori

Koha e shkuar nuk kthehet më. Fokusohuni tani tek një ëndërr që keni dhe në realizimin e saj. Me fitoret e njëpasnjëshme, do të jetë më e lehtë të arrini ambicie të mëdha. Merruni më fëmijën. Fshehja e ndjenjave, qoftë edhe atyre të zemërimit, bën më shumë dëm sesa sjell dobi. Përballuni me dikë që ju ka mërzitur. Sa më shpejt të kuptoni burimin e armiqësisë, aq më shpejt do të përmirësoni marrëdhëniet tuaja. Ju nuk duhet ta pëlqeni njëri-tjetrin, por duhet të punoni së bashku.

Peshqit

Një ngurrim për të marrë sipër përgjegjësi po shkakton pakënaqësi. Mbushni boshllëqet e njohurive tuaja. Ndiqni një kurs fillestar. Kur dini t`i bëni gjërat nuk keni përse të mërziteni. Ju mungon një mik i cili është larguar. Gjeni një mënyrë për të qëndruar të lidhur.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.